
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gjithçkaje, vendosi të dhurojë show. Më mirë asgjë se diçka thotë proverbi i ri. Edhe këtë herë show i trimave të armatosur deri në dhëmbë, pa harruar edhe kamerat në versionin Big Brother, furishëm u dha për të arrestuar një mjek. A thua se nëse do ta kishin ndaluar në kushtet e anonimatit nuk do të quhej arrestim i ligjshëm.
Arsyeja? Mitmarrje. Vepër penale pa diskutim, e dënueshme ligjërisht e moralisht! Por, nuk besoj se krahasohet me trafikun e paligjshëm të organeve apo ndërhyrje plastike ndaj personave me precedentë të rëndë penalë. Po kaq "interesant" ishte edhe fakti se ky arrestim u krye me metoda proaktive. Për të gjithë ata që nuk e njohin do të thotë se polici i infiltruar ka pasur mjete përgjimi të miratuara me vendim gjykate dhe të prokurorit të çështjes.
Në pamje të parë duket gjithçka normale dhe krejtësisht ligjore. Por, ajo që çalon si gjithmonë është busulla morale. Në një vend si Shqipëria ku krimi i organizuar ka kapur nivele tejet të sofistikuara, ku korrupsioni qeveritar me PPP famëkeqe bëjnë kërdinë, duke e privatizuar Shqipërinë de facto në duart e politikanëve, ku pallateve pa leje po u jepet azil politik e ekonomik, ku hakerat vjedhin çdo të dhënë jetike e as nuk dëgjohet për një shkarkim apo dorëheqje të personave përgjegjës, një show meditiatik për arrestimin e një mjeku apo pedagogu nuk është asgjë më shumë se tentativë e pastër për të mbuluar moçalin e korrupsionit që ka krijuar prej vitesh vetë politika shqiptare. Sepse sikundër thotë proverbi vjetër: Peshku qelbet nga koka....
Përse mungojnë këto metoda e infiltrime brenda organizatave kriminale apo kadastrave e PPP- ku glon korrupsioni kriminal! Apo mos ndoshta ato janë në shërbim të të paprekshëmëve?!

Nëse krahasojmë personat e arrestuar e dënuar se kryenin punime në shtëpitë e tyre, që në fund të fundit janë kundravajtje administrative, në raport me zyrtarë të lartë të dyshuar për korrupsion apo ndërtues që kryejnë vepra penale raporti është frikshëm i zhdrejtë. Nuk ka asnjë të dhënë për arrestime apo dënime të personave përgjegjës për pallatet që u shembën si kulla rërë nga tërmeti e shumë, e shumë bëma si këto. Të gjitha këto shembuj dëshmojnë se në Shqipëri vetëm shtet të së drejtës ligjore nuk kemi më.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se qoftë edhe si për inat të qeverisë, ka shumë individë që shfajësojnë aktin korruptiv të mjekut, pedagogut, etj. madje arrihet deri aty sa të shprehen se shumë mirë bëjnë, se ato paga kanë. Ky qëndrim paradoksal është po aq i rrezikshëm sa një pushtet i korruptuar.
Me të njëjtën logjikë ne pranojmë apo shfajësojmë edhe aktin korruptiv në zyrat e urbanistikës, kadastrave, të policit rrugor a dikujt tjetër sepse në Shqipëri nivelet e rrogave të punonjësve të shtetit janë të ulëta. Dhe pjesa tjetër e shoqërisë, mos duhet të luajë rolin e kompensuesit që mjeku, pedagogu apo kushdo tjetër të marrë atë që duhet ta garantonte shteti?!
Kjo filozofi vrastare, përtej rasteve kur vjen nga naiviteti, është filozofi e moçalit korruptiv dhe asgjë më shumë. Mjeku ka pranuar të punojë me atë rrogë dhe ka nënshkruar një kontratë, po ashtu edhe gjyqtari, po ashtu edhe punonjësit e tjerë të shtetit, një kontratë sa administrative e ligjore aq edhe morale. Një pacient nuk është një ndërtues i paligjshëm, i cili ndërton 5 kate përtej lejes dhe "fal" korruptivisht dy në shtet dhe fiton miliona me 3 katet e tjera. Një pacient mund të jetë edhe i papunë, mund të jetë edhe me asistencë sociale e shumë raste të tjera.

Përse duhet të paguajë nën dorë për të marrë një shërbim që e ofron shteti dhe jo mjeku?! Ku të gjejë lekët fakir fukarai, që në Shqipëri janë pafund, që të paguajë çdo sektor të jetës publike nën dorë?!
Ky është mëkati më i madh ku na ka zhytur politika, sa kemi arritur të rehabilitojmë korrupsionin apo më keq duke e inkurajuar me klithmat se shumë mirë bëjnë.... Kjo është fatkeqësia më e madhe që na kanë injektuar e për turp tonë e kemi pranuar. Dhe këtu nuk flasim për dhuratat e mirënjohjes që kushdo vendos t' i bëjë mjekut për respekt, apo kujtëdo tjetër, sepse edhe pse është e gabuar ligjërisht, vjen me vullnet të lirë, por jo si gjobë për të ofruar një shërbim. Se me këtë logjikë duhet të paguajmë këdo që ofron një shërbim që nga ajo e sigurimeve të mjeteve motorike e gjithçka tjetër.
Nëse mjekët kanë rroga të ulëta të bëhen bashkë dhe ta zbythin qeverinë, deri sa t' i marrin atë që u takon! Nëse pedagogët kanë rroga të ulëta të bëhen bashkë e të zbythin këdo qeveri që nuk denjon të marrë përgjegjësitë që i takojnë! Po kështu gjyqtari e kushdo profesion tjetër. Sepse nuk janë shqiptarët e thjeshtë ata që duhet të paguajnë krimet qeveritare me financat publike apo servilizmin olimpik që kauzat sociale i ngatërron me bindjet politike! Po kështu ndodhi me avokatët, hartën e gjyqësorit me përmbaruesit etj.
Nëse vijojmë kështu, jemi edhe më shumë përgjegjës se pushtetarët për moçalin ku jetojmë e zhytemi çdo ditë! Të pranosh të keqen, ta justifikosh atë, duke shkuar deri në legjitimimin e saj, apo duartrokitjet e saj, kjo është vetëvrasje kolektive dhe humbje e çdo busulle morale njerëzore e profesionale! E në këtë rast, as Zoti nuk na shpëton dot!
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
Në Verën e vitit 2020 në oborrin e pasëm të Infektivit...
Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me s...
Festa e transparencës për qytetarin vjen atëherë kur S...
Nën presion dhe nën panik, një prokuror i vetëm, apo n...
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...