“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Ndonëse kaloi një javë nga sulmi kibernetik kundër portalit e-Albania, shqiptarët janë ende të painformuar mbi autorët, shkaqet, përmasat dhe pasojat e sulmit.
Deri tani AKSHI ka bërë atë që mund ta bëjë edhe një nxënës informatike i gjjmnazit – ka bllokuar qasjen tek një faqe interneti ku hakerat publikojnë rregullisht dokumente konfidencialë të shtetit shqiptar.
Një dokument i firmosur nga Sekretari i Qeverisë ku flitet për blerje dronësh ngjan si dokumenti më sensitiv i publikuar deri tani, çka hedh dyshime se dokumente të tjerë të së njëjtës rëndësi dhe shkallë sekreti mund të kenë rënë në duart e hakerave.
Fakti që sistemi online i tatimeve nuk funksionon ende flet për dy skenarë: (1) sistemi është ende vulnerabël dhe qeveria ka të paktën aq mend sa të mos rrezikojë sërish këtë nënsistem jetik dhe sensitiv; (2) hakerat e kanë dëmtuar ose edhe shkatërruar sistemin e tatimeve dhe rivendosja e tij në punë ka qënë e pamundur.
Por ç'duhet të bëjë shteti shqiptar sot dhe, mbi të gjitha, ç’mësime duhen nxjerrë nga kjo situatë?
Kur një entitet çfarëdo (aq më tepër një shtet) vendos të digjitalizojë proceset e veta qoftë edhe pjesërisht, duhet të marrë një sërë masash ku do të veçoja si tre më të rëndësishmet:
E para, është një vizion strategjik dhe një arkitekturë e qartë e informacionit. Digjitalizimi në Shqipëri nuk nisi si një proces i planifikuar si duhet çka është e kuptueshme dhe, deri në një farë mase, e justifikueshme në stadin e eksperimentimit.
Por në momentin kur një shtet si shteti i rilindjes vendos të kalojë të gjithë shërbimet online, është domodoshmëri që digjitalizimi të bëhet me një plan kombëtar të mirëmenduar dhe të hartuar nga specialistët më të mirë të botës.
Nuk mund të digjitalizosh shtetin me amatorë dhe të paaftë; dhe ky është mësimi i parë nga sulmi.
E dyta, siguria e informacionit. Siguria kibernetike sot është një treg botëror prej qindra miliardë dollarë në vit. Ajo përfshin politikat dhe kuadrin e sigurisë, njerëzit e trajnuar dhe, si hap të fundit, teknologjinë. Dikush duhet të hetojë AKSHI-n në të tre këto komponentë, por nga informacionet që kanë qarkulluar këto ditë duket se siguria kibernetike, si gjithçka tjetër e shtetit shqiptar ka qënë në duar amatorësh.
E treta është infrastruktura. Për të patur një sistem kombëtar informacioni duhet ngritur një Data Center e niveleve më të larta të mundshme. Ndërkohë, e ashtuquajtura “data center” e shtetit shqiptar funksionon akoma në bodrumin e AKSHI-t duke mos përmbushur as kritetet më elementare të infrastrukturës informatike.
Sipas informacioneve që arrijnë jashtë Shqipërisë, projekti i ngritjes së Data Center-it të dizasterit (Disaster Recovery, DR) në Elbasan u la pas dore nga Rilindësit të cilët me sa duket as që e kuptojnë rëndësinë e DR-it. Projekti “fle" prej 10 vjetësh në AKSHI dhe me siguri ka zënë pluhur në raftet e AKSHI-t apo ato të Kryeministrisë.
Ç'mësime duhen nxjerrë nga sulmi?
Së pari, angazhimi i një ose më shumë kompanive ndërkombëtare të cilat të hartojnë sa më shpejt strategjinë e zhvillimit të e-Albanias në çdo komponent, duke nisur nga arkitektura.
Së dyti, ngritjen e të paktën dy Data Center, një për operacionet dhe një për DR. Të dy këto Data Center duhet të jenë pak a shumë identike, çka nënkupton edhe duplikim shpenzimesh, por fatkeqësisht kjo është fatura e digjitalizimit.
Së treti, të analizohen me përgjegjësi maksimale jo thjesht pasojat, por mbi të gjitha shkaqet e sulmit aktual.
Me sa po kuptohet, AKSHI që në kohën e rilindjes u kthye thjesht në qendër tenderash, është i paaftë të drejtojë agjendën e digjitalizimit. Mund të mendohet dhënia e e-Albanias me PPP tek një kompani ndërkombëtare prestigjioze dhe kjo do të ishte PPP-ja më e justifikuar nga gjithë ato që janë dhënë deri tani.
Shpresoj që sulmi aktual të ketë bërë sa më pak dëm tek asetet digjitale të shtetit dhe, në radhë të parë, tek të dhënat e shqiptarëve.
Shpresoj që gjithashtu pësimi të kthehet në mësim për ta kthyer agjendën e digjitalizimit nga një mjet propagande dhe mburrjeje, në një strategji kombëtare të mirë menduar, mirë planifikuar, mirë financuar dhe mirë zbatuar.
Fatkeqësisht, kur sheh se si operon rilindja në çdo fushë të drejtimit të shtetit, gjasat që kjo të ndodhë duken minimale.
Gjithsesi, shpresa vdes e fundit…/CNA.al
Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një ...
Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presi...
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo...
Dikur flisnim për ndikimin e ndërkombëtarëve si shpresë pë...
Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën ...
Unë që kam bashkuar zërin me miliona e miliona qytetetarë ...
Multiplikimi i Titujve “non grata” vërtetojnë se: FAK...
Kam ndjekur me interes dhe përgjegjësi shtesë dinamikë...
Krejt e panjohur, një anonime e rëndomtë nga ato që LS...
-Histori të trishta dhe gazmore për mamanë time?!- Mamaja...
I zhvendosur nga Saranda në Korfuz me idenë për të negociu...
I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një masht...
Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Beris...
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT! Aty fle lepuri...
Nëse do të isha në vend të Shkelzenit, djalit të Beris...
Në vitin 2008 isha me punë te gazeta "Albania", e cila...
Lajmi që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me policinë...
Hap televizorin dhe mbi ekranin e madh sheh titra titujsh ...
Sot kam patur ditën më të vështirë dhe më të lehtë të jetë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...