Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Famlija shqiptare gjendet sot në një sulm e presion të shumëfishtë.
Ajo po shpërbëhet, jo më shumë si shkërmoqje numrash, sesa si zhbjerrje parimesh, vlerash, standartesh e sigurie dhe si zhvlerësim.
Vrasja e Elbasanit dhe ajo e Himarës, ndonëse me tipologji të ndryshme, janë prekja reale e tragjedisë së papërshkrueshme me fjalë, që përjeton familja sot.
Mici kreu aktin ndaj bashkëshortes jo si “Otello” i rradhës ku pasioni i xhelozisë mbyti arsyen. Jo.
Prapa kësaj xhelozie nuk është Jago-ja smirëzi dhe i etur për karrierë. Jagoja i vërtetë në vendin tonë është mjerimi ekonomik i familjes, braktisja që i ka bërë shteti e shoqëria, goditja progresive e amësisë dhe atësisë si misione hyjnore dhe përgjëgjësi ekzistenciale.
Kjo ka bërë që disintegrimi të jetë dominant. Ka bërë që konflikti të jetë muzika e përhershme e monotonisë së jetës pa asnjë lumturi brenda, pa asnjë siguri dhe pa asnjë të ardhme.
Për familjen nuk ekziston asnjë mekanizëm shtetëror stimulues apo mbrojtës, vlerësues apo kujdestar.
Sikur familja e Micit të kishtë të ardhura të mjaftueshme në sajë të punës së tij dhe bashkëshortes, konflikti ndoshta nuk do kishte ekzistuar fare.
Rasti nuk është i veçuar. Shpesh dramat ekonomike, dramat e emigracionit, dramat e papunësisë janë shdërruar në tragjedi emocionale të shoqëruara me vrasje makabre.
Kjo ndodh sepse gjithçka i është lënë rastësisë, spontanitetit.
Ndërkohë axhendat e grupimeve okulte të pasqyruara tashmë në ligjet e së majtës, ku mdryshimet priten të jenë akoma më drastike, kanë nxitur gjithnjë e më shumë rrënimin e statusit të familjes shqiptare dhe lëkundjen e pozicioneve brenda saj.
Është utopike sot dhe jo reale që nga njëra anë të flasësh e marrësh angazhime për rolin e pozicionin e gruas dhe nga ana tjetër ta godasësh gruan në zemrën e thelbit të saj, në amësinë dhe vendin e rolin e pazëvendësueshëm që ajo ka në familje e shoqëri, duke e konsideruar vetëm thjesht si prind të dorës së dytë.
Pa këtë dimension të amësisë, pa vlerësimin e këtij roli, emancipimi i pretenduar rrezikon të shndërrohet në një devijim social me pasoja të rënda për familjen e vetë gruan.
Ndërsa vrasja tragjike e 7 vjeçares nga polici-skafist ngre alarmin e sigurisë fizike të ekzistencës së familjes. Roli protektiv, karshi pasigurisë absolute tek ne, i është lënë vetëm familjes.
Shteti nga ana e tij, nuk e konsideron detyrë funksionale dhe ka hequr dorë nga çdo detyrim. E kjo nuk lidhet vetëm me mungesën e elementëve të sigurisë në plazhe, sepse pasiguria është kudo sunduese.
Në rrugë, në lokal, në shkollë, në insitucione. Sepse kallashi dhe kanabisi bëjnë kërdinë. E kjo pasiguri shtetërore po vret çdo ditë. Polici-skafist nuk ishte një rastësi e keqe fati, por ishte një përfundim tragjik i arbitraritetit e absurditetit të vetë shtetit. E shtetit që vret. Që vrau Gjoklajn në gjumë në Sharrë, që vrau Rashajn, që detyroi të rinjtë të vetëvriten në komisariate, që vrau vogëlushen në breg të detit. Shteti jo vetëm vret. Por dhe bën karshillëk.
Fakti i rikthimit në detyrë pas përjashtimit të policit-vrasës e dëshmon këtë. Shteti ynë jo vetëm vret, por dhe demonstron arrogancën e vrasësit.
Prandaj ky ka mbaruar së qeni shtet. Është regjim. Me agjendë antiqytetare e anti familje.
Pamjet shokuese të reagimit të policit pas aktit të rëndë ndaj babait të vogëlushes trasmentojnë problemin tjetër alarmant të regjimit. Atë të mungesës së pamjes njerëzore brenda tij dhe njerëzve që sot e përfaqësojnë.
Zero resfleksion dhe zero përgjegjësi për vrasjen.
Shteti-regjim i yne është pikërisht ky: vrasësi gjakftohtë i jetëve dhe i së ardhmes së familjeve e fëmijëve tanë.
Këtë shtet-regjim duhet ta shkulim nga rrënjët.
Familja duhet shpëtuar.
I vrau fëmijën i bën edhe "Lacin" ky brekë kuqi. I ng...
Nje familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare....
I vrave fëmijën. Ulu në gjunj para tij dhe lërja në do...
Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë n...
U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga k...
Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend ...
Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme...
Përshtypja e parë ende pa mbërritur në destinacion ish...
Si në çdo drejtim, edhe për ngjarjet në Kosovë, Rama v...
Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut...
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Majmuni Kiko, megjithëse prej pesë vitesh në Shqipëri ...
Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Pë...
“A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet I.M.,...
Ne, në ato vite, kalamaj harrakatë në rrugën “Islam Al...
Eshtë mesi i verës dhe dy sektorët më jetikë të ekonomisë,...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt ...
Një popull i dërrmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i sh...
A do të ndodhte rënia e e-Albania, nëse do të hetohej ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...