Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Është ende shumë herët të thuhet nëse kundërofensiva e fundit ukrainase në rajonin Karkiv, shënon një pikë kthese në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ajo ishte një befasi për forcat ruse. Të vendosura në territorin që ishte pushtuar menjëherë pas fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë në fundin e shkurtit 2022, ato duket se janë tërhequr me shpejtësi dhe në mënyrë kaotike.
Natyra e tërheqjes së tyre, ofron një shembull tjetër të strukturave të dobëta të udhëheqjes brenda ushtrisë ruse, si dhe moralin e saj përgjithësisht të dobët. Në të kundërt, rivendosja e kontrollit mbi pjesë të territorit të pushtuar, e forcon më tej vullnetin e ushtrisë dhe shoqërisë ukrainase për të luftuar në një fazë kritike të luftës.
Rifitimi i një pjese kaq të madhe të territorit, shënon një distancim nga dinamika e luftës në zonën më të gjerë të Donbasit gjatë verës, e cila u karakterizua nga lëvizjet e vogla të trupave, dhe nga përparimi i ngadaltë i Rusisë drejt qendrave administrative të këtij rajonit.
Kundër-ofensiva ukrainase e paralajmëruar prej kohësh në zonën e Kersonit në jug, ka përparuar shumë më ngadalë se ajo pranë Kharkiv. Gjithsesi, që të dyja këto kundërsulme tregojnë vullnetin dhe aftësinë e vazhdueshme të ushtrisë së Ukrainës për të mbrojtur vendin.
Për më tepër, të dyja përparimet në verilindje dhe në jug, tregojnë se dërgesat e armëve perëndimore dhe trajnimet po bëjnë diferencën, ndaj ato duhet të mbështeten dhe përditësohen sipas nevojave që ka Ukraina.
Ofensiva pranë Karkiv, të cilën Rusia po e kundërshton me sulme ndaj termocentraleve lokale, në një përpjekje për të demoralizuar dhe çmobilizuar popullsinë ukrainase, lejon po ashtu një vlerësim real të perspektivave mbi arritjen e një armëpushimi apo edhe të negociatave të paqes.
Sidomos në Gjermani, thirrjet për negociata armëpushimi dhe për “ngrirjen” e konfliktit kanë fituar hapësirë ??dhe vëmendje, edhe për shkak të rritjes së kostove të energjisë dhe presionit inflacionit, që priten të shkaktojë në vjeshtë një reagim të brendshëm politik kundër sanksioneve dhe mbështetjes për Ukrainën.
Është e vërtetë që luftërat përfundojnë me negociata. Por ritheksimi i kësaj të fundit nuk e ndryshon dinamikën e përgjithshme të luftës. Ofensiva ukrainase, nënvizon se Kievi duhet të jetë në një pozicion shumë më të fortë përpara se të fillojnë negociatat. Përndryshe, ato do të përbëjnë vetëm një pauzë, gjatë të cilit forcat ruse mund të rigrupohen dhe të presin momentin tjetër të përshtatshëm për të sulmuar.
Duke analizuar deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, zëdhënësit të tij për mediat Dimitri Peshkov, dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, është e qartë se Kremlini nuk sheh ndonjë nevojë për të negociuar, madje edhe pas ofensivës së fundit. Lavrov përdori formulimin qëllimisht të paqartë se negociatat janë gjithmonë të mundshme.
Por reagimi i Putinit, e bëri të qartë se qëllimet e tij vetëm sa janë zgjeruar që nga fillimi i luftës, dhe se shkatërrimi i Ukrainës si shtet dhe komb i pavarur, mbetet objektivi i tij kryesor. Deri më tani, Rusia e përmend hapur Perëndimin si një objektiv në këtë luftë përtej Ukrainës, dhe kërcënon të ndërpresë plotësisht furnizimin me energji për vendet anëtare të BE-së.
Putini po ndjek strategjinë e tij të njohur për ta përçarë BE-në apo NATO-n, nëpërmjet fokusimit tek interesat e ndryshme brenda institucioneve. Ndërkaq në sistemin politik rus janë shfaqur çarje të vogla. Por ato nuk mjaftojnë për të ndryshuar llogaritjet politike lidhur me luftën.
Njëherazi, nuk duhet harruar se autoritarizmi mund të duket i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, derisa të bjerë krejt papritur, për shembull në kontekstin e një krize pasardhëse, apo si reagim ndaj një krize të madhe vendase apo ndërkombëtare. Por ky ndryshim, nuk vjen vetëm në formën e demokratizimit.
Bazuar në represionin, propagandën e përhapur shtetërore dhe një marrëdhënie të bazuar tek besnikëria e elitave politike, atyre të sigurisë dhe ato ekonomike, sistemi politik rus është bërë muajt e fundit akoma më autokratik.
Vlen të përmendet se politikanët vendas në Shën Petersburg dhe Moskë, po kërkojnë aktualisht ndjekjen penale të Putinit me akuzën e tradhtisë së lartë ose po kërkojnë dorëheqjen e tij. Pot tani për tani, këto përpjekje për ta mbajtur Putinin politikisht përgjegjës do të dështojnë në mjedisin politik shumë të kontrolluar, të shfaqur edhe gjatë zgjedhjeve rajonale dhe lokale fundjavën e kaluar.
Por mbetet gjithsesi e habitshme shfaqja e këtyre nismave. Ngjarjet më të fundit tregojnë se sa dinamike dhe për rrjedhojë sa e paparashikueshme është ende kjo luftë. Me frontet e shumta ku ngjarjet zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, është aktualisht e vështirë për cilindo, të përfshirë ose vëzhgues nga jashtë, që të ofrojë pikturojë një panoramë gjithëpërfshirëse.
Luftimet e njëkohshme në disa fronte, i bëjnë më të mundshme përparimet e papritura, por edhe ngërçin dhe problemet logjistike. Lufta duket se do të zgjasë për një kohë të gjatë. Sfida kryesore për qeveritë perëndimore, NATO-n dhe BE-në është që të veprojnë në unison, duke mbetur gjithashtu fleksibël për t’iu përshtatur dinamikës së luftës në zhvillim.
Kjo kërkon planifikim një strategjik afatgjatë, dhe një përkushtim të shprehur më qartë tek publiku për të mbështetur Ukrainën, përfshirë shpërndarjen e vazhdueshme të armëve të rënda.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Letër e hapur drejtuar qeverisë shqiptare Të shqetësu...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
Vëmendja që keni marrë në Shqipëri dhe përtej saj këto...
Shkodër. Fillimi i shekullit 20-tw. Rruga e Ashikëve...
Lulzim Basha shkëlqeu edhe njëherë. Kësaj here duke mo...
Ka një histori reale në vitin 1976 nga xhirimet e filmit “D...
Plaka 82-vjeçare që ka ndërtuar një kotec pa leje në N...
Të lutem hiqe pak maskën, fol diçka, COVID-19 është st...
Në debatin e zhvilluar në vitin 2018, Basha ka deklaru...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...