I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Dje, sot dhe tani që shkruaj, jam bërë disa herë gati të hidhja këtu në fb të gjithë zemëratën time për çka ndodhi në Potam me Jonadën e vogël.
Nuk gjeta fuqitë të reagoja. Kisha një përshtjellim, një lëmsh në grykë, si baba i dy fëmijëve që mezi i nxjerr nga deti pas shumë thirrjesh "të humbura".
As nuk dua të përfytyroj qoftë dhe një çast të vetëm, se në vend të Bledarit mund të isha unë, ndonjë familjar apo shok i imi. Mund t'i kem thënë vetes "larg meje". Dikush mund të ketë thënë se "ishte e shkruar" apo "fati i saj i zi".
Pikërisht nga këtu e nis reflektimin tim.
Nuk qe fat e as "e shkruar" që një engjëll si Jonada të shkonte përtej pa e jetuar jetën e saj. S'ka sesi të jetë kështu. Jonadën e vranë, jo një por disa vrasës. Vrasësi i parë është indiferentizmi i shtetit.
Ditë më parë, në rrethana të ngjashme, pushuesit në plazhin e Jalit u bënë dëshmitarë të një "vrasjeje të mbetur në tentativë". Një i ri shpëtoi, ia hodhi paq. Me siguri edhe në këtë rast, një ose shumë prej nesh mund të kemi thënë se "qe me fat, se
"i ra për risk", e kësi shprehjesh, që ne shqiptarët, si një popull besëtytë, i kemi me tepri.
Shteti nuk denjoi të merrte ndonjë masë.
"Gjëra që ndodhin", "bëhen edhe filma", do të përsëriste dikush me pushtet. Madje sot e tha dikush. Për ta nuk do e ndyej gojën.
Ja pra që indiferenca shtetërore vret.
Të vret, të ngushëllon, të qan, me merakun e vetëm që kjo të mos bëhet politike, sepse hata e madhe nëse i kërkon llogari shtetit! Nuk duhet bërë politike, sepse fatura nuk duhet t'i shkojë politikës.
Për shtetin, polici skafist është ekzekutori material i krimit dhe fajtori i vetëm, dhe hajde o burra ta bëjmë kurban sa më parë që të qetësojmë popullin.
Për kundërpeshë ndaj zemëratës popullore, do lëshojmë rrogëtarët tanë të mbrojnë me zell këtë shtet punëtor e të palodhur,
se fundja "ç'faj ka shteti" kur "përgjegjësia është vetjake"? Skenari dhe regjia ai i madhi dora vetë.
Vrasësi i dytë është arroganca shtetërore.
Deliri i pagabueshmërisë.
Kur nuk pranon gabimin, nuk kërkon zgjidhje.
Ju o popull nuk kuptoni. E shumta ju e keqkuptoni. Shteti lëtyrë është në detyrë. Masa janë marrë.
Nuk i keni parë në televizor? As në rrjete sociale?
Ka folur me rreptësi Edi Rama. Do ju transferoj në punë tjetër po s'punuat, u tha. Ua mblodhi.
Vrasësi i tretë është skafisti.
I edukuar me arrogancë në zyrat e shtetit, nuk denjoi të bregohej në distancë nga pushuesit.
Ai është shtet dhe bën si të dojë.
Për këtë ditë ka punuar. Me një telefonatë mbaron punë. Uniformën e ka status dhe telefonin kobure.
Vrasësi i katërt është heshtja. Për sa kohë nuk më ndodh mua, e keqja nuk ndodh. Ndoshta heshtja nuk na bën të gjithëve
vrasës, por ta dimë se na bën bashkëpunëtorë në vrasje. Heshtim kur makina e fqinjit shpërthen, heshtim kur vrasja ndodh në kafenenë poshtë pallatit, heshtim kur skafi na kalon përpara syve, heshtim, heshtim, heshtim...
Edhe për sa kohë?
Kur vdekja kosit fëmijë,
kur heshtja merr jetë,
kur sehiri bëhet mbret?
Edhe për sa kohë?
Sa kohë kemi?
Sa kohë na duhet?
E patolerueshme, e turpshme por mbi të gjitha e neveri...
Nga Avokat Pallko Trendelina Tragjedi! U desh rrugëtimi d...
Më thuaj që shqiptar pa më treguar se je shqiptar, më ...
Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë. Mes lot...
Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të...
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolekt...
Mjaft Relativizimit! Një damar mbushur me helm relativizu...
Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...
Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të...
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga k...
Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...
Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme...
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...