Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dy kryeministra të Kosovës entuziastë për “Abetaren e Përbashkët”.
“Shpirtërisht sot të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, Diasporë, janë me ne, janë në Prizren, janë me Abetaren e përbashkët".
Kjo është fitore e kombit shqiptar.
Është fitore e dy shteteve tona.
Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët. Sot, kur fëmijëve dhe pedagogëve tanë u jepet në dorë Abetarja e Përbashkët, nuk ka se si të mos iu drejtohemi me fjalë falënderimi rilindësit Naum Veqilharxhi dhe gjithë pasuseve tjerë për abetaret shqipe: Konstandin Kristoforidhit, Jani Vretos, Sami Frashërit, Parashqevi Qiriazit, Luigj Gurakuqit, Jani Mingës, Simon Shuteriqit, Mati Logorecit, Aleksandër Xhuvanit dhe shumë autorëve të sotëm.
Besoj që kjo Abetare e Përbashkët është një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve sipas modelit të kombeve të përparuara.
Nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe prindërve u shpreh urimet më të mira, duke konsideruar se ata tashmë në duart e tyre kanë një libër me vlera të qëndrueshme, që lexohet me të njëjtën dashuri dhe pasion si në Gjirokastër ashtu edhe në Besianë, si në Mitrovicë e Vlorë ashtu dhe në Korçë, si në Shkodër, ashtu edhe në Shkup, Tetovë, Prizren, Ulqin, Preshevë dhe Diasporë”.
Fjalët e mësipërme janë të kryeministrit të Kosovës, me rastin e prezantimit të Abetares së Përbashkët. Por jo të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti tha sot një urim tjetër jo në Prizren, por në Gjakovë.
“Unë besoj se një ndër punët më të bukura që kemi bërë, mes të gjithë punëve tjera, është kjo abetare. Fëmijët tanë do të mësojnë me tekstin e njëjtë të gjuhës së bukur shqipe. Shumë njerëz ishin skeptikë që brenda 8 muajsh do ta realizonim një abetare të re, por ja që kur ka vullnet dhe bashkëpunim të mirë, asgjë nuk është e pamundur. Një abetare jo vetëm e re, por edhe më cilësore. Kjo abetare nuk është vetëm libri i parë, por kjo abetare do të fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do të na bashkojë më shumë – sepse jemi një komb, kemi një gjuhë”
“Kjo marrëveshje do të jetë historike, sepse edhe fëmijët e Republikës së Shqipërisë, ashtu si të Kosovës, dhe ashtu si të gjithë vogëlushët shqiptarë, kudo që ata mësojnë, do të kenë të njëjtin tekst unik të abetares, që uroj të ju sjell fat shëndet dhe mbarësi, e të jetë baza për sukseset e tyre në të ardhmen“
Fjalët e para të tekstit janë të ish kryeministrit Hashim Thaçi, më 2012, 10 vjet më parë në Prizren. Duket sikur dy fjalimet konkurrojnë njëra-tjetrën.
Sot pyetja është çfarë ka ndodhur këto 10 vjet? Pse u desh një dekadë të patur një abetare të unifikuar?
Pse Abetares së Përbashkët në epokën e internetit ju desh të përshkronte një udhëtim të mundshëm, më të mundshëm se kalvari i Dhaskal Todrit te Udha e Shkronjave?
Në një dekadë jane zhvilluar 8 mbledhje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rezultati më i prekshëm është Abetarja e Përbashkët. Në mbledhjen e fundit më 22 qershor, kryeministri Kurti foli për një oqean mundësish të pa shfrytëzuara. Abetarja është vetëm një pikë uji në këtë oqean! Në këto 10 vite janë postuar shumë fjalë të bukura në "Facebook", janë bërë foto që kanë marrë mijera like në "Instagram", janë thënë fjali tepër të mençura në "Twitter", por fjalët nuk janë pasuar me veprime konkrete dhe rezultatet janë shumë larg asaj çfarë pritet dhe çfarë meritojnë shqiptarët.
Nëse flasim për një komb, për një gjuhë dhe për një të ardhme, dita e sotme është një kujtesë se kemi mbetur te ABC-ja!
Dita kur një nxënës, një mësues, një profesionit, një biznesmen, një jurist të ketë të njëjtin mjedis pune si në Mitrovicë ashtu edhe në Sarandë është shumë larg. Çdo maratonë nis me hapin e parë, por nëse shpenzojmë 10 vjet për të mbërritur te abetarja, me këtë ritëm nuk do të mjaftojnë as 100 vite për patur tekstin e të Drejtës Penale të unifikuar.
Majmuni Kiko e priti me shumë qetësi lajmin për rikthi...
Turp që kemi pasur turp! Të financosh sportin si poli...
Misandria që vjen nga greqishtja e lashtë ndryshe nga ...
Asgjë nuk është ashtu sikur duket në largimin e drejtorit ...
1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të miat, m...
Vjeshta e këtij viti do të jetë një vjeshtë e nxehtë. ...
Një “rrufe në qiell të hapur” mund të cilësohet publikimi ...
Të vrasësh fjalën e lirë, me një media që u shërben in...
Nga Mitro Çela Në vitin 1963 isha nxënës në gjimnazin “Çaju...
Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian d...
Florian Markun e priti Edi Rama dhe kësisoj nuk ia vle...
Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serb...
Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane ...
Të analizojmë shkrimin e Z. Ylli Asllani, “Domosdoshmë...
PER:1-Të zbuluar klandestinët e vendeve të treta dhe t...
Duke iu referuar ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Floria...
Më tërhoqi disi vemendjen njoftimi publik i Bledi Çuçi...
Në funksionin e zv/ministrit të mbrojtjes përgjatë vit...
Elbasani është zgjedhur si qyteti në të cilin do ndërt...
Kur Presidenca drejtohej nga i ndjeri Presidenti z.Buj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...