Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Ka një histori reale në vitin 1976 nga xhirimet e filmit “Dimri i fundit” me temë Luftën e Dytë Botërore. Pas tre muajsh të bllokuar nga dëbora në Dardhë të Korçës me xhirime të qindra skenave, stafi prej me shumë se 200 personash, aktorë, regjisorë, figurantë, teknikë e deri ndihmës mbërritën në Tiranë.
Disa muaj morën edhe xhirime në studio si dhe montazhi dhe rreth muajit korrik filmi ishte gati për transmetim. Por një gjë e tillë nuk mund të bëhej pa lejen e Partisë së Punës. Një mbledhje enkas për këtë u zhvillua në Kinostudio dhe filmi ishte në dorën e të dërguarit të Komitetit Qendror.
Pasi filmi u shfaq vetëm për partinë, sekretari pyeti: Po partia ku është në film? Regjisori i filmit, Ibrahim Muça, iu përgjigj: Shoku sekretar, sipas skenarit, fshati ishte rrethuar nga gjermanët dhe nuk kishim asnjë mundësi ku ta fusnim komunistin në film.
Sekretari shtoi i nxehur: Dëgjo këtu ti more regjizor, komunisti futet nga i do qefi, nga dritarja futet, nga dera futet. Ku të dojë ai futet. Kjo që keni bërë ju është e turpshme! Regjizori dhe stafi shtangën. Filmi u ndalua të transmetohej pa pasur komunistë dhe parti në të dhe u dha urdhri që stafi të shkonte përsëri në Dardhë.
Tani situata ishte absurde: Jo vetëm bora kishte shkrirë, por ishte muaji më i nxehtë i vitit dhe për më tepër energjitë kishin shteruar. Një Zot e dinte se si ata 200 njerëz mund t'i dërgoje sërish atje për një punë që e kishin bërë njëherë.
E megjithatë gjetja e regjisorit ishte gjeniale për kohën. Ka një sekuencë në film ku aktori Stavri Shkurti, i veshur partizan dhe me zë të dubluar, papritur shfaqet në një shtëpi pranë një oxhaku i rrethuar nga gratë e fshatit, të cilave u thotë se partia kishte vendosur që gratë e fshatit të ndihmonin partizanët e plagosur. Është një skenë që nuk binte shumë në sy në atë kohë, por nëse e shikon tani ka një stonaturë të dukshme, në mos një supergafë artistike.
Regjisori realisht e kishte futur komunistin nga dritarja, edhe pse fshati ishte rrethuar nga gjermanët cep e më cep. Filmi u pa për së dyti nga sekretari i partisë, i cili këtë herë e dha "ok". Partia ishte në film dhe kjo mjaftonte.
41 vjet nga xhirimi i këtij filmi, si pjesë e një debati që ka marrë dhënë kohët e fundit na lind pyetja: A është “Dimri i fundit” një film që nuk duhet të shfaqet për faktin se brenda ka komunistë dhe parti?
Pa marrë asnjë rol, por vetëm si shikues i vëmendshëm, mendoj se ky film ka vlera absolute artistike dhe historike.
Fabula e gjetur, skenat masive, mizanskenat, mesazhi dhe arritja e një qëllimi pozitiv gjatë pushtimit gjerman janë të jashtëzakonshme. Loja e aktorëve Liza Laska, Margarita Xhepa, Guljelm Radoja, Agim Qiriaqi e deri te 17-vjeçarja Rajmonda Bulku që luan rolin e saj të parë në karrierë, janë plot mjeshtëri.
Ndërsa kolona zanore, një kompozim i mjeshtrit Aleksandër Lalo, për mua është më shumë një mrekulli në artin shqiptar sesa thjesht një muzikë kaq e bukur e bën filmin e bukur më të bukur. Dhe si e tillë mendoj se ky film është një nga kryeveprat e artit shqiptar. Sigurisht që aty ka edhe teprime. Dikush mund të shtojë se ngjarja nuk ka ndodhur.
Por këto janë diletantizëm të atyre që filmin artistik e ngatërrojnë me teatrin e fshatit ku duhet patjetër që ngjarja të ketë ndodhur fiks siç ka ndodhur.
Që nga vitii 1954 kur u shfaq filmi shqiptaro-rus “Skënderbeu” e deri në 1990 janë 270 filma të prodhuar gjatë sistemit komunist. Mes tyre ka filma të mirë, ka filma mediokër, por ka edhe filma që ta shpifin. Ka filma plot art, por ka edhe filma me indroktinim skajor komunist e në shërbim ekstra të sistemit diktatorial.
Ka filma jetësorë me detaje nga e përditshmja e asaj kohe, ka edhe filma historikë që në një formë apo tjetër janë memoria jonë. Por ka edhe filma si “Pas gjurmëve” që jep mesazhe ekstra negative se si mund të bëhen spiunë deri edhe fëmijët. Megjithatë, çdo film meriton debat dhe diskutime për vlerat që përcjell ose jo dhe askush nuk mund të japë apriori definicione.
Por ama vetëm një gjë mund ta them me siguri: Asnjë film nuk mund të hidhet poshtë duke mos i transmetuar dhe duke i ndaluar. Ata janë e gjithë trashëgimia jonë e 46 viteve të diktaturës më të egër që ka pasur Europa.
Janë filma të prodhuar nga brezi i prindërve dhe gjyshërve tanë që ishin bashkëvuajtës, por njëkohësisht edhe bashkëfajtorë të asaj periudhe. Të fshish me gomë të gjithë këtë produkt mua më duket iden me atë që ndodhi në vitin 1945 e më vonë me letërsinë dhe artin shqiptar. U fshi, u dogj e u hoq e gjithë kultura, libri, gazetat, deri te muzika e balloja e gjithëfarësoj.
Deri në 1990 ne nuk i dinim emrin Faik Konicës dhe Gjergj Fishtës e jo më të njihnim kryeveprat e tyre “Shqipëria si m'u duk” dhe “Lahuta e Malcisë”. Ne nuk e njihnim fare Eqrem bej Vlorën dhe e mësuam vetëm nga “Kujtimet” e tij në 2002.
Nuk e dinim se Lumo Skëndo dhe Mithat Frashëri jo vetëm ishin një, por ky shqiptar "high class" i shpallur armik nga komunistët përveç vlerave që mbartte, ishte djali i heroit të Rilindjes Abdyl Frashëri. Dhe befas në 1990 mësuam se jo vetem që deri në 1945 ata ekzistonin, por Shqipëria kishte patur një letërsi cilësore që kalonte përmes doktrinës së shqiptarizmës. Teoria se arti e kultura kishin nisur në 1944 me ardhjen e komunistëve në pushtet ishte thjesht një farsë.
E megjithatë gjatë atyre 45 viteve në formën e saj letërsia e kultivuar jo vetëm e konkuroi letërsinë e viteve ‘20-‘30-të por edhe e kaloi atë.
Gjatë atij sistemi komunist pati një suer produk si Ismail Kadare që jo vetëm i kapërceu vlerat e shkrimtarëve të viteve ‘30-të por u kthye në emblemën sipërore të letërsisë shqipe të të gjitha kohrave duke u shndërruar jo vetëm në shkrimtarin më të madh shqiptar, por edhe më të njohurin botërisht shqipja e të cilit u përkthye në 45 gjuhë.
Prandaj, idea për të ndaluar filmat meqenëse janë produkt i komunizmit na sjell edhe një pyetje ekstra: Mos duhet të ndalojmë edhe librat e kohës së komunizmit sepse u shkruan në diktaturë?
Unë sot në fakt e kam një përgjigje për ata që kërkojnë ndalimin e filmave. Zotërinj kineastë, producentë, aktorë, studiues, e deri diskutantë delirantë dhe patriotë e demokratë facebook-u:
Bëni një film më të mirë se “Skënderbeu” ekzistues dhe unë nuk do ta shoh më të vjetrin.
Bëni një film më të mirë se “Nëntori i dytë” dhe unë nuk do ta shikoj më të vjetrin me Sandër Prosin që luan Ismail Qemalin dhe Reshat Arbanën që luan Isa Boletinin.
Bëni një film për vrasjen e kolonelin hollandez Ludwijk Thomson në 1914 dhe unë nuk do ti shikoj fare filmat e asaj periudhe.
Bëni një film më të mirë se “Koncert në vitin 1936” dhe unë nuk do ta shikoj më atë film. Ama këtu jam i bindur se batutat e skenaristit Kiço Blushi bëjnë të dorëzohet çdo shkrues.
Bëni një film më të mirë se “Dimri i fundit” dhe “Yjet e netëve të gjata” dhe unë nuk do t'i shikoj më ata filma.
Bëni një film për misionarët anglezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse nuk ka film fare për ta dhe unë nuk do shikoj asnjë film tjetër të asaj peridhe.
Bëni një film për eliminimin e klerik katolik në Shqipëri dhe unë nuk do shikoj asnjë film të kohës së komunizmit.
Bëni një film për 2 korrikun e ambasadave dhe unë nuk do shikoj më filma të prodhuar deri më 2 korrik 1990.
Por ama, më parë bëjini, pastaj kërkoni ndalimin dhe mostransmetimin e tyre që u prodhuan gjatë komunzimit. Derisa t'i bëni, unë do të vazhdoj t'i shikoj filmat ekzistues si pjesë e artit shqiptar. Natyrisht edhe do argëtohem dhe do qesh me vete edhe për faktin se sa keq i kam parë ata filma në fëmijëri dhe adoleshencë. Po pres!
(Këtë shkrim po e risjell për rihapjes së debatit për ndalimin ose jo të filmave të prodhuar gjatë komunizmit)
Plaka 82-vjeçare që ka ndërtuar një kotec pa leje në N...
Të lutem hiqe pak maskën, fol diçka, COVID-19 është st...
Në debatin e zhvilluar në vitin 2018, Basha ka deklaru...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...