Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një komb, është një ngjarje me përmasa madhore. Në raste të tilla historia dominon ligjërimin politik dhe përcakton piketat e së ardhmes, pavarësisht momentum-it kulmor.
Pavarësisht kush është qeveria e pavarësisht kush drejton diplomacinë aktuale. Te dyja janë rastësi fatlume.
Por kjo gjë nuk ndodhi në ceremoninë e 100 vjetorit historik të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.
Historia e kësaj ngjarje u thërrmua dhe një pjesë e madhe e saj u la aty pas kuintave, e harruar me zor, megjithëse gjatë gjithë kohës sundoi situatën e nderë të fjalimeve me pamje rozë e të lyer me rozë.
100 vite nuk janë pak.
100 vite kanë brenda tyre ngjarje kulmore e personazhe kulmorë, anashkalimi i të cilave e zbehu së tepërmi shkëlqimin e buzëqeshjeve fallco dhe ndriçimin e fishekzjarreve të rrëmujshme.
Akoma më shumë zevëndësimi i historisë me ca këngë atmosferike e paradë njerëzish të pushtetshëm në shesh, e zbriti festimin në nivelin e një anti-mitingu politik, duke i humbur atij solemnitetin dhe ceremonialin shpirtëror e shtetëror.
Por nuk e mendoja që në të gjithë këtë atmosferë të sundonte ironia, që nga ajo simbolike (përfshirë xhaketën kryeministrore) e deri tek ajo e gjesteve, e fjalimeve dhe e kuptimeve.
Ishte ironike tek shihje që pasardhësit e drejtpërdrejtë të atyre që fshinë e ndaluan 45 vjet marrëdhënie, nga 100 vite gjithsej me SHBA-të, të performonin sot si dashnorët e dashnoret më të mëdhenj të kësaj marrëdhënie.
Akoma më ironike, tek shfaqeshin si medalje-mbajtësit e kësaj ngrohtësie 100 vjeçare.
Ndoshta shija shumë e ëmbël e këtyre viteve të fundit, i ka bërë të kapërcejnë hidhtësinë e 45 viteve të mëparshme.
Kulmi i ironisë ishte përmendja qoftë dhe në kontekst ironik e figurës së diktatorit E. Hoxha dhe e kontributit të tij nga Rama dhe mosreagimi refuzues i sallës, i mbushur madje tek-tuk dhe me njerëz gjerësisht të njohur për korrupsion.
Hoxhës aty midis, për turp të historisë së bërë pis dhe pink, iu dha një vend.
Por askush nuk guxoi aty të përmendë figurën qendrore të rihapjes së këtyre marrëdhënieve në ‘90, të mohuara me dhunë nga paraadhësit e atyre që sot zgërdhiheshin në pod.
Refuzuan të përmendin 30 vite histori. Kishin kurajo për E. Hoxhën, por s’kishin kurajo për Sali Berishën! Vetëm me kontekst negativ madje.
O tempora, O mores!
Duan s’duan, Sali Berisha është etapë kulmore e historisë së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe vendit tonë.
Aty në atë ceremoni ishte e pamundur të ishin Xhejms Beker, Xhorxh Bush, Bill Klinton e të tjerë figura të njohura amerikane që kanë vendosur piketa të larta përgjatë këtyre viteve në këtë marrëdhënie.
Por ishte e mundur që bashkëpunëtori i tyre, ish Presidenti i parë i sistemit pluralist, ish Kryeministri për shumë vite i Shqipërisë së NATO-s dhe për meritë të tij e qeverisë së tij, i Shqipërisë në rrugën e BE dhe prej meritës së tij e qeverisë së tij, të ishte aty, jo se po e shkruaj unë, por se e donte nderi dhe respekti i historisë e historisë së këtyre marrëdhënieve.

Duan s’duan, Berisha ka rolin historik të krijimit të PD-të dhe të kapërcimit epokal nga diktatura në demokraci. Dhe para historisë të gjithë përulen me respekt, pavarësisht dritë-hijeve që hedhin bashkëkohësit.
Përgjatë 30 viteve, në të gjitha pozicionet që ka mbajtur, Sali Berisha ka pasur prioritet dhe mision forcimin dhe zhvillimin e kësaj marrëdhënie dhe sukseset janë të prekshme e kulmore.
E këtë nuk e mohon e nuk mund ta fshehë dot askush, pavarësisht se mund ta heshtë me dhunë, për shkak të koniukturës politike apo diplomatike.
“Non grata” nuk është histori. Është një akt ende i pa provuar gjygjësisht. Ajo nuk mund të ishte një pengesë për t’u shëruar nga e vërteta.
Është thjeshtë një hije, madje e sfiduar që nuk mund ta pengonte praninë e njeriut kyç të këtyre viteve marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, sikurse vetë prania në ceremoni nuk e rrezikonte non grata-n. Hija e saj megjithatë, pavarësisht finteve, nuk e fshin dhe nuk e mbulon dot historinë.
E këtu mësimi na vjen nga vetë SHBA-ja. Niksoni vërtet u dorëhoq pas skandalit të Watergat-it, si skandal i papranueshëm për demokracinë amerikane, por roli e vendi historik i tij si ish-Presindent i SHBA-ve, mbetet i pacënueshëm.
Vizita e tij 50 vite më parë në Kinë ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe hapi nje faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. E ky kulm historik është i paharrueshëm.
Merre me mend të mos ftohej Nikson në nje event me simbolikë historike, pse u dorëhoq, pse ishte përfshirë në një skandal!?
Në demokracinë amerikane do ishte një skandal dhe më i madh se Watergate.
Në këtë kontekst përjashtimi i Berishës nuk qëndron as moralisht, as historikisht, po dhe as politikisht, përderisa ai është sot aty si shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve të organizuar në një forcë politike që shembi regjimin e riktheu marrëdhëniet me SHBA-të.
Heqja e Berishës nga ceremonia, më sjell ndërmend ato përjashtimet figurative që bënte E. Hoxha, sa herë gjente armiq të rinj dhe urdhëronte retushimin e fotove, për të asgjësuar nga sytë e publikut armiqtë e kllasës. Siç bënte dhe me historinë. Me Zogun, me Fishtën, Koliqin, Poradecin. Tani retushimi është më i drejtpërdrejtë e është zëvendësuar me mosftim e në mosfjalë e në mosfoto.
Jo vetëm kaq. Në rast të përsëritur, të ndaluar e kishin ceremoninë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorët e tij. Asgjë më shumë se një ngjashmëri brilante me sjelljet e diktaturës që dënimin e një figure të lartë e vazhdonte me efektin domino në të gjithë rrethin familjar dhe shoqëror, të konsideruar si armiq potencialë.
Përjashtimit en groupe, si një dënim en groupe, ne i dhamë fund me ndihmën e SHBA-së në fillimin të viteve ‘90.
Por na u desh rikthimi i një pinjolli regjimi në pushtet që këto dënime të rikthehen fatkeqësisht përsëri. Këtu ishte ironia tjetër e ceremonisë, ironia e historisë.
E natyrshëm lind pyetja: Vallë jemi në demokraci alla amerikane, apo në një regjim alla Hoxhë me regji nga lart?!
Krahas Berishës, aty mund të ishin të ftuar dhe copëza të tjera të historisë. Edhe Nano, edhe Bufi, edhe…edhe historia. Dhe si për ironi dhe ata munguan.
Por nuk mbaron këtu ironia.
Në ceremoninë e 100 vjetorit të marrëdhënieve, nuk mungonin “shallekuqtë”, që i këndonin dikur vargje e i dhuronin lule diktatorit, atij që SHBA-të i quante armiqtë e botës.
Por mungonin ata. Specifikët. Ata që duruan vite të tëra burgu, të shkaktuar nga “të kuqtë”, pasardhësit rozato të të cilëve, japin sot mend për këtë marrëdhënie.
Munguan Ata që rrezikuan jetët e tyre për të ndërtuar nën diktaturë fillin e marrëdhënies së pashuar me Amerikën, demokracinë e lirinë e saj e që me trishtim shihnin sot simbolin e bllokut të dikurshëm të jepte leksione miqësie, grate e marrëdhënie.
100 vjetori historik u festua, por pa historinë brenda.
Vitet ishin, historia mungoi.
Zoti e bekoftë marrëdhënien SHBA-Shqipëri!
Koncerti në fund ishte thjeshtë jehona që prodhoi boshi i humnerës së historisë në këtë ceremonial pa histori.
Okelio-ja ironike, si akt final ironik i kësaj ceremonie, ishte foto-pëqafimi Rama-Balla alla Brezhniev-Honecker!/CNA.al
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mun...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër për çështje...
Batutë me nënqeshje cinike në Kuvend nga ana e Kryeministr...
Ndonëse kaloi një javë nga sulmi kibernetik kundër portali...
Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një ...
Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presi...
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...