Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

(12) Hapet dosja agjenturore e K.M
(K. M= Kiko Majmuni)
Vërtetim biografik dhe vlerësim paraprak i K.M. nga operativi Bido Tërshëra
K.M. ka lindur në Amazonë nga majmunia Kika. Babai është i panjohur. Dmth është kopil. Jo vetëm në kuptimin nistor të fjalës, por dhe në atë metaforik. Ka tru shumë të zhvilluar, ka aftësi të mëdha analize e sinteze, zotëron një intuitë fenomenale.
Eshtë i papajtueshëm dhe i pamëshirshem me mafiozët, sidomos me ata të racës së tij. Mund t’i ushtrojmë presion se ka një çështje të hapur ngaqë ka rrahur tre policë bashkiakë në Sarandë dhe një turist grek.
Propozojmë ta tërheqim në bashkëpunim në drejtim të majmunit Abu, koka e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Sipas të dhënave operative majmuni Abu e kamuflon veprimtarinë e tij kriminale si aktor reklamash bananesh. Ndërsa narkoparatë i riciklon në firma private, në kulla dhe në resorte turistike.
Rekrutimi dhe pseudonimi
Sipas planit operativ, me Kikon u planifikua një takim i rastësishëm në Qafë Gjashtë, në lulishten e bar restorant “Bambuja”. Pas pyetjeve të përgjithshme, përmendjes së dosjes në SPAK (godijta e zyrtarëve të lartë në detyrë) dhe vendosjes së kontaktit psikologjik, iu propozua troç bashkëpunimi me organet tona. Kiko kroi kokën dhe nisi të mendohej. Kur i ushtrova pak presion, më citoi një filozof grek që nuk e mbaj mend emrin. “Po-ja dhe Jo-ja- tha, janë fjalët më të shkurtra dhe më të vjetra, por duhen thënë pas një mendimi të thellë”. Më në fund tha Po, me shumë entuziazëm.
E pranoj këtë detyrë të lavdishme, tha për disa arsye:
Për t’i hequr vetes njollën e pamerituar si gango dhe nuk dua kurrë që të dënohem si i burgosur ordiner.
Për të neutralizuar dhe shkatërruar veprimtarinë kriminale të majmunit Abu. Për t’i rikthyer dinjitetin dhe prestigjin të gjithë majmunëve në vend dhe në diasporë.
Pasi iu dha vija e sjelljes ndaj objektit, Kiko nënshkroi deklaratën e bashkëpunimit. Iu propozua pseudonimi Ajnshtajn që e miratoi me ngazëllim dhe lot në sy.
Po kështu iu dha parulla:” Bananja konike”. Kundërparulla: “Kam makinë, por s’kam benzinë..”
Raport informacioni nr. 1
Abu ka zënë të dashur një shitëse në një tabakino. Dashuria e tyre duket platonike, por është e dyshimtë. Çfarë e lidh Abu-n me një shitëse të rëndomtë? Ky mister u zhduk pasi konstatova që Abu po lexonte romanin agjenturor “E fshehta e paketës Porti”. Abu e përdor shitësen si kuti postare për të marrë dhe dhënë mesazhe te të tretët. Propozoj që organet kompetente të vendosin vëzhgim sekret para tabakinos dhe të instalojnë teknikë operative brenda dyqanit.
Nëshkruar
Ajnshtajn
Raport informacioni nr. 2
Abu më ftoi ta shoqëroja në Kuito tëe Ekuadorit. Vetëkuptohet me shpenzimet e tij. Kjo është shenjë që kam fituar besimin e tij. Me të mberritur atje kuptova rëndësinë, madhështinë dhe pushtetin e tij mbi qeniet njerëzore. Mafiozë të të gjitha racave, ngjyrave, besimeve dhe ideve i përkuleshin me respekt dhe i puthin putrën. I drejtoheshin Don Abu. Subjekti qëndronte i ftohtë dhe mospërfillës dhe u bënte ca pyetje të çuditshme. Në fillim mu duk se fliste përçart dhe e kishte nga lodhja prej udhëtimit të gjatë.
Ngarkesa gati?
Kontenieri plot?
Kur niset ngarkesa?
A ka ndalesë tranzit?
Sa do të zgjasë rruga deri në destinacion?
Janë marrë të gjitha masat?
Presim surpriza?
Secili përgjigjej plot nënshtrim dhe përulje.
Në darkë vizituam depon e portit. Rradhë me tulla të bardha të kristalta që vezullonin.
Këto janë bananet e mija,- më tha Abu gjithë krenari.
Vlejnë qindra milionë e miliarda, euro, dollar, apo edhe bitcoin po të duash.
Kur i tregova një arkë me logon e bananeve, e kapi në ajër pyetjen time.
I shkreti Kiko, i shkreti Kiko e ke ditur gabim. Banane janë këto tullat, ndërsa bananet që di ti janë thjesht amortizues goditjesh që të mos thyhen tullat gjatë transportit për në Europë.
E falenderova Abun që më iluminoi në këtë pikë dhe më dha rastin të mos vdisja injorant.
Nënshkruar në Kuito
Ajnshtajn
Raport informacioni nr. 3
Gjatë kthimit me avion në klasin e parë Abu piu shumë uiski. Aq sa kaloi ne delirium tremens.
-Do të të them një të fshehtë. Këtë e di vetëm ti dhe po e dëgjova nga një tjetër do të të shkrij në vaskë acidi. Unë jam kapo i trafikut planetar të kokainës. Nuk ka kontinent e vend ku nuk çoj kokainë. I kam në xhep të gjithë. Ministra, policë, doganierë, gjykatës, prokurorë. Disa prejt tyre i kam patur bashkëpunëtorë në organizatë. Por për të lehtësuar punën dhe për të eliminuar çdo rrezik, i kam infiltruar në të gjitha nivelet e piramidës shteterore. Ke pare ti Kiko? Janë kriminelë më të aftë në shtet, sesa kur punonin në organizate! Ndonjërin që bën xhibla, e shantazhoj me materiale filmike e zanore. Por kanë filluar të më dalin jashtë kontrollit se kanë ndërruar emër e mbiemër. Disa herë. Madje disa syresh kanë ndërruar dhe emrin e nënës e të babait.
Mua m’ drodh mjekra nga dënesa. Unë nuk do ta ndërroja kurrë emrin e babait, mjafton që t’ia dija…
Nënshkruar në avion
Ajnshtajn
Raport informacioni nr. 4
Abu tashmë ka besim të verbër ndaj meje. M’i rrëfen të gjitha. Ulur të dy në degët e një kumbulle të kuqe, Abu me një vështrim perandorak më tregoi vinçat e kullat në ndërtim e sipër.
I shtrenjti Kiko, ja si lartësohen muret nga tullat e mia të bardha. Ky është vendi i duhur për të investuar. Këtu dashuria për betonin është aq e madhe sa ja kalon dashurisë hyjnore.
Në atë moment bëra një gabim profesional.
A nuk ke frikë se të arrestojnë dhe të sekuestrojnë pasuritë?
Abun e kapi një hije dyshimi. Më hodhi një vështrim depërtues. Nuk m’i shqiti sytë. Mu tha gjuha deri në rrëzë, por u tregova qëndrestar.
-Mos ki gajle i thashë, burgun e bëj unë në vendin tënd. Fundja ne ngjajmë si dy pika loti. Majmun për majmun, mjafton të jetë njëri në birucë, sa për statistikë.
Abu nuk e përmbajti veten. Shpërtheu në lot dhe klithma eksitimi.
-Faleminderit për sakrificën, solidaritetin dhe vetëmohimin. Je majmun e shpirt majmuni. Por nuk ka lindur ende ai homo sapiens që të më verë prangat mua. Personave kyç që të kyçin prangat u kam dhuruar kujt një apartament, kujt një kat e kujt një pallat. Disave u paguaj edhe studimet e fëmijëve jashtë shtetit. Më ka zënë belaja me djalin e një deputeti: ka tetë vjet që e financoj dhe prapë në vit të parë është!
Nënshkroi pranë kullave në Tiranë
Ajnshtajn
Konkluzion i punëtorit operativ Bido Tërshëra
Raport informacionet e Ajnshtajnit janë prova të mjaftueshme që dokumentojnë veprimtarinë kriminale të Abu dhe të organizatës së tij mafioze. Propozoj që Abu të kalojë nga përpunim 2B në 2 A. Dmth të arrestohet. Nga frika se Abu mund të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do të tregojë surratin e vërtetë të personaliteteve tona të fushave te ndryshme, që me aq mund janë bërë gjatë këtyre 32 viteve tranzicion, sugjeroj ta eleminojmë fizikisht. Duke legjenduar ndonjë aksident rrugor me makina me targa greke, angleze ose betoniere. Dihet botërisht se këta aksidentohen më shumë gjatë muajit gusht. Aksidenti me makinë plehrash përjashtohet, sepse do të implikonte autoritetet lokale dhe qëndrore dhe do të rihapte çështjen e nxehtë të incineratorëve.
Ndërsa Ajshtajni, pasi t’i nështrohet një operacioni plastik estetik, të pajiset me identitet të ri, dhe të riatdhesohet në Amazonë.
T’i jepet dhe dekorata e lartë: “ Majmun i Heshtur”.
Për planin operativ dhe kryerjen e operacionit me kodin “Ashtu është një muhabet” ngarkohet oficeri drejtimit Noc Rroku.
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Rreth një vit më parë Bindja Demokratike iu drejtua Au...
Lajmi se qeveria do të nxjerrë njerëzit në sheh më 28 korr...
Ajo quhet Elidjona, një emër që nuk ka lidhje as me blogje...
Nesër mitingu i 28 korrikut, si “adrenaline” për të ringja...
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shk...
Bisedë në zyrë. -Më quajnë Bardhok Korriku. Katundar Tira...
Po të ndiqnim metaforën e lodhur të Lulzim Bashës, sot mun...
A)Terrorizmi digjitalNjë nga lajmet me interes për pot...
Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër për çështje...
Batutë me nënqeshje cinike në Kuvend nga ana e Kryeministr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...