
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogjet, për më pak të ketë lidhje me telenovelat apo "Reality Show". Kurrfarë gjëje nuk e lidh këtë emër, as me spektaklet, as me televizionin, as me VIP-at, as me ndonjë "Love Story" apo "Happy End" i ndonjë skizme falsiteti apo me ndonjë çudi tjetër që luajti nga mendja e kokës krejt tashmërinë e realitetit shqiptar.
Ajo jeton në një fshat të largët të Prrenjasit, dhe punon prej tri vitesh në një fabrikë “Rozafa” të përpunimit të peshkut, e cila erdhi në atë zonë të harruar si një rreze shprese dhe si një mundësi për punë dhe mirëqenie.
Elidjona është vajza që na ka bërë të përlotemi dhe të reflektojmë. Vajza që na ka bërë të pikëllohemi dhe t'i jemi falënderues asaj, modelit të një të reje, që i ka besuar mundit dhe sakrificave, përkushtimit dhe punës që të bëhet e dobishme për familjen dhe shembull për moshatarët e saj.
Ka hyrë në të tretën ditë videoja e saj, momentin kur sipërmarrësit Gjergj Luca ka shkruar personalisht te fabrika ta falënderojë dhe ta shpërblejë. Kjo video në kaq pak kohë ka rrëmbyer interesimin e mbi një milion shqiptarëve, anembanë botës, dhe rreket të kapë brenda orëve 700 mijë shikime. Ka gjithashtu 707 ndarje dhe rreth 3 mijë komente. As që diskutohet se është një rekord, një interes befasues dhe një reagim masiv shumë sensibilizues.
Videoja tregon një akt të pashembullt mirënjohjeje për të renë nga një fshat i Prrenjasit, e cila ka arritur rezultate rekord në punë. Gjergj Luca për ta promovuar këtë shembull dhe vlerësuar atë, e ka shpërblyer Elidjonën me 3 milionë lekë.
Ajo mund të mos jetë e vetmja vajzë që përkushtimin e saj në punon e ka përkthyer në një nivel shembullor rezultatesh në punë. Veçantia e saj konsiston në sakrificën që kjo vajzë, si pak moshatare të saj, bën çdo ditë prej tre vitesh, për të përmbushur detyrimin që ajo ndjen t’i bëhet krah familjes dhe mundësi financiare mirëqenies.
Sipas vetë Lucës ajo bën çdo ditë një orë në këmbë deri tek vendi ku do të marrë furgonin e Rozafës për të ardhur në punë, së bashku me dy motrat e saja, të cilat gjatë pushimeve verore preferojnë t’i jepen angazhimit dobiprurës në vend të hargalisjeve në çmenduritë virtuale.
Kur dëgjon për të vërteta të tilla, sot, në një kohë kur dashuria për punën cfilitëse dhe mundin sakrifikues, janë histori rrëfenjash i trillesh, je i prekur, ndoshta më shumë se lotët e asaj vajze, por edhe papërmbajtja pikëlluese e vetë Gjergj Lucës.
Dashuria për punën dhe mirënjohja për njerëzit e përkushtimit është një gjë e rrallë, por ama kjo video po dëshmon se është një moment shumë emocionues dhe një shkas për reflektim i shoqërisë. Përtej llamburitjeve verbuese dhe një farse mbytëse të diktuar si një skllavëri moderne në mediat sociale, fotove e pispillosjeve, lajkatimeve dhe falsitetit, shfaqet kjo vajzë e urtë që përlotët nga bujaria e një mirënjohja dhe nga shpërblimi i asaj që ajo beson, puna.
Padyshim rasti i Elidjonës, është një akt mirënjohjeje i denjë për mirënjohje, por jo vetëm, është gjithashtu një prizëm ku reflektimi i shoqëris sonë përmes këtij interesimi, reflekton ngjyrat e shpresës./CNA.al
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mun...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër për çështje...
Batutë me nënqeshje cinike në Kuvend nga ana e Kryeministr...
Ndonëse kaloi një javë nga sulmi kibernetik kundër portali...
Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një ...
Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presi...
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo...
Dikur flisnim për ndikimin e ndërkombëtarëve si shpresë pë...
Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën ...
Unë që kam bashkuar zërin me miliona e miliona qytetetarë ...
Multiplikimi i Titujve “non grata” vërtetojnë se: FAK...
Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikë...
Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LS...
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...