Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikën 5-mujore të luftës në Ukrainë: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, panele të Ekspertëve dhe personaliteteve elitare të sigurisë në Uashington, Bruksel, Munich Security Conference, Qendrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s Romë, Samitin e Madridit, etj.”
Megjithë, sigurisht respektin për disa gazetarë me integritet dhe kurajë euroatlantike, kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë mediatike”, pasi “përtej modestisë së tepruar” nuk kam kohë të shpërdoroj me të dalldisur nga fuqia e mbipushtetit; me shterpësinë e mendimit të kuvendarëve “të emëruar nga kryetarët”, analistëve të gjithëditur apo rambo-strategëve të vetë (de) degraduar mbi harta me avion, raketa, tanke, “bunkerë atomikë dhe rezerva strategjike për ditët e qametit”, duke e shpjeguar kështu “luftën, jo vetëm për Ukrainën” nga studio “kapterësh trudhjamosur me konceptet e Luftës së Dytë botërore, në mos atyre më herët”! Gjithsesi, duke vijuar në linjë me 10-ra analiza të publikuara përgjatë 5 muajve të luftës, si dhe besuar se kolegët e fushës dhe opinioni mbarëkombëtar ka nevojë për këndvështrime realiste, pse jo edhe optimiste, po paraqes një përmbledhje të përditësuar rreth humbjes së pashmangshme të luftës, ose me fjalë të tjera “Ukraina, si funeral poshtërues i Perandorisë Putiniste”.
Së pari, mbas 5 muajsh lufte rraskapitëse, Rusia ka fituar disa beteja (objektiva rajonale në Donetsk, Luhansk, Kherson, etj.), por me kosto shumë të lartë dhe HUMBJE të mëdha: “Më shumë se 40 mijë ushtarakë kanë mbetur të vrarë, reth 6500 tanke dhe transportues të blinduar, 1200 helikopterë, avionë ushtarakë, përfshi UAV (pa pilot), 1500 artileri dhe sisteme raketore, 15 anije luftimi etj. Kjo luftë, sipas raporteve të agjencive të njohura, në vetëm 5 muaj i ka kushtuar Moskës mbi 10 miliardë $ në ditë, ndërsa në total 1.5 bilionë dollarë”.
Për ta bërë edhe më të qartë, përmasat e një humbje në Ukrainë, po sjell vetëm shifra të (pa) krahasueshme të humbjeve të BRSS në luftën gati 10-vjeçare (1979-1989) në Afganistan: “13.621 ushtarë, 451 helikopterë dhe avionë, 147 tanke, 443 artileri e armë të tjera si dhe vetëm disa qindra miliardë $”.
Pra, përveç turpëruese, humbja ishte edhe një goditje e rëndë për madhështinë e Ushtrisë së Kuqe, pasi nga Afganistani humbi dhe iku me bisht nën shalë dhe sipas strategjistëve: “U ngul gozhda e fundit në arkivolin e Bashkimit Sovjetik si dhe e ambicieve të saj gjeopolitike për të: thyer rrethimin e SHBA-ve dhe për të dalë në ujërat e nxehta të Azisë Jugore”.
Kështu, referuar shifrave të dy luftërave Rusia: “Në vetëm 5 muaj luftë në Ukrainë, ka pësuar jo me pak se 10 herë më shumë humbje sesa 10 vite së bashku në Afganistan”.
Ndërsa mesazhet mes shifrave flasin edhe më fortë se oshtimat e raketave vrasëse apo megafonat e Moskës zyrtare: ”Makineria ushtarake e Rusisë po zvarritet e rraskapitur drejt humbjes turpëruese të LUFTËS për pushtimin e tërësisë territoriale të një vendi sovran dhe të një kombi martirësh (Ukrainës).
Ndërsa, përtej një luftë të destinuar për të humbur me turp, kjo do të jetë edhe “fillimi i fundit me gjak të Putinit”, pinjollit të ambicieve staliniste dhe pjellës së makinerisë së krimit shtetëror (KGB)!
Së dyti, 5 muaj më parë, krahas luftës për pushtimin e Ukrainës: “Rusia e marrosur po sfidonte njëkohësisht rendin dhe faktorët e sigurisë globale (UN, NATO, USA) duke kërcënuar se me fuqinë e armëve do të zgjeronte ambiciet gjeopolitike të perandorisë putiniste”. Por është duke u rrokullisur e dështuar me turp edhe në këtë aventurë staliniste.
Kjo, falë jo vetëm rezistencës heroike të ukrainasve, por edhe solidaritetit dhe vendosmërisë së SHBA, UN, NATO dhe BE që e: “rrethuan Rusinë me embargo ekonomike dhe diplomatike”, dhe që vijojnë ta “mbështjellin Ukrainën” me mbështetje të gjithanshme, përfshi ushtarake nga të gjitha vendet e NATO-s si dhe 2 vendet skandinave (Suedia & Filanda) që në Samitin e Madridit nënshkruan aspiratën e anëtarësimit.
Prandaj krahas humbjes së luftës në Ukrainë, Rusia do të gjunjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtarake të USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike për zgjerimin e kufijve të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!
Thënë këto, jam i bindur se bashkë me luftën për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humbasë edhe peshën gjeopolitike në botë, fatmirësisht edhe në Europën Juglindore etj.
Së treti, ndërsa RSH do t’i duhet jo vetëm të dënojë nga “frëngjitë e fb” luftën dhe të rreshtohet krah të USA & NATO-s, por edhe: “të kontribuojë me kohezion të pa kushtëzuar, vendimmarrje dhe kapacitete modeste në mbështetje te Ukrainës, si dhe në mbrojtje të stabilitetit, anëtarësimin në BE si dhe zhvillimin interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.
Ndërsa e sjellë kjo në kuadrin e përpjekjeve për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, shpresoj se kjo luftë do shërbejë si kambanë e fortë arsyesh strategjike edhe për 4 vendet (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia) për të njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Në shtesë, me statusin e ekspertit në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë kombëtare, rajonale dhe NATOs, do t’i këshilloja aktorët politikë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që: Humbja e luftës dhe e peshës së Rusisë, rrjedhimisht edhe e fuqisë ushtarake të Serbisë në rajon është një rrethanë e artë gjeopolitike për të aplikuar platformën. Dy shtete të pavarura. një komb i vetëm midis RSH & Kosovës si dhe integruar masat shtetërore në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqenien dhe besimin e qytetarëve në axhendën e integrimit në BE.
Së fundmi, sfidat e faktorizimit të RSH në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (UN, NATO, BE) si dhe forcimi i bashkëpunimit strategjik me SHBA, i gjej si një mundësi historike për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në rajon, Mesdhe, etj.! Zoti e bekoftë paqen jo vetëm në Ukrainë, demokracinë, interesat gjeopolitike të RSH, fuqinë ushtarake të NATO-s si dhe Aleancën e vlerave Transatlantike./CNA.al
Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LS...
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Më 17 korrik, në "YouTube", në kanalin televiziv "Top Chan...
Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, e...
Sot kam vendosur të mbaj ditar për shkak të një ngjarjeje ...
Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëlloj...
Dhe ja, kjo është procedura që ecën paralel në favor z...
Gjithkush që përdor një kompjuter për çfarëdolloj arsy...
Republikë Bananesh apo Republike Majmunësh?! Letër e hapu...
Prej disa vitesh, të rinjtë shqiptarë po diplomohen si...
Shfaqja e djeshme me Ilir Beqajn e prodhuar nga Kinostudio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...