“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Notë proteste
Jemi të habitur nga vendimi i datës 24 gusht për rikthimin e vizave për Shqipërinë me pretekstin se në vendin tuaj po vijnë shumë shqiptarë që po përfshihen në trafikun ilegal të drogës. Rikthimi i vizave për Shqipërinë është akti më armiqësor që merrni ndaj një vendi që nga 24 maji i vitit 1822, dita kur ju keni shpallur Pavarësinë nga Spanja.
Jemi gjithashtu të çuditur që media në vendin tuaj flet për “pushtimin e dytë të Ekuadorit” nga shqiptarët. Këtë e konsiderojmë racizëm të pastër dhe sulm ndaj vlerave universale, si lëvizja e lirë e njerëzve, të sanksionuara në kartën e Kombeve të Bashkuara.
Ajo që quhet diplomacia me katër gërma (TAKT) është dhunuar nga vendimi juaj absurd dhe pasojat nuk i vuajnë të ashtuquajturit “trafikantët” që kanë edhe pasaportat tuaja, por shqiptarët e thjeshtë që as nuk do të vijnë ndonjëherë në Ekuador dhe as e kanë idenë se ku është Ekuadori.
Lajmi për kthimin e vizave tronditi shitjen e apartamenteve në Tiranë. Këtë vit çmimet e apartamenteve u rritën 40%, ndërsa me njoftimin se keni kthyer vizat, ka një stopim. Keni trembur blerësit.
Ndërtimi po mban gjallë ekonominë e vendit. Riikthimi i vizave ka tronditur edhe oligarkët dhe ata po mendojnë që në kullat e tyre të mos ndërtojnë më kate pa leje. Ky vendim i oligarkëve mund të ketë pasoja të paparashikueshme politike, ekonomike, institucionale dhe shoqërore. Në rast se oligarkët ndalin ndërtimet pa leje, atëherë mbesin pa pune IKMT-ja, inspektoriatet, policia, dhe vetë qeveria që nuk mund të bëj asnjë VKM për të adresuar problemin në shinat e ligjit.
Kthimi i vizave për shqiptarët do të rrisë edhe çmimin e bananeve. Në kushtet e një krize globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, vendimi juaj është kundër parimeve të shenjta të lëvzizjes së lirë të njerëzve, mallrave, ideve dhe kapitaleve.
Ju pretendoni se shqiptarët cënojnë sigurinë tuaj. Më lejoni t’iu kujtoj se Ekuadori ka 5.8 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa Shqipëria vetëm 2.26. Mos e kërkoni të keqen te shqiptarët. Duke nga penguar ne- ka të ngjarë të rrëzoheni ju.
Nëse do të na kishit kërkuar ndihmë, ne mund t’u ofronim zgjidhje. Praktika jonë tregon se ata që ju sot i quani trafikantë droge, nesër mund të jenë, drejtorë ujësjellësash, kryetarë bashkie, deputet apo dhe investitorë strategjikë.
Merrni shembull nga Shqipëria se si vihen në qarkullim kapitalet e fjetura. Pavarësisht vendimit tuaj që shpresojmë ta rishikoni, ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë ekspertizën tonë në fushën e kultivimit të kanabisit, legalizimit të tij dhe padyshim edhe të Amnistisë Fiskale. Hiqni dorë nga lufta (kundër drogës) se lufta vetëm viktima sjell. Mos harroni se lufta, sado e nevojshme dhe sado e justifikuar të jetë, në fund të fundit është krim. Ju bëjmë thirrje të mos thelloheni në krim.
Me shpresë të një rishikimi të shpejtë të vendimit tuaj
I juaji
Kiko, Sarandë 18 shtator 2022
Është ende shumë herët të thuhet nëse kundërofensiva e fun...
Letër e hapur drejtuar qeverisë shqiptare Të shqetësu...
O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë... Po si nuk u vj...
Vëmendja që keni marrë në Shqipëri dhe përtej saj këto...
Shkodër. Fillimi i shekullit 20-tw. Rruga e Ashikëve...
Lulzim Basha shkëlqeu edhe njëherë. Kësaj here duke mo...
Ka një histori reale në vitin 1976 nga xhirimet e filmit “D...
Plaka 82-vjeçare që ka ndërtuar një kotec pa leje në N...
Të lutem hiqe pak maskën, fol diçka, COVID-19 është st...
Në debatin e zhvilluar në vitin 2018, Basha ka deklaru...
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...