LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Samiti në Beograd/ Rama sulmoi qeverinë e Kosovës, në mbrojtje të Vuçiçit

5 Shtator 2022, 12:48, Opinione Sali Berisha
Samiti në Beograd/ Rama sulmoi qeverinë e Kosovës, në
Foto ilustruese

Të dashur miq,

Ne Beograd u zhvillua keto dy ditë samiti i aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup apo aleancës së "Ballkanit te Hapur", de fakto aleances së Përçarjes së Ballkanit.

Edi Rama, vasali  i njohur i Aleksandër Vuçiçit, nga ky samit nga njëra anë sulmoi dhe fajësoi qeverinë e Kosovës dhe opozitën e Shqipërisë, e nga ana tjetër, doli në mbrojtje direkte të padronit të tij Vuçiç ose ndryshe, Putinit të vogël; indirekt, edhe të Putinit të madh.

Ai, në një intervistë dhënë rrjetit "Euronews" në gjuhën serbe, ngriti në qiell Aleksandër Vuçiçin, guximin dhe vizionin e tij, dhe iu kundërvu përsëri haptazi e me forcë kërkesës së Bashkimit Europian ndaj Serbisë për respektimin e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë.

Rama në këtë intervistë ndër të tjera deklaroi: ’Prandaj e përsëris kudo – mos e detyroni Serbinë të vendosë sanksione ndaj Rusisë sepse kjo do të krijojë një problem shumë më të madh. Së pari, sepse Serbia nuk ka kapacitet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, nuk ka kapacitet teknik për të jetuar pa gazin rus dhe as aftësi financiare për të mbijetuar në atë mënyrë’.

Perveç ultranacionalistit Dodik, një mbrojtje të tillë serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimeve të tij pro Putin, nuk i ka bërë dhe nuk ia bën asnjëri tjetër në Europë.

Sipas kësaj logjike të vasalit të shpifur shqipfolës të Vuçiçit, vetëm ai e njeh mirë Serbinë dhe padronin e tij, kurse liderët e 27 vendeve anëtare të BE, jo. Ata gabojnë që i kërkojnë Serbisë të respektojë sanksionet ndaj Rusisë madje ata jane injorantë dhe nuk kuptojnë se nuk duhet t'i kërkojnë e ta detyrojnë Serbinë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pasi padroni i tij nuk mund dhe nuk duhet të tradhtojë Putinin. Kështu, në avokatinë e tij të paskrupullt ndaj Vuçiçit, Rama vazhdon: ‘Pra, nuk besoj se sanksionet e Serbisë do ta dëmtonin Rusinë më shumë sesa është tashmë’. Domethënë, sipas tij, kërkesa e BE për zbatimin e tyre nga Serbia është e kotë dhe e pavlerë, paçka se kjo e fundit është shndërruar në një prapavijë të vërtetë e të fuqishme për Rusinë e Putinit që ka ndërmarrë një agresion barbar ndaj një vendi të lirë në zemër të Europes.

Madje, Rama shkon edhe më tej në këtë avokati të verbër kur thotë se: ‘ai presion ( fjala është për presionin e vendeve të BE ndaj Serbisë për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë) do të shkaktonte më shumë dëme në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit’. Domethënë sipas tij, perëndimi është i pamend pasi një Serbi prapavijë e Rusisë në zonën e saj të influencës, është më e dobishme për perëndimin sesa një Serbi e shkëputur nga Rusia dhe e rreshtuar përfundimisht me Bashkimin Europian.

Kjo analizë nuk është vetëm dëshmi e një vasaliteti të neveritshëm, por është de facto nje kapitullim para Kremlinit dhe ambicieve të tij ballkanike. Sipas kësaj logjike kapitulluese, Serbia i duhet lënë Rusisë së Putinit sepse sipas tij kështu ajo e mbron më mirë Ballkanin nga Rusia dhe interesat e perëndimit në Ballkan. Kësaj i thonë dudum-analize!

Një arsyetim të tillë poshtërues për veten nuk ia lejon vetes ta bëjë kurrë një njeri i lirë; këtë e bën vetëm skllavi që detyrohet të lexojë çfarë i diktohet. Edi Rama i tillë është!

21:35 Opinione Artan Fuga

I vjedhur disa herë

1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m...

Lajmet e fundit nga