“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se edhe kur e shkel ligjin, këtë e bën për qëllime të mira. Ministrja e arsimit dhe më pas ai vetë kanë servitur një sërë alibish, për të justifikuar ligjshmërinë e mbylljes së shkollave të rrjetit Gylen në vend.
Ndonëse pretendimet e tyre për shitje godinash apo zhvendosje të institucioneve arsimore në adresa të tjera janë hedhur të gjitha poshtë nga pala e prekur, ky cic-mici me vogëlsira administrative nuk ka pikë vlere për diskutim. Të gjithë në këtë vend e dinë se qeveria shqiptare po zbaton një urdhër të autokratit turk, “vëllait” Rexhep Taip Erdogan.
Me radhë, njëri pas tjetrit, ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Ankarasë nuk kanë lënë një vizitë zyrtare në Tiranë pa kërkuar mbylljen e shkollave turke dhe ekstradimin e aktivistëve të lëvizjes gyleniste që ushtrojnë aktivitetin e tyre këtu.
Por, kohët e fundit presioni është shtuar mjaft. Në janar të vitit 2021, kur mediat e regjimit në Tiranë i binin dalulleve të pritjes madhështore që presidenti turk po i bënte Ramës, pas kësaj feste në oborrin e pallatit të sulltanit, fshihej shkëputja e Shqipërisë nga linja e qëndrimeve perendimore për gylenistët dhe rolin e tyre në grushtin e shtetit në Turqi. “Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet”, tha Erdogan duke folur përkrah Ramës, i cili as nuk pipëtiu për ta kundërshtuar këtë tezë.
Fiks një vit më pas, kur i ktheu vizitën në Tiranë, për të inaguruar xhaminë e Et’hem beut, duke folur përpara parlamentit shqiptar, autokrati turk e rriti dozën e kërcënimeve. Ai e tha hapur se spastrimi i gylenistëve në arsim, shëndetësi dhë në komunitetin musliman është parakusht për vazhdimin e partneritetit strategjik që ata nënshkruan në 2013 (video këtu poshtë).
Duke folur edhe në emër të Ramës, në krah të tij, Erdogan e ka sanksionuar se dy shtetet kanë qëndrim të njëjtë dhe i etiketojnë si terrorristë ndjekësit e fetullah Gylenit.
Kryeministri ynë nuk e nxorri këmbën nga rrethi. Ai e miratoi këtë qëndrim ashtu sikurse kanë bërë të gjithë anëtarët e qeverisë së tij, me përjashtim të Ditmir Bushatit, që në vitin 2018 ia ktheu publikisht kërkesën homologut të vet turk Çavushoglu. Që prej asaj kohe ministrat tanë nuk kanë, as zë, as guxim, që kur gjenden përpara absurditeteve të tilla, të reshtohen përkrah SHBA-ve, BE-së dhe vendeve të tjera të perëndimit që nuk i besojnë përrallave të regjimit turk për grushtin e shtetit të organizuar nga gylenistët, mandje i japin atyre strehim, kundër një autokrati që i persekuton dhe burgos.
Pra, linja zyrtare e rilindjes në pushtet e konsideron FETO-n një organizatë terrorriste dhe është e bindur, njësoj si militantët më trushplarë të Erdoganit, se ata që ndrojnë pas grushtit të shtetit duke e përligjur përndjekjen e tyre.
Vetë Rama gjatë një interviste me Ilva Taren, e ka pranuar këtë version dhe ka pohuar se shteti shqiptar i mban këta elementë të rrezikshëm nën vëzhgim.
Po atëherë, kur pranon se gylenistët janë terroristë, kur nuk e kundërshton Erdoganin që i thotë në sy, se të dy vendet i shohin ata si kërcënim, ç’kuptim ka kjo estrada me mbylljen e shkollave për ndryshim adrese? Kush e beson për këtë? Pse duhet që Rama të gënjeje kaq trashë?
Duke e ditur se kjo fabul nuk kapërdihet ai mund të përdorte arsyen shtetërore dhe një interes më të madh për të përligjur këtë mëkat dhe shkelje ligji. Ai mund të justifikohej duke thënë se ku që çmimi që shqiptarët duhej ti paguanin raisit turk, për rindërtimin e pallateve të shembura nga tërmeti, për vaksinat, apo për dronët. Për aq sa mund të justifikohet krimi i lënies së fëmijëve pa klasa, në mes të shtatorit, ai mund të arsyetohej me ruajtjen e dhimbshme të një partneri strategjik që i është gjendur gjithmonë shqiptarëve.
Por alibia e tij qe e neveritshme dhe banale, sepse ajo yshtej vetëm nga intersi meskin personal. Kur i duhet për vete, të presë muxhahedinët apo afganët që i kërkojnë amerikanët, Edi Rama propogandon se shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Ndërsa kur “vëllau” i kërkon të ekstradojë ata që kërcënohen nga dënimi me vdekje, apo të përzërë mësuesit që kanë edukuar breza të tërë shqiptarësh, ai e trajton atë si folenë e djallit dhe të Erdoganit. Prandaj, ndryshe nga gjithë vendet e botës së lirë ne jemi shndërruar në tokë persekutimi për ata që i konsiderojmë terrorristët e FETO-s.
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
Në Verën e vitit 2020 në oborrin e pasëm të Infektivit...
Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me s...
Festa e transparencës për qytetarin vjen atëherë kur S...
Nën presion dhe nën panik, një prokuror i vetëm, apo n...
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...
Kudo që ta çosh telekomandën e televizorit kohët e fun...
Tashmë që Berisha ka marrë frenat e opozitartizmit pol...
Ka një emër që vjen nga e shkuara që i bën bashkë në t...
Notë proteste Jemi të habitur nga vendimi i datës 24 gush...
Është ende shumë herët të thuhet nëse kundërofensiva e fun...
Letër e hapur drejtuar qeverisë shqiptare Të shqetësu...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
Vëmendja që keni marrë në Shqipëri dhe përtej saj këto...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...