Nëse Rama jep dorëheqje prej aksidentit, a i fiton dot ‘Opozita e copëtuar’ zgjedhjet?
Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë. Mes lot...

Më thuaj që shqiptar pa më treguar se je shqiptar, më tha sot një miku im.
U mendova një hop e iu përgjigja: të qaj me kuje apo të qahem me llafe?
Kjo shaka e zezë mes miqsh, ishte edhe nxitësja e këtij reflektimi të ndjerë që po ndaj me ju.
Nëse ka një përkufizim të shqiptarit të sotëm është ky: Ne qahemi e ankohemi me llafe çdo ditë dhe qajmë me kuje e ligjërata kombëtare kur na shkund vdekja makabre sa herë ndodh në më të keqen ditë.
Qahemi e qahemi papushim sa herë hapim gojën, sa herë shkruajmë, në çdo bisedë e në çdo log njerëzor, në çdo blog virtual a rrjet social, vetëm ankohemi e ankohemi e ankohemi sa të duket a thua se Venat e Shqiptarisë po pëlcasin.
Por mjafton një hulumtim i thjeshtë ku nuk ka nevojë të jesh as sociolog e as antopolog, as psikolog dhe as politolog, për të parë se gjaku rrjedh i qetë e Venat e Shqiptarisë nuk kanë asnjë trysni e tension.
Shqiptari i përditshëm pasi ka kryer ritualin e ankimtarisë që kurrë nuk shterron, hap kanalin e dytë të komunikimit e gjendjes mendore në të cilën flet për “botën e stomakut”.
Aty në “botën e stomakut”, ekzistojnë vetëm rehatia,frika, zemërata dhe lakmia.
Kush ndihet “stomakmbushur” sepse është me ata në pushtet, jeton mes rehatisë dhe frikës.
Kush ndihet “stomakzbrazur” sepse nuk është me ata në pushtet, jeton mes zemëratës dhe lakmisë.
Në “botën e stomakut” nuk ekzistojnë as idealet, as mendimi, as aspiratat, as qëllimet, as vlera e as nderi.
Në “botën e stomakut” ka vetëm nga ata që kur janë me pushtetin, nuk bëzajnë sepse nuk duan të rrezikojnë të humbasin furnizimin e përditshëm të stomakut.
Nuk bëzajnë për asgjë, as kur padrejtësia dhe ligësia ua mbyt e helmatis jetët e tyre.
Ankohen por nuk bëzajnë.
Vetëm në “botën e stomakut” mund të takosh ngado e parreshtur të tillë syresh që ankohen pa bëzajtë.
Duket çmenduri, por mjafton të hidhni sytë përreth e kujtoni këdo e ngado e më thoni që nuk është e vërtetë që jemi të rrethuar nga skizofrenia e ankimtarëve që sbëzajnë.
Ankohen, por nuk e shajnë qeverinë.
Ankohen por i votojnë prapë hajdutët, dhunarët, plaçkaxhinjtë, horrat, trafikantët, fuksat.
Ankohen por shkojnë e mbushin prapë sheshet e ahengjeve dhe mitingjeve partiake.
Pra ankohen, por sbëzajnë.
Njëlloj si këta, në “botën e stomakut” kemi edhe ata që jetojnë në zemëratë e lakmi.
Këta janë të zemëruar se nuk i përkasin pushtetit dhe nuk janë pjesë e furnizimit të përditshëm të stomakut.Dhe jetojnë në lakminë e pakufishme për me pas atë që kanë ata të tjerët që janë në pushtet.
Edhe këta ankohen por sbëzajnë.
Nuk bëzajnë për asgjë.
Këta edhe zemëratën e kanë me udhër partie e me vijë partie.
Këta edhe shpërthimin e kanë me urdhër e vijë partie.
Folu sa të duash për nderin dhe vlerën, idealet e parimet, këta të pyesin: A ke ndonjë gjë për ne ti? Çfarë fitojmë ne? Pse ne do e bëjmë Shqipërinë? Ik o vëlla se nuk bëhet Shqipëria, por të luftojmë mos fitojmë ne dhe bëhemi ne “stomakmbushurit”….
E kështu lind Protesta pa parime, zemërata pa emocione, ankimimi pa bëzajtje.
Janë dy palë kundër njëra tjetrës që ndahen veç tek mbushja apo jo e stomakut.
Dhe këtu ti kupton se një shoqëri që jeton në “botën e stomakut”, nuk flet dot me jetën.
Flet veç me vdekjen.
Në një shoqëri të kyçosur në “botën e stomakut”, vdekja flet më shumë se jeta.
Ja shihni sesi e gjithë shoqëria unifikohet rreth vdekjes.
Shiheni kudo e ngado ndjesinë e përbashkët të dhimbjes e solidaritetit për vrasjen makabre të vajzës 7 vjeçare në Potam.
E vërteta është se nuk ka kauzë më të drejtë sesa kjo dënesë e dhimbje kombëtare që vibron gjithandej.
Engjëllin e vogël 7 vjeçare, e vrau Ofiqari Barbar që ka pushtuar shtetin.
E sot duhet të jetë kokukur Kryeministri dhe e gjithë Qeveria e tij, sepse Ofiqari Barbar nuk është vetëm ai në skafin vrastar dje në Potam, Ofiqari Barbar ka zbarkuar dhe ka çifligëzuar çdo zyrë të shtetit.
Ai dje vrau Engjëllin e Pafajshëm duke e ndarë në mes me helikat e skafit, por ama mos harroni se Marshi i Barabait, me apo pa skaf sot ekzekutohet në çdo zyrë të shtetit.
Ai maskarai vrasës, sot është me emër e fytyrë sepse vrau me gjak dje në Potam.
Por a e kuptoni, se si ai maskarai ka vrasës pa gjak, në çdo zyrë të shtetit shqiptar????
Që të mos qajmë 1 ditë e qahemi çdo ditë, ne duhet të mësojmë e guxojmë të dalim nga “bota e stomakut” e të flasim për jetën.
Për jetën flasin vetëm ata që kanë aspirata.
Përndryshe, si ankimtarë do jetojmë deri sa të shuhemi në një vend ku vdekja flet e jeta hesht.
Duhet me bëzajtë.
Mjaft më me ankimime.
Duhet guxim e veprim, mendim dhe shpresë.
Sepse një atdhe ku flet veç vdekja, është një atdhe që ose të përzë ose të zë nën të.
Një ngjarje tragjike përfshiu dje Shqipërinë. Mes lot...
Në një vend si ne, që ka turizmin si sektor parësor të...
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolekt...
Mjaft Relativizimit! Një damar mbushur me helm relativizu...
Dhimbja është udhërrëfyes i keq... kur e përdor për të til...
Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të...
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga k...
Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...
Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme...
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...