Tregimet e vjeshtës/ Skleroza ime
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...

Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit duke anonçuar nisjen e sezonit të ri e së bashku me të edhe emisionet që publiku do të ndjekë në ditët vijuese. Është një sipërmarrje e shndërruar në praktikë standarde, nga viti në vit, dhe që, megjithë etiketimin e theksueshëm për nisje të sezonit të ri, e reja në këtë mes është veç koha kalendarike, pasi gjithë pjesa tjetër është jo e vjetër, por e stërvjetër.
Emisionet janë po të njëjta në të gjitha kanalet pa përjashtim. Të drejtuara nga moderator/e të rregjuar/a, me plot frymëzime partiake e që si kanë fare në hesap hallet e publikut të gjerë që, më tepër se kurrë, në këtë kohë krize të paparë, abuzimi me pushtetin dhe varfërimi ekstrem, kërkon avokati mediatike.
Gjë që, nga sa thonë spotet e fushatave prezantuese televizive, ka për të munguar edhe në këtë edicion të ri, me moderator/e emisionesh e gjithologë të vjetër. Me emisione të kopjuara keq nga tregjet e huaja mediatike. Me panele komenutesish e opinionistësh të majmur nga mercenarizmi dhe qenia ushtarë të bindur të pushtet-politikës, të cilët hahen e theren midis veti jo për hallet e shumicës takasapguese dhe të së vërtetës (çka dhe është misioni i gazetarisë), por për të mbrojtur “nderin e humbur” të pronarëve paradhënës e liderëve politikë që u ofrojnë përfitime të tjera personale, të pamerituara.
Përfitimet antiligjore shumëvjeçare nën hundën e pushteteve të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, zotërues i tri mediave, të "zbuluara" ditëve të fundit, janë veç maja e ajsbergut e fytyrës së shfrytëzimit të gazetarisë dhe pushetit mediatik për përfitime të pamerituara. Sikur Irfani të ishte i vetmi infektim nga virusi i shfrytëzimit të medias për qëllime përfitimi do ishte fare i papërfillshëm, do të ishte lehtësisht i kurueshëm.
Gjë që, në fakt nuk është i tillë. Nuk është thjesht virusal, por epidemik. Pasi pronarët e mediave të të gjitha llojeve janë si Irfani. Përfitues, shfrytëzues për së keqi të lirisë së medias, emrin e së cilës e nxjerrin si barrikadë mbrojtëse sa herë u duhet të mbrohen ndaj përfitimeve të paligjshme.
Të gjithë janë shantazhues, përfitues tenderash, lejesh ndërtimi, abuzues me mospagimin e tatim-taksave, sigurimeve shoqërore e detyrimeve të tjera të punonjësve. Janë gllabërues sipërfaqesh toke publike në bregdet, male e fusha e jo vetëm, janë ndërtues objektesh pa leje etj. Është një histori që ka nisur më shumë se 30 vite më parë e që vijon ende.
Pikërisht këta biçim pronarësh kanë grumbulluar rreth vetes stafet e shërbëtorëve që se kanë për gjë ta braktisin misionin e shenjtë të gazetarisë e ta hedhin vallen sipas qemanes së diktuar pronësore e pushtet-politikës. Mjerisht kjo prerje përbën armatën e pashqitshme të gjithologëve të vjetër, që nga sa po duket do t'i kemi peshqesh sërish edhe në këtë sezon të ri.
Nëpër po të njëjtat ekrane, nëpër po të njëjtat emisione, nën po të njëjtat llogore politike e flamuj partiakë, që do vijojnë të dërdëllisin shumë për të mos thonë asgjë të hajrit, përveçse kur rasti do t'ja dojë të hidhen në zjarr për të mbrojtur jo lirinë e vërtetë mediatike, por nderin e humbur të pronarëve pa nder dhe kampit politik.
PS: Fatkeqësisht i njëjti virus ka prekur edhe TVSH-në që financohet nga publiku, por që vijon të mos jetë i tiji. Megjithse në krye të "RTSH"-së është vendosur një drejtues i ri, Enkel Joti, nëse ky nuk do të ndërmarrë reformën për të cilën është zotuar, të njëjtët “gjithologë” të lashtë do t'i gjejmë të ulur këmbëkryq nëpër emisionet e tryezave të debatit politik, duke tjerrë opinione e komente bajate, pa kurrfarë vlere për publikun financues, por me shumë vlerë për përfitimet e tyre personale.
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Po patjetër mo! E kemi të drejtë që na e jep ligji! E ...
Si ta bashkojmë Shqipërinë, për ta ndarë është e lehtë! Nd...
Kam që nga viti 2012 që them: mos e bazoni ngrohjen ur...
Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë - në Prishti...
Të dashur miq, Ne Beograd u zhvillua keto dy ditë sam...
Po ndiqja këto ditë aksionin e strukturave të IKMT në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...