ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë, turizmi dhe bujqësia, po vuajnë. Po ndalem pak tek kjo e dyta, bujqësia.
Pashë në lajme shqetësimin për shterimin e një një prej veprave më të mëdha ujitëse, rezervuarin e Kurjanit në Roskovec. I ndodhur gati në pikën e vdekjes. Sepse nuk ka rezerva ujore,
Sepse nuk ka patur reshje për ta furnizuar.
Sepse kërkesa e bujqësisë për ujë është rritur.
Sepse ndryshimet e klimës kanë prodhuar një tjetër realitet në raport me mjedisin.
Pashë sërish nga media, por edhe nga deputeti Erjon Braçe, shqetësimin për shterimin e rezervës më të madhe artificiale të ujit për vaditje, rezervuarin e Thanës, që mban gjallë tërë Mzyeqenë.
Sepse edhe ai nuk ka rezervë ujore. Sepse HEC-i i Banjës në lumin Devoll nuk lëshon ujin e mjaftueshëm për ta furnizuar (ata që e ndërtuan Banjën e parashikuan si vepër energjitike dhe ujitëse).

Sepse lumi vetë ka shteruar.
Shqipëria ka 635 rezervuarë uji për bujqësinë, të ndërtuar të gjithë në kohën e komunizmit. Edhe për shkak të kësaj rezerve, ne sot krenohemi se jemi ndër 5 vendet me pasurinë më të madhe ujore në Europë. Por tashmë këta rezervuarë nuk mbajnë më shumë se 50% të kapacitetit të tyre teorik, sepse janë mbushur me aluvione, po shkojnë drejt vdekjes natyrale. Por edhe sepse nuk janë mirëmbjatur për 35 vjet. Nuk u janë vajisur as sarançineskat e shkarkimit.
Për 30 vjet, ne shkatërruam me një zell kolonizatori të gjithë sistemin e kanaleve ujitëse dhe Shqipëria sot ujit më pak se gjysmën e tokave që ujiste në 1985. Pasi shkatërruam edhe institutet kërkimore në fushën e ujërave e në gjithë fushat e tjera, tani kemi shkatërruar e po lëmë të shkatërrohet edhe vetë rezervën ujore të shfrytëzueshme.
Në këto kushte, ky vend ka nevojë URGJENTE për të menduar se çfarë do të bëjmë në kushtet kur kjo rezervë pakësohet nga viti në vit si pasojë edhe e ndryshimeve të klimës. Duhet menduar, studiuar, projektuar, për rezerva të reja, duhet menduar për teknkologji të reja ujitjeje që shpenzojnë më pak ujë… duhet menduar një gjë patjetër.

Por çfarë bëhet në fakt këtu, pikërisht në këtë kohë?
Socialistët në pushtet, kanë një javë që janë angazhuar me kapacitet të plotë për të shpërndarë foto nga koncerti i suksesshëm në sheshin Skëndërbej.
Mesa duket, të bindur se nuk ka asnjë mënyrë tjetër të qëndrojë në pushtet përveçse të vrasin kundërshtarin, socialistët janë angazhuar maksimalisht të nxjerrin jashtë loje Ilir Metën me historira spiunësh. Në mesin e verës e në pikun e problemeve të tjera, ata punojnë “fort” dhe bëjë projektligje si të lënë jashtë fushës së lojës kundërshtarin.
Meta, nga ana e tij, ka vënë të gjithë njerzit në punë të gjejnë letra të vjetra me Sigurim, dhe publikon revista 40 vjecare ku ka firmosur ndonjë karikaturë Edi Rama, për të treguar se edhe ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.
Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri dhe përgatit protestat e shtatorit….
Klasa jonë politike përfundimisht nuk jeton në këtë vend. Ajo është në një luftë të ethshme për pushtet, pa asnjë përgjegjësi për atë që po ndodh dhe do të ndodhë në të ardhmen e shpejtë në këtë vend.
Vazhdoni kështu!
Ashtu si zjarri, ju do të lini pas një Shqipëri pa njerëz, pa ujë, pa pyje…/CNA.al
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët! Dasmën e fejesës me ‘...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënie jetike për një ...
Majmuni Kiko mbërriti në Tiranë dje në mbrëmje dhe zgjodhi...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në ...
Inicialet IM janë kthyer menjëherë në qerthullin e madh rr...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...