Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut.
Pavarësisht se kush trokiste në derën tënde, nëna, motra apo vëllai, një mysafir apo një mik; më nuhatës se një qen, më i shpejtë se një lepur, i pari që hapte derën, nuk ishe ti, por komshiu përballë me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave, a duke mbërthyer rripin e mesit.
I tmerruar nga përfytyrimi se komshiu mund të bënte të njëjtën gjë me ty, ti nuk hyje kurrë në apartamentin e komshiut. Por ishte kujdes i kotë. Komshiu e gjente gjithmonë një mënyrë për të hyrë në shtëpinë tënde.
Meqenëse komshiu s'kishte asgjë për të fituar, asgjë për të humbur, asgjë për të ndarë, gruaja e komshiut s'kishte asnjë arsye për të mos mbetur vazhdimisht shtatzënë. Kur ndodhte që numri i kalamajve të komshiut kalonte masën kritike dhe shtatzënia e radhës konsiderohej e tepërt, andej nga muaji i pestë apo i gjashtë i shtatzënisë, komshiu gjente një infermiere në pension për t'ia nxjerrë gruas fetusin me çengela hekuri mes klithmash dhe ulurimash që mbushnin mëhallën.
E vetmja manovër për ta pakesuar disi kuriozitetin gjithmonë në rritje të komshiut, ishte të hiqeshe sikur s'kuptoje, pra të bëje rolin e budallait.
Çmenduria e vetëshpallur e zbaviste komshiun. Megjithatë përmbahej. I frigej ndonjë rreziku të paparashikueshëm që mund t'i vinte nga sjellja e çuditshme e dikujt që preferon të hiqet i çmendur edhe pse i çmendur s'është.
Në kushtet e pamundësisë absolute për të jetuar më mirë, për të pasur më tepër, për të ngrënë, për t'u veshur e mbathur, kur i mungonin të dhënat e sigurta, imagjinata e komshiut më e papërmbajtur se e Ajnshtajnit kombinohej me aftësinë e tij rrëfyese më të fuqishme se të Tolstoit.
Të kishe komshi një mediokër që kishte lexuar vetëm "Shvejkun" dhe "Tre Shokët" dhe të shurdhonte me dromca për të vjellë nga ato dy libra, ishte një mynxyrë që nuk rrëfehet dot. Gjysmaku e hidhte aq përpjetë sikur nuk ishit komshinj të dy, por vetëm ti komshiu i tij.
Vështirë t'i bëje ballë zellit të komshiut për të bërë të ditur hollësira nga jetët e të tjerëve. Të bëje sikur për jetët e të tjerëve nuk ishe i interesuar, për komshiun ishte krejt e pabesueshme, dhe fillonte dyshonte, niste thurte meselera inekzistente për ty.
Të tregoje interesim ndaj thashethemeve të komshiut, por të hiqeshe sikur nuk kuptoje, mund të ndodhte që ta besonte për një çast, dhe përjetoje një moment çlodhjeje. Por pas pak komshiu vinte në vete. Çfarë do ndodhte më pas nuk mund ta gjente dot asnjë parashikim fallxhoreje.
Për të krijuar njëfarë sigurie që komshiu të mos të spiunonte, mund të gjeje ndonjë mënyrë që ta zbusje pak bishën, që ta vinte pak dorën në zemër, të ishte pakëz i mëshirshëm. Prekej disi nga ky afrimitet. Por zgjaste pak. Vinte shpejt në vete, dhe niste përsëri të spiunonte.
Të kishe durim ta dëgjoje, komshiu të spjegonte fije për pe nga stërgjyshi i tij tek e ardhmja e ndritur kur nën udhëheqjen e partisë revolucioni proletar botëror do triumfonte.
Ta kundërshtoje sadopak komshiun, ishte një nga mënyrat për t'i thënë burgut hapu.
Komshiu, ky fatalitet i mënxyrshëm prej të cilit nuk shpëtoje dot asnjë çast, bërtiste; Jam puntor, jam proletar, bota më përket.
Kishte të drejtë komshiu. Ai të cilit bota dhe jeta nuk i përkisnin, ishte komshiu i komshiut.
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...