ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociuar me palën greke për çështjet me interes dy palësh, Majmuni Kiko, pati një incident të rëndë në pikën e kalimit kufitar.
Gjatë kontrollit polici grek i gjeti të paketuar për merak një kallashnikov.
-Po kjo çfarë është?- pyeti i lebetitur polici grek.
-Makinë llogaritëse!
-Kjo makinë llogaritëse?!
-Po, me këtë i lajmë hesapet në Shqipëri.
Kikos i konfiskuan “makinën llogaritëse” dhe kjo bëri që të ndryshoi planet. Thirri Kasandrën për të parashikuar atentatet e muajit gusht, ose thënë ndryshe “ngjarjet”.
Që në fillim të bisedës Kiko u tregua i sinqertë dhe tha se nuk i pëlqen fare grekët. Po fare.
-E di, i tha Kasandra, dhe ke shumë të drejtë. Ne grekët, të gjithë kafshët i kemi në mitologjinë tonë, me përjashtim të majmunit.
-Kjo do të thotë se kryeministri Shqipërisë ka të drejtë kur thotë se ju grekët mendoni se keni ardhur në këto anë para nesh?
-Po ç’ne ti nga këto anë- nisi ligjërimin Kasandra. Në mitologjinë japoneze majmunët zënë vend kryesor. Edhe në mitologjinë kineze, indiane dhe egjiptiane u kushtohet një vëmendje e veçantë majmunëve. Mitologjia kineze ju quan ju “mbreti i kafshëve”. Ju vendos mbi Luanin. Një jetë ka majmuni për të jetuar. Pse e çon dëm në Shqipëri? Pse nuk shkon në Kinë?
-Nuk më pëlqen politika e jashtme e Kinës- tha Kiko dhe u fut drej e në temë. Këtu kam ardhur për të më mësuar nga ju “ngjarjet e rënda” që do të ndodhin në muajin e pushimeve. Muaji gusht, vijoi Kiko është shumë interesant. Është muaji i pushimeve për 99% të shqiptarëve, është muaji ku operatorët turistikë në Jug të Shqipërisë i ngrenë çmimet më lart se Kulla e Kastratit në Tiranë me shpjegimin se “ne 1 muaj kemi dhe 11 muajt e tjerë do të hamë çfarë fitojmë këtë muaj”. Pra “shqiptarët” punojnë 11 muaj, që të pushojnë një muaj… nejse, çështje e ngatërruar, por desha të të them se më shqetësojnë jashtë mase vrasjet.
-Pse - e pyeti Kasandra.
-Po, kam dëgjuar se njerëz me ndikim në opinionin publik në Shqipëri, thonë se pa vrasje nuk ka romane. Unë jam ekologjist. Romanet bëhen me letër. Letra bëhet prej druri. Druri merret nga pema. Në pemë jetojmë ne. Mirë betonin nuk e ndaloj dot se nuk ndalet dashuria e shqiptarëve për betonin, por të paktën të mbrojmë mjedisin nga romanet që mund të frymëzohen nga vrasjet.
-E kuptova,- tha Kasandra. Çfarë kërkon të dish?
- Vendet ku do të kryehen atentatet.
-Laç, Milot, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër, rruga Elbasan - Peqin.
-Po ditët?
-Nga e hëna në të premte. E Shtuna dhe e Diela janë pushim. Edhe kriminelët njerëz janë me halle dhe familje, si gjithë të tjerët edhe ata kanë nevojë për pushim.
-Po metodat?
-Metodat tradicionale. Kallash, pistoletë, eksploziv.
-Po policia? Policia si do të reagojë?
-Policia do të kapë menjëherë viktimat, por me kusht që lajmin ta japin të parët gazetarët. Pas ngjarjeve do të ketë lëvizje në polici. Nëse vrasjet më të shumta ndodhin në Vlorë dhe në Shkodër, për të përmirësuar në mënyrë urgjente situatën, drejtori i Vlorës do të shkojë në Shkodër dhe ai i Shkodrës do të tranferohet në Vlorë, e kështu me radhë. Me këtë rast grupi Skërficës do të këndojë këngën: “Drejtor ishim, drejtor jemi/ tjetër fat ne nuk kemi/ ku na thërret detyra vemi.
-Si mund të parandalohen vrasjet? Kam hall se gusht do të shkruhen shumë romane.
-Kam dëgjuar se je majmun me ndikim në Shqipëri. Bëji një thirrje që në muajin gusht të nënshkruhet një armëpushim mes “grupeve rivale” dhe ta zbatojnë atë”.
-Po, problemi është se kryeministri për këto grupet rivale ka thënë: “Kokat hëngshin”.
-E kanë keqkuptuar, si gjithmonë- tha Kasandra. E ka patur fjalën për koka qingjash. Duhet mirëkuptuar zelli dhe gadishmëria e policisë për të zbatuar besnikërisht e pikë për pikë porositë e kryeministrit, por e kanë keqkuptuar. Më vjen shumë keq për këtë. Dhe nëse më pranoni një këshillë, vijoi Kasandra, duhet ta merrni seriozisht çështjen e vrasjeve, po ju vriten shumë “biznesmenë’. Nuk po them që të kthehen të gjithë vegjetarianë, por po të vijoni me këtë ritëm duke ngrënë kokat e njëri tjetrit, pas pak vitesh do të mbeteni pa biznesmenë dhe investitorë strategjikë. Mund të mbeteni edhe pa deputetë! Kush do e bëj rindërtimin? Kush do ta bëj lule Shqipërinë? Kush do ta rrisë GDP-në? Kush do të forcojë lekun ndaj euros dhe dollarit? Kush do t’i financojë fushatat elektorale? Kush do të financojë partitë politike, këto kështjella të demokracisë? Kush do të financojë mediat?
-Shumë pyetje të vështira për mua- u përgjigj Kiko. Këtyre pyetjeve nuk ua di përgjjigjen as ai i madhi fare, vetë Zeusi. Por ty të faleminderit për këshillat dhe sidomos për pyetjet. A mundet që për parashikimet për ngjarjet e muajit gusht të citoj ty?
-Pse ?
- Kam frikë, tha Kiko, se po t’i them unë do të më arrestojnë për mos kallëzim krimi. Neni 300/1 i Kodit Penal!/CNA.al
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Më 17 korrik, në "YouTube", në kanalin televiziv "Top Chan...
Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, e...
Sot kam vendosur të mbaj ditar për shkak të një ngjarjeje ...
Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëlloj...
Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor z...
Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsy...
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociat...
Turizmi është në krizë të fortë këtë vit. Kjo është e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...