Përse kaq shumë nervozizëm për të na mbushur mendjen se Ilir Meta nuk ka qenë spiun
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...

28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipërisë, pasi u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në lindje të shtetit modern shqiptar, në vitin 1914, SHBA-të nisën një mision faktmbledhës në Shqipëri të drejtuar nga diplomati George Frederick Williams.
Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për fatet e tyre.
Më posaçërisht, ishte zbatimi i një prej pikave të Presidentit amerikan Ëoodroë Ëilson, ajo e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, që do t’i siguronte ish Presidentit amerikan dhe SHBA-ve një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit WËilson për botën, roli i diasporës shqiptare në SHBA dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që rikonfirmoi pavarësinë e Shqipërisë.
Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një vend miqësor dhe i preferuar për SHBA-të aq sa dhjetëra amerikanë u vendosën dhe dhanë një kontribut për vendin tonë si diplomatë, sipërmarrës, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës shqiptare.
Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e pasluftës do ta fusnin raportin natyral miqësor mes dy vendeve tona në një armiqësi të dëmshme dhe në kundërshti të hapur me interesat historike të kombit tonë. Rreshtimi në bllokun komunist e rriti retorikën antiamerikanë në Shqipëri, shoqëruar kjo me veprime aspak miqësore, çka solli dhe largimin e misionit diplomatik amerikan nga Shqipëria, në nëntor të 1946-ës. Rrethanat e këtij largimi janë përshkruar më së miri nga përfaqësuesi amerikan në Shqipëri Henderson dhe bashkëshortja e tij, si një largim jashtë çdo praktike diplomatike dhe njerëzore.
Izolimi dhe armiqësia do të merrte fund me rënien e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, që solli rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, pas një ndërprerjeje të gjatë, më 15 mars të vitit 1991. Propoganda komuniste antiamerikane prodhoi efekt të kundërt tek shqiptarët, të cilët i panë SHBA-të si aleatin kryesor në shembjen e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe shënjimin e rrugës së lirisë drejt vendosjes së themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, Shqipëria u trajtua si pjesë e rëndësishme e konceptit të Ëashingtonit për ndërtimin e një Europe të pandarë, të lirë dhe në paqe. Objektivi amerikan ishte i qartë në mbështetjen e ndërtimit të insititucioneve të konsoliduara, sundimin e shtetit të së drejtës, ekonominë e tregut funksionale, çka do të mundësonte pranimin e Shqipërisë në familjen Euro-Atlantike.
Përgjatë tre dekadave të tranzicionit, SHBA-të konsiderohen si nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në proceset demokratizuese të Shqipërisë, për shkak të mbështetjes së pazëvendësueshme politike, diplomatike dhe ushtarake.
Mirënjohja jonë është e pakufijshme për rolin vendimtar të SHBA-ve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e të drejtave të shqiptarëve si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Maqedonin e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Falë ndihmës dhe mbështetjes së pakursyer të SHBA-ve, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.
Mirëpo thellimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh nevojitej të materializohej me një kuadër cilësor politik duke e sjell në një nivel të ri marrëdhënien mes nesh. Për mua si ministër i punëve të jashtme, ishte moment krenarie firmosja e Deklaratës së Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ëashington, më 20 Prill 2015. Ky dokument përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në planin global, rajonal dhe atë dypalësh.
Historia njëqind vjeçare diplomatike mes nesh na mëson se faktori njerëzor përcaktoi anën e duhur të historisë, sikurse me pa të drejtë na vendosi në armiqësi jo natyrale apo distancë dëmtuese me pasoja për interesin kombëtar për disa dekada.
Kjo marrëdhënie një shekullore, e jetuar në vetëm gjysmë shekulli pranë njëri tjetrit ka qenë bekim për ne. Por, mbështetja amerikane nuk zëvendëson pronësinë që ne duhet të demonstrojmë për reformat shtetkonsoliduese. Reformat e vërteta që sjellin mirëqënie për qytetarët janë rruga e sigurtë për çimentimin e një marrëdhënie strategjike e të sinqertë, në respekt të ndërsjelltë mes dy kombeve tona, për shekujt që vijnë./CNA.al
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mun...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër për çështje...
Batutë me nënqeshje cinike në Kuvend nga ana e Kryeministr...
Ndonëse kaloi një javë nga sulmi kibernetik kundër portali...
Shumë të mençur e kanë thënë se për fatkeqësinë e një ...
Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presi...
Shumë vapë korriku. Nuk e dinim që do freskoheshim me pak ...
Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo...
Dikur flisnim për ndikimin e ndërkombëtarëve si shpresë pë...
Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...