Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Erdhi koha të pyesim?
Kush e disponon sot agjenturën e Sigurimit të Shtetit që ka funksionuar gjatë regjimin komunist në Shqipëri? Sepse, befas, ish presidenti Meta na doli si agjent i policisë sekrete të komunizmit në Shqipëri.
Por çfarë ishte kjo polici sekrete që drejtohej nga Sigurimi i Shtetit në Tiranë dhe çfarë ndodhi me të pas rënies së komunizmit?
Po me agjenturën e Sigurimit të Shtetit çfarë ndodhi pas rënies së komunizmit? Ku shkuan gjithë ata agjentë që shqiptarët i quanin dhe i quajnë spiunë, dhe që përbënin rreth 20% të popullsisë?
I.
Atëherë, na duhet të theksojmë se...
Në Shqipëri këtë polici sekrete, si agjenturë e kishin në disponim zyrtar operativët e Sigurimit të Shtetit dhe secili prej tyre punonte me fashikujt e tij nën një regjim të rreptë sigurimi.
Sigurimi i Shtetit administrohej në të gjithë territorin e Shqipërisë me anë të operativëve dhe këta ishin administratorët thelbësorë të ushtrimit të forcës tiranike të shtetit.
Operativët ndiqnin me teknikë dhe me agjenturë cilindo individ që dyshohej si kundërshtari i rgjimit komunist, por edhe çdo individ tjetër që e godisnin për terror, për të krijuar ndjenjën e frikës nëpër rrethe të caktuara shoqërore.
Prandaj, çështja Meta nuk mund të quhet një çështje e thjeshtë, të cilën mendojmë ta trajtojmë në këtë shkrim brenda aspekteve të caktuara të gjendjes korruptive në Shqipëri dhe, gjithashtu, edhe brenda ndërthurjes midis së kaluarës komuniste dhe kësaj që po ndodh sot në Shqipëri.
E pra, çfarë ishte në thelb denoncimi që iu bë këto ditë ish presidentit Meta, i akuzuar publikisht si ish agjent i policisë sekretet të komunizmit, d.m.t. Sigurimit të Shtetit?
ll.
Ka disa ditë që po bëhet zhurmë rreth denoncimit publik që i është bërë ish kryeministrit, ish kryetarit të kuvendit dhe ish presidentit të republikës, Ilir Meta, si agjent i policisë sekrete të komunizmit. Por kjo, ndërkaq ka krijuar në Shqipëri një goditje të rëndë për moralitetin e qeverisjeve në këta 32 vjetët e periudhës paskomuniste.
Sigurisht që kjo, para së gjithash, është një shkelje ligji nga komisionet shtetërore të verifikimit të figurës, dhe, brenda kësaj, është edhe një vepër penale.
Kurse Meta, në vend që të futet në mbyllje shtëpi, ai, me një fytyrë prej mjerani në hall, kërkon të vijojë gënjeshtrën e karakterit të spiunazhit të tij. Por...
Juridikisht, kjo ka vetëm një pyetje: a është firma e Metës ajo që ndodhet në dokumentin e bashkëpunimit si agjent i Sigurimit të Shtetit?
Po ka firmë, Metë mavria lodhet kot.
lll.
Por, gjithsesi këto shfaqje të zakonit të vjetër nuk janë më të kohës... dhe prandaj shqiptarët kjo gjendje edhe po i bezdis, por edhe e ndjejnë që, dokumenti i Metës, nuk është një gjë e vetme e tani, sepse kjo që ndodhi, në Shqipërinë e sotme është fenomen.
E pra, intelektualizmi shqiptar po pyet: Si, nuk e dini ju që, nga viti 1992 e deri më sot, këta agjentë spiunish kanë krijuar në qeverisjen e Shqipërisë korrupsionin e lartë shtetëror?
Ende nuk e dini që kjo agjenturë shkatërroi në Shqipëri 500 uzina e fabrika gjatë viteve 1992 - 1997 dhe, edhe më tej?
Po pse, ju ende nuk e dini që ky shkatërrim ka qenë kërkesë e Athinës dhe Beogradit, sidomos e Beogradit?
Por ka edhe diçka që është më thelbësore.
Dhe le ta sqarojmë...
lV..
Sipas informacionit të saktë që kam, më lejoni t'ju them se, ne vitet 1991, 1992, 1993 drejt Athinës u lëshuan dhe ikën pjesa më e madhe e operativëve të Sigurimit të Shtetit. Dhe një pjesë e vogël e tyre edhe drejt Beogradit.
Duhet të kujtohemi, se agjentura e Sigurimit të Shtetit drejtohej nga operativët.
Çdo operativ i Sigurimit kishte nën drejtimin e tij agjenturor një numër jo të vogël agjentësh, të cilët e kishin kthyer Shqipërinë e Enver Hoxhës në një spiunazh tërësor.
Por çfarë ndodhi me operativët në vitet 1991, 1992, 1993?
Ata, në fakt u trembën nga përmbysja e diktaturës dhe u derdhën drejt arratisjes jashtë Shqipërisë.
Por...
Shumica dërmuese e operativëve të Sigurimit në këto vite emigruan në Greqi, dhe, në Athinë. Por këta tani është e provuar se, për të shpëtuar kokën dhe për të fituar para, e shitën me dorëzim të plotë dokumentar, të gjithë agjenturën sekrete të Sigurimit të Shtetit, të cilën ata e dispononin si opetativë.
Por, cili është fakti që po sjell unë?
E pra...
Sipas informacionit tim të sigurt, të gjithë operativët e Sigurimit të Shtetit që u arratisën në Greqi, në vitin 1991, 1992, 1993 e shiten aty agjenturën që e dispononin sipas listave dhe adresave që i kishin nëpër dosjet e tyre të punës.
Ja, kjo është thembra e Akilit në këtë çështje, sepse shumica e agjenturës së Sigurimit u aktivizua nga shërbimi sekret i Athinës dhe Beogradit. Por përqindja dërmuese shkoi në Athinë.
Kjo është zanafilla e tragjedisë së re të shqiptarëve që ia sollën sërish operativët e Sigurimit të Shtetit.
Dhe duhet të kuptohemi se agjentura e dorëzuar në shërbimin sekret të Greqisë, Serbisë por edhe Rusisë, me segmente të caktuara kohore, ka drejtuar qeverisjen në Shqipëri. Domethënë, e ka drejtuar në favor të shteteve që historikisht kanë pushtuar territoret e Shqipërisë.
V.
Për këtë çështje çdo intelektual që shkruan ka të drejtë të akuzojë kohën, të mendojë se komunizmi ka qenë i gjallë në Shqipëri me një lëkurë tjetër. Ka të drejtë ta shohë gjendjen e rënduar të shoqërisë shqiptare dhe mungesën e zhvillimit si pasojë e faktit që Shqipëria në këta tridhjet vite ka qenë e drejtuar nga Sigurimi i Shtetit me anë të ish agjentëve të tij të Sigurimit të Shtetit.
Por...
Në një gjykim të përgjithshëm kjo ka brenda një aspekt letrar të analizës, dhe jo të së vërtetë. Prandaj gjendja tridhjetëvjeçare e drejtimit të Shqipërisë nga fraksionet e ish komunistëve duhe të mbështetet në fakte që krijojnë gjykimet e vërteta të analizës.
Prandaj, në funksion të kësaj analize, duhet të pyesim: A mundet që rasti Meta të përmbajë brenda vetes të gjithë introduksion e degradimit paskomunist në Shqipëri? A mjafton rasti Meta për të arsyetuar të keqen aktuale si rrjedhojë e ligësisë së Sigurimit të Shtetit, me ish agjentëve e tij që drejtuan Shqipërinë në 31 vite rresht?
Jo. Ky rast nuk e krijon.
Duhet që brenda analizës ne t'i qëndrojmë faktit kryesor: që operativët e ish Sigurimit të Shtetit shitën agjenturën e tyre në Greqi, në Serbi por edhe në Rusi. Por, pikërisht këta agjentë, me padron tjetër tani, në 30 vite kanë sjellë një dëm shumë të madh në qeverisjen e Shqipërisë dhe e kanë dëmtuar shumë zhvillimin e Shqipërisë. Sepse janë pikërisht këta që krijuan krizën e vitit 1997; janë këta që, duke qenë në qeverisjen e Shqipërisë, shkatërruan 500 fabrika dhe uzina, prenë miliona pemë frutore, dogjën dhe shkatërruan 20 mjë ha vreshta etj, etj.
Prandaj...
Ky fenomen që analizuam për agjenturën e Sigurimit të Shtetit përbën karakterin retrograd të drejtuesëve: presidentë dhe kryeministra, ministra e deputetë në këta 30 vite të historisë së Shqipërisë. Dhe kjo është arsyeja që shumica e tyre kanë qenë me karakter negativ kundrejt Shqipërisë.
Por tani, gjithçka po shkon drejt shkatërrimit të këtij fenomeni të lig antishqiptar.
Prisni dhe shikoni...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...