Zonja me të zeza
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...

Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LSI punësonte në ndërmarrjet e shtetit që i trajtonte si të sajat gjatë kohës që ndante pushtet sa me PD-në dhe aq me PS-në, Ornela Zonja një ditë e pa veten në zyrën e Alqi Bllakos, pra Sekretare e Përgjithshme e Presidencës së Ilir Metës.
E marrë nga besniket e partisë së tij, Ilir Meta e zgjodhi Ornelën për të zëvendësuar djalin plangprishës, Alqi Bllakon, të cilit i kishte premtuar në atë kohë se do ta bënte Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Largimi i Alqi Bllakos e bashkimi me PS-në, shënon edhe fillimin e fatit të Ornelës në krye të administratës së Presidentit të Republikës.
Sekretarja e Përgjithëshme jo vetëm u bë në këtë mënyrë kanakarja e shefit të vet, por ia doli të bëhej njeriu që bënte ligjin në selinë e Presidentit.
Marrëdhënia e ngushte me shefin i mjaftoi Ornelës që t’i bënte zap të tjerët, por edhe të vendoste kontrollin e saj të plotë mbi të gjitha praktikat e dhënies së shtetësive, të dekoratave e kështu me rradhë, pa lënë mënjanë prokurimet e deri edhe blerjet e vogla që në llogari të fundit nuk dalin që të jenë më të vogla, sepse vetëm për blerje të tufave me lule që Ornela kujdesej të zbukuronin zyrën e shefit rezultojnë të faturuara disa milionë lekë.
Por, ndërsa Presidenti Meta është bërë gati të ikë për t’u zëvendësuar nga Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj i cili e merr detyrën nesër, Ornela shprehet e sigurtë nëpër zyrat e presidencës se shefi ia ka rregulluar që të fillojë punë në Bankën e Shqipërisë, ndërkohë që të tjerët janë nën akthin e pritjes se çdo të ndodhë me fatin e tyre pasi të fillojë punë presidenti i ri.
Pyetja që lind është; përse e ka me aq ngut Ilir Meta rregullimin në punë të Ornela Zonjës aq sa kjo e fundit shprehet e sigurtë që shefi e ka rregulluar të fillojë në Bankën e Shqipërisë?
Nëpër korridoret e Presidencës flitet për gjithëfarëlloj lidhjet e aferash, por përtej atyre sentimentale, më të besueshëm janë ata që flasin për do fatura pagesash më çmime fantastike udhëtimesh të Presidentit, të cilat nëse janë të vërteta do të përbënin një skandal më vete.
K?shtu fjala vjen flitet për një biletë udhetimi deri në 8 mijë euro për Presidentin gjatë udhëtimit të tij të fundit në SHBA ku vajti në 110 vjetorin e “VATRËS” apo për biletë Biznes Class në udhëtimin e Presidentit me avion nga Tirana në Bari, kur dihet që ky avion nuk ka zonë të udhëtimit në biznes.
Mbase Presidenti nuk i di keto shuma marramendëse të shpenzuara për udhëtimet e tij, mbase nuk i di as pagesat e kripura për tufat me lule që Ornela ia le në zyrë apo se vetem ditët e fundit janë shpenzuar disa miliona lekë për dezifektimin e oborrit të presidences nga insektet, por të paktën mirë qe e di se Ornela e tij duhet rregulluar në punë të mirë në Bankën e Shqipërisë, aty ku politikanët shqiptarë rregullojnë në punë gratë, vajzat apo edhe dashnoret e tyre./CNA.al
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Më 17 korrik, në "YouTube", në kanalin televiziv "Top Chan...
Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, e...
Sot kam vendosur të mbaj ditar për shkak të një ngjarjeje ...
Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëlloj...
Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor z...
Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsy...
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
“Çfarë mund të quhet fitore?”, -pyeste poeti i madh gj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...