
Plaka 82-vjeçare që ka ndërtuar një kotec pa leje në Nartë të Vlorës do të përballet me të gjithë forcën e ligjit, por debati është nëse duhet gjykuar në Vlorë apo në Tiranë? Po ashtu ende nuk është qartësuar nëse hetimet duhet t’i vijojëj prokuroria e zakonshme apo Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit?
Avokati i 82-vjeçare, thotë se e moshuara është marrë në ndjekje penale dhe jep detaje nga operacioni policor: “Askush mbi ligjin”.
“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie. Plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazine pa leje në fshatin Nartë”- raporton "Euronews".
Për t’i bërë jehonë operacionit: “Askush mbi ligjin” zyrtarët propozojnë që gjyqi i 82-vjeçare të bëhet në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. E akuzuara duhet të vendoset në një pozicion të tillë që prapa saj të duket kulla e madhe në shesh që ka ndërtuar (deri më tani) vetëm 6 kate pa leje.
E moshuara duhet bërë shembull që të mos guxojë më njeri në Shqipëri të ndërtoj kotec, të hap dritare, të rregullojë çatinë apo të vendosë një tullë pa leje. Hetimet duhen thelluar për të kuptuar se çfarë fshihet pas pretendimit se pulat kishin nevojë për një kotec më të madh. Hetimi duhet të sqarojë se pse e moshuara nuk ka aplikuar tek e-albania për leje provizore?! Si është e mundur që 82-vjeçarja ka guxuar të sfidojë ligjin, ndërkohë që ministria e Drejtësisë ka nxjerrë udhëzime të qarta për ligjin e ri të ndërtimeve pa leje që në janar të 2020-ës. Prokurorët duhet të sqarojnë nëse e moshuara ka lidhje me sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë që synojnë të krijojnë idenë se në këtë vend funksionon “ligji i xhunglës”.
“Për ne mbetet një mister se si është ndërtuar koteci, dhe pa dyshim do të analizojmë të gjithë përgjegjësit individuale dhe institucionale”, - tha një zyrtar i lartë i qeverisë për agjencinë Reuter. Ai shtoi se të moshuarës 82 vjeçare do t’i ofrohen tre opsione: e para të falë kotecin. E dyta të paguajë kotecin me çmimin e tregut. E treta: konfiskimi i kotecit”.
Policia, nga ana e saj, do të nisë një hetim të brendshëm për të hedhur dritë më shumë mbi faktin që tashmë është publik. Me kthimin e z. Veliu si Drejtues i Agjencisë së Mbikqyrjes policore, një zyrtar që njihet për integritet dhe që nuk toleron gënjeshtrën më të vogël, pritet që hetimi të shpejtë, objekti dhe pa dyshim i drejtë”, tha një gazetar investigativ familjar me çështjen.
Shoqata e Ndërtuesve nga ana e saj doli me një deklaratë të fortë ku i bën thirrje autoriteteve të mos tolerojnë asnjë pa ligjshmëri, sidomos në fushën e ndërtimit. Në kushtet kur ne si shoqatë po mendojmë të heqim “pagesën e sipërfaqeve të përbashkëta” sepse kemi konstatuar se blerësit i paguajnë, por nuk e marrin në hipotikë këtë pronë dhe për më tepër shteti nuk merr asnjë lek taksë nga “sipërfaqet e përbashkëta”, jemi tronditur kur mësuam përmes medias se një 82 vjeçare ka ndërtuar pa asnjë letër, një kotec për pula. Ne vlerësojmë se kjo është një fyerje që i bëhet punës, djersës dhe sakrificës së ndërtuesve në Shqipëri”- përfundon komunikata.
Kodi Penal në Shqipëri është mjaft i rreptë për rastet e ndërtimeve pa leje dhe parashikon dënim me burg nga 1 deri në 5 vjet. E gjithë shpresa tani është te VKM e qeverisë e cila do t’i ofrojë zonjës 82 vjeçare tre opsione për ndërtimin pa leje që ka bërë.
Të lutem hiqe pak maskën, fol diçka, COVID-19 është st...
Në debatin e zhvilluar në vitin 2018, Basha ka deklaru...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Po patjetër mo! E kemi të drejtë që na e jep ligji! E ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...