Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malka. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng,vërtetësi e art sa të arratiset emri që të kanë vënë prindérit.
Mehdiu është shoku im i vjetër. Shumë i vjetér,por jo nga ata të shkollës fillore,por më vonë. Kur ai qe artist me A të madhe.
E solli rasti që unë të bëhesha ca vite producent i tij dhe jam i sigurt se ja kemi kaluar kaq mirë sa ai dhe sot në çdo projekt që ka më sjell si shembull.
Xha Brahon dhe rolet e tjera tashmë njerëzit ia dinë pérmendësh. Ndaj po u tregoj ca hollësi që nuk i di shikuesi i gjerë.
E para,Mehdiu është dashnori më i madh i librave në glob. Atij edhe po i dhe një manual lavatriçe e merr me emocion,ia férkon kapakët dhe ndjen kaq shumë sa duket sikur do xhveshë ndonjë femér kur hap fletët një nga një. Që fëmijë njësoj. Rritur jetim,në skamje të madhe atje në Memaliajn e bukur,siç e quan shpesh herë,ai kohën më të madhe e kaloi me libra. Nga pérrallat te klasikët e tek modernët. Ndaj kur i tregon një humor ai ta kap që në fjalën e parë dhe qesh fort e pastér. Po i tregove dramë nis e loton. Në se merr guximin për t’i treguar një roman të gjatë ai lumturohet. Ta afron fytyrën ngjitur me tënden e gati të hyn në brendësi. Se ai e jeton artin. Edhe në skenë,edhe në libër,edhe në kafe.
Tani ka dalë në pension. Pér të zezën e vet. Nga që projektet i ka stivë,por nga që edhe nuk iu shmanget se i duhen para. Me pensionin e tij 200 euro në muaj ai nuk paguan dot as dritat. Se dhe zonjën ia lanë pa punë kaq vjet,se edhe vajza që i punon ato çikë leka i duhen për vete.
Ka dhe një djalë me sy të shkruar e mendje të hapur,por goca sikur i ze vend më shumë te zemra. Se sa e merr ajo në celular Mehdiu ia nis me fjalët:”Folë,motra e babit!”
Xha Braho ka një galeri rolesh. Shumë lodhje pér to. Por jetën e ka pasur si dy gjysma të dallueshme. Deri kur po i afrohej të dyzetave u rropat si minator dhe shofer. Më pas si artist klasi. Ashtu si iu ndodh artistëve të mëdhenj.
Kafe me Mehdiun unë pi shpesh. Atje tek lokali artistik “Corne” pranë gardës e gjeni. Më ndodh që kur kam pakëz trishtim a stres të më çojnë këmbët vetë te Mehdiu. Se si një mjek popullor të shérron me fjalën e ngrohtë,me pérvojën e gjatë dhe me hallet e tij që krahasuar me të mijat janë mal mbi male.
Mehdi,të dua shumë. Se je artist i madh,mik i mirë dhe shok që i ke shokët e rrallë.
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Po patjetër mo! E kemi të drejtë që na e jep ligji! E ...
Si ta bashkojmë Shqipërinë, për ta ndarë është e lehtë! Nd...
Kam që nga viti 2012 që them: mos e bazoni ngrohjen ur...
Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë - në Prishti...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...