“QSUNT nuk disponon pajisjet bazike”/ Meta: Prioriteti i Ramës shpërdorimi i fondeve publike për koncerte
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas shpërnda...

Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme mbi karakterin dhe psikikën e Ramës, po u ngacmova nga një status i një miku në fb lidhur me disa foto të tij.
Pozicionin e Ramës me kryeministren e Finlandës, miku im e quan “mungesë edukate, thyerje të traditës shqiptare të mikpritjes, arrogancë…”. Po, ashtu është. Por tregon edhe më shumë për këtë që kemi kryeministër. Rama e përdor qëllimisht në disa raste gjuhën e trupit, ndërsa në raste të tjera trupi i del jashtë kontrolli dhe “flet” të vërtetën.
Foto, si kjo me kryeministren e Finlandës, ka dhe të tjera. Këto pozicione Rama i ka marrë rëndom kur takon drejtues të Kosovës. Virale së fundmi ishte fotoja e shpërndarë në takimin me Bajram Begajn në kryeministri. Të gjitha këto foto kërkojnë të tregojnë për publikun “superioritetin” e Ramës ndaj bashkëbiseduesve.
Kush e njeh nga afër, e prej kohësh, e di që Rama ka kërkuar gjithnjë të krijojë një autoritet fallco të vetes. Siç e di që është një nga tiparet me tipike të tij sjellja me arrogancë ndaj atyre që i konsideron nën vete dhe nënshtrimi deri në poshtërim ndaj “të fortëve”.
Do thotë dikush, po me kryeministren e Finlandës çfarë do të tregojë?! Këtu del dhe një pikë tjetër e karakterit të Ramës, që lidhet pikërisht me sa thashë më lart. Rama, ndryshe nga çfarë proklamon me të madhe, ka një nënçmim të theksuar për gratë.

Paradoksalisht, gjithë sjellja e tij publike, aktet e tij, fshehin këtë të vërtetë. Mbushja e qeverisë me gra, shitet në publik si vlerësim i Ramës për to. Në fakt është krejt e kundërta; Rama i vendos gratë në ato poste, sepse mendon që i nënshtrohen më lehtë. E në fakt këtë e ka të provuar që nga bashkia ku i poshtëronte gratë në mënyrën më të turpshme. Vetëm raste të rralla ka pasur gra që ia kanë kthyer siç e ka kërkuar. Është një nga kënaqësitë perverse të Ramës, poshtërimi i atyre që ka nën vete, gra apo burra qofshin dhe këtë ka dëshirë ta tregojë edhe publikisht (e ndoqët si tallej me Rakip Sulin se fundmi).
Pra, pozicioni me kryeministren e Finlandës lidhet me delirin e superioritetit të Ramës.
Raste të tjera kur Rama përpiqet të japë mesazhe të rreme me gjuhën e trupit, janë kur sajon biseda me liderë perëndimore që i kap nëpër samite ndërkombëtare. Këtu skemat janë të njëjta.
Pasi pozicionon Fugën, gati për foto, Rama i sulet “gjahut” të tij që e kap të papërgatitur e ndërkohë që me gojë i thotë atij gjerat më pa vlerë në botë (kryesisht i prezantohet) lëviz duar e këmbë në mënyrë që në foto të dale sikur kanë qenë duke biseduar për gjëra të rëndësishme si dy liderë në pozitë të barabarta. I kemi parë të gjithë pamjet që e kanë bërë qesharak në tentative për të realizuar këtë që thashë.
Pamje që sigurisht nuk i ka kapur Fuga, po janë marrë nga kamerat e rastësishme. Si rasti kur vraponte si kalama, burri dy metra, për t’i dalë në krah Trumpit e pastaj qeshte kot gjoja sikur ishte pjesë e bisedës. E raste të tjera kur ju vjen vërdallë atyre për tu afruar po ata as nuk i hedhin sytë.
Ndërkohë ka një sjellje krejt tjetër me të fortit. Në ato raste trupi dhe sjellja e tradhtojnë. E kur them me të fortit, e kam që nga drejtuesit e vendeve deri tek “laci” më i fundit i lagjes.
Se kush janë “të fortët”, Rama e ndjen instiktivisht. Me perëndimorët ai ia lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di që edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon të bëjnë “skena” në publik edhe kur skandalizohen nga një veprim i Ramës. Ata thjeshtë e injorojnë. Ndërkohë me autokratë përballë apo më të fortë, Rama kthehet ajo qenia pa vlerë që është në të vërtetë; i nënshtruar deri në poshtërim.
Nuk e keni parë e as nuk keni për ta parë ndonjëherë që sjellje apo skena të tilla prej arroganti t’i bëjë për shembull me Erdoganin! Përkundrazi!

E kemi parë Erdoganin t’i bjerë faqeve të Ramës siç i bihet një fëmije kur e përgëzon një i rritur. E kemi parë Ramën t’i përkulet në dysh Erdoganit edhe pse është përpjekur ta bej teatralisht. Po këto nuk janë asgjë. Po ky Ramë ka qenë që përkulej sa thyhej në dysh përpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai ishte kryeministër. Të njëjtat pamje i kemi me Metën.
Edhe tmerrin nga Berisha e ka instiktiv, i futet vetë bishti nën shalë kur është përballë me të sado i fortë që të ketë qenë duke lehur deri në atë moment.
Po ka dhe me keq! Unë vetë e kam qenë prezent kur ka qëndruar për minuta të tëra gatitu në këmbë përpara një të forti që e trajtonte si ushtarin e tij. E këtë e dinë të gjithë. E kanë parë dhe se si e trajtojnë ata të fortit që Rama i fut në Parlament se i duhen për vota.
Ky është Rama që bën liderin botëror në një anë, arrogantin me ata që i konsideron nën vete po kthehet në legenin e vogël që është në të vërtetë, sapo i del përballë “ustai”.
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pi...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ket...
"Kepi i Tundimit" dhe i degjenerimit. E thjeshtë për t'u k...
Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ...
(12) Hapet dosja agjenturore e K.M(K. M= Kiko Majmuni)...
Përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapele dhe danc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...