Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jetojnë duke qenë të varura krejtësisht nga buxhete publike, ndikohen thelbësisht nga politika qeveritare, kanë të bëjnë përditë dhe çdo orë me administratën publike, janë të lidhura në fatet e tyre me politikën e ditës, kanë ndruajtje dhe frikë nga ajo se çfarë i pret nga ndryshimi i klimës politike, dhe janë pra edhe shumë vulnerabël ndaj presioneve të zyrave për t’u orientuar politikisht kështu apo ashtu. Ose vetë nuk u bëhet vonë përveç se të ruajnë statuskuonë e tyre ndonëse në kushte jo të përshtatshme.
Nuk po numëroj këtu nëpunësit e administratave qendrore apo të atyre që janë të punësuar në bashki. As ushtarakë të uniformave të ndryshme. Të gjithë këta po i shumëzoj me pesë për të llogaritur sa njerëz të familjeve të tyre kanë po këtë status të etatizuar.
Po shtoj këtu mijëra mësues, edukatorë të ndryshëm të institucioneve arsimore publike si edhe ata mijëra punonjës që marrin rroga në institucione kulturore apo arsimore publike.
Nuk po merrem as me dhjetëra deputetë, anëtarë këshillash bashkiakë, anëtarë bordesh, këta po se po.
Po shtoj këtu edhe pensionistët që shohin në dritë të syrit dhe në gishtat e dorës arkëtaren që u numëron lekët e pensioneve.
Po shtoj edhe të gjithë të papunët si edhe ata që jetojnë me ndihma sociale, që mezi shtyjnë ditët për të marrë ato çika parà për të mbushur barkun me bukë.
Mijëra mjekë, infermierë të spitaleve dhe ambulancave publike, punonjës administrate të universiteteve publike dhe pa fund të tillë. Posta, Telekomi, ushtria, garancia e ku e di unë se çfarë tjetër!
Këtu fus edhe ato qindra biznese të vogla që kanë kontrata shërbimesh me shtetin, qeverinë, ministritë, bashkitë dhe mijëra punonjësit e tyre që pronarët sigurisht u thonë: Ej, kujdes me shtetin, se aty e fitoni koromanen!
Sa mijëra punonjës kompanish ndërtimi që jetojnë me punën që bëjnë në firma të cilat kanë nevojë për leje ndërtimi. Kujdes! Na duhet leja e ndërtimit, leja e kolaudimit, e shfrytëzimit, etj! Kijeni mendjen në vend! – u thotë pronari!
Mijëra biznese që gjithmonë tatimori u gjen gabimin dhe pasi u tregon ligjin e ftohtë, u vendos gjoba nëse duhet, për të treguar se këtu ka rregull, apo jo?
Sa mijëra fermerë të vegjël që dikur quhej “fshatarësi” diku kanë nevojë për një shtesë shtëpie, aty për një meremetim, aty të kadastrojnë ndonjë pronë!
Po tenderat? Sa mijëra vetë punojnë me tenderat që lidhin fashat e sipërmarrjes, punonjëse, dhe zyrave e burokracisë!
Ndërkaq politika e shfrenuar e asaj që quhet gjoja partneritet Privat - Publik ka vepruar në dy anë: Të mirat publike ia jep privatit që zgjidhet që të pëdoret ai si letër higjienike, dhe kapitalet e privatit i vendos në hyqmin e burokracisë politiko-shtetërore.
Jeta ekonomike e individit sikurse edhe e gjithë jeta e tij sociale e përditshme vërtitet sot rreth administratës së shtetit!
Politizimi i jetës e ka tharë si demokracinë, ashtu edhe lirinë dhe autonominë individuale.
Sa bukur thoshte Tokëvili dikur: Depolitizimi i jetës së përditshme është themeli i një demokracie të vërtetë!
Këtu te ne gjithçka varet nga politika: Edhe një bursë studimi, edhe një e drejtë shkollimi e lartë varet nga vendimet e administratës së shtetit, edhe një licencë, edhe një kontroll vjetor i automjetit, edhe një recetë për farmaci, madje edhe nëse je ose jo i sëmurë me COVID-19 e shpall institucioni shtetëror.
Ky është etatizimi i sjelljes individuale në jetën e përditshme. Tani pyes, a ka qenë kaq i etatizuar shqiptari njëqind a dyqind vjet më parë? Rrinte majë malit dhe ruante dhitë, keq a mirë, por as kishte të bënte me shtetin!
Shtet liberal kemi, apo kemi ndërtuar në këto tri dekada Leviathanin që imagjinonte Thomas Hobbess? Shtetin kuçedër që gëlltit gjithçka! Kemi ikur nga socilizmi, apo e risollëm përsëri? Çfarë kemi më pak a më shumë sesa Kina?
Kush mund të marrë një PPP pa vendosur këshilli që përbëhet nga vartës të qeverisë dhe antarë të partisë politike sunduese?
Edhe numrin e të vdekurve e di vetëm shteti! Edhe se përse kanë vdekur të vdekurit e di vetëm shteti! Edhe sa orë të duhet të shkosh me automjet nga Lapraka në Tiranë e di vetëm pushteti në varësi të rrugëve që bllokon! Edhe të gjesh një vend në varreza përsëri ke punë me pushtetin!
Edhe për lejen e lindjes!
Kush ka shansin në televizionet private të mos shohë fytyrat e shtetit njëqind herë në ditë? Ku ka lajme pa politikën të futur deri në palcë?
Kjo është reforma e thellë që pret shoqëria shqiptare, jo hedhje ujë trëndafili mbi tokë të zhuritur: Depolitizim i fateve individuale!
Që shanset e njeriut në jetë të mos përcaktohen me dekret nënpunësish! Që shteti të mos e gllabërojë qytetarin! Përndryshe nuk ka opinion të lirë, ka heshtje, sepse pas çdo fjale vjen pasoja!
Shoqëria ka nevojë të çshtetëzohet!
Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. ...
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...