ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Unë që kam bashkuar zërin me miliona e miliona qytetetarë të rruzullit në emër të drejtësisë, rendit e shtetit të së drejtës kur në një kor jemi identifikuar me “Je suis Charlie”, “Je suis Brussel”, “Je suis Istambul”, “Je suis Paris” vetëdeklarohem “Je suis non grata” – “I’m non grata”!
E respektoj dhe nuk e kam shkelur kurrë ligjin, dhe prapë vetdeklarohem se “I’m non grata!”
Megjithëse Amerikën e kam patur Yllin Polar, nuk kam nevojë të më shpallë DASH “Non Grata”, sepse unë e shpall veten të tillë! I’m non grata!
Në shtetin e së drejtës të një vendi demokratik, prezumimi i pafajësisë – Ei incumbit probatio qui dicit, jo qui negat – është një e drejtë juridike dhe askush nuk mund të dënohet, të exkomunikohet e poshtërohet publikisht pa iu vërtetuar faji! Në bazë të presumimit të pafajësisë, i pretenduari që ka kryer faj, është i pafajshëm.
Me pretendime, me “allegation” çdo kush rrezikon të jetë nën shpatën e padrejtësisë, qoftë President i SHBA apo Mbretëresha Elisabeth II e Anglisë!
Platoni thosh se forma më e keqe e padrejtësisë është kur pretendohet se është drejtësi.
Me allegation, duke pretenduar, na dënonte diktatura kriminale Hoxhiste, me allegation na burgoste, na internonte e na e vriste jetën! Vetëm me allegation, duke pretenduar, me prokurorë e gjykatës kriminelë! Me pretendimin si armiq të diktaturës na ndëshkonte mizorisht; edhe pse ishim fëmijë, ne lindnim armiq të diktaturës e cila na shpallte non grata që në barkun e nënës.
Sa për regjimin e Edi Ramës është perfeksionim i diktaturës hoxhiste në shekullin XXI, unë e shoh nonsens dhe të papranueshme sintoninë e tij dhe DASH, se sa për shtat i vijnë qëndrimet e DASH si mjete për të arritur qëllimet e tij Edi Ramës.
Prandaj e shpalla veten “non grata”.
Sepse me “non grata” nuk goditet Sali Berisha, por ata qindra mijë që ishin në shesh më 7 korrik!
Kjo është çështja!
E përsëris vazhdimisht se kam qenë kritikuese e Sali Berishës dhe natyrisht ai ka plot kusure, por prej kur startoi Foltoret, jam bërë përkrahëse e tij. Ne të Foltoreve jemi opozita shqiptare, Sali Berisha është vetëm njëri nga ne, ose – më shkoqur – jemi shqiptarët e thjeshtë që duan një jetë me punë të ndershme dhe me dinjitet në një vend me sistem demokratik.
Ne të Foltoreve, ne të 7 korrikut jemi të gjithë “non grata”, paçka se e duam Amerikën dhe respektojmë ligjin, ndryshe nga Edi Rama që i shkel ligjet, flirton me Vuçiç, i shtrëngon duart me Dodik pa marrë parasysh se është mik i Putinit dhe i shpallur nga DASH “non grata”.
Por kryesorja është se Sali Berisha nuk përbën rrezik për interesat Amerikane, përkundrazi është duke i mbrojtur ato. Sali Berisha është katalizatori që po ringjall demokracinë e vrarë nga antiligji që ka emrin e Edi Ramës por që çuditërisht nuk është i shpallur non grata!
Prandaj unë vetëdeklarohem non grata!
Si protestë për të kundërshtuar eleminimin e pluralizmit në Shqipëri nga Edi Rama dhe banda e tij!
I love USA, por dua Amerikën e ëndërrës sime, të Walt Whitmanit, kur bënte thirrje që “të binin kambanat se Anija fitimtare, kishte arritur t’i tejkalonte vorbullat dhe ankthet”. Anija fitimtare ishte Amerika.
Unë mendoj se Walt Whitman sot në Heaven është në ankth nga vorbullat!
Gjyshi im ishte ende fëmijë në fillim të shekullit XX, kur dëshira për të kapur ëndërrën Amerikane e bëri që të përballonte një udhëtim gati të pamundur nga Shqipëria në Ellis Island për të fituar jetën me punë, djersë e nder, ndërsa tani në emër të Amerikës më flet një kryeministër i ngopur si sfungjeri nga aferat korruptive, që ka uzurpuar çdo pushtet dhe që e shpërdor Parlamentin për të poshtëruar e derdhur urrejtjen e helmin tij linçues kundër opozitës, të cilën e konsideron armike sikur diktatura enveriste. Edi Rama nxit konflikt ndërshqiptar. Është i rrezikshëm. Qendrimet e tij bien ndesh interesave Amerikane!
Prandaj u vetshpalla non grata! E respektoj dhe nuk e kam shkelur kurrë ligjin! Ndërsa shkelësi i ligjit dhe Kushtetutës po përdor non gratat e SHBA dhe MB si carta bianca për të likuiduar pluralizmin dhe liritë elementare të individit!
Prej 1991 kemi një ëndërr të përbashkët ne shqiptarët, që vendi ynë të ketë një demokraci normale, me shtet të së drejtës, ku të gjithë të jemi të barabartë përpara ligjit, ndërsa fatkeqësisht në Shqip?ri ligjin e bën njeriu që po e kthen Shqipërinë në një “fuçi baruti”. Dhe ky është Edi Rama!
Kryeministri i Shqipërisë me një enturazh ministrash të dënuar për lidhje me mafien që rrezikon sovranitetin e vendit, po i shperdor “non gratat” si zhurmues e propagandë për të mbuluar skandalet dhe vjedhjet qindra milionëshe, prandaj unë e shpall veten time non grata!
Shqipëria e Edi Ramës funksionon si një shtet mafioz, uzurpim, përvetësim, korrupsion, larje parash e komprometim. Sa i butë po tregohet Edi Rama si amnistues i djemve të Londrës, ndërsa nga Londra çuditërisht vjen non grata me adresë të gabuar.
I’m non grata! Pa e shkelur ligjin kurrë!
Në fakt do të kisha shumë dëshirë të merrja avionin e të zbrisja direkt në Aeroportin John F.Kennedy apo Ronald Reagan, por jo, preferoj të jem non-grata deri sa Shqipëria ime të ketë një shtet të dalë nga vota e lirë dhe e ndershme, sepse vendi i shqiponjave është duke dhënë shpirt nga antishteti, antiligji, ekonomia e zezë, e personifikuar me emrin e Edi Ramës dhe reve të zeza që fshihen pas tij./CNA.al
Multiplikimi i Titujve “non grata” vërtetojnë se: FAK...
Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikë...
Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LS...
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Më 17 korrik, në "YouTube", në kanalin televiziv "Top Chan...
Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, e...
Sot kam vendosur të mbaj ditar për shkak të një ngjarjeje ...
Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëlloj...
Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor z...
Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsy...
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...