Nën petkun e ikonës Marilyn Monroe/ Aktorja rrëfen emocionet: Të gjithë filluan të qanin
Aktorja kubaneze, Ana de Armas, ka rrëfyer se si e ka ...

Jazmin Viktoria, fituesja e "Miss Universe Hungaria 2021", ka treguar së fundmi se ka rënë pre e një rrjeti trafikantësh.
Viktoria rrëfeu se pasi kishte aplikuar në një agjenci modelimi në Maqedoninë e Veriut, një person i prezantuar si biznesmen e kishte kërkuar të modelonte për një koleksion veshjesh.
“Më kërkuan të modeloja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, u shpreh ajo.
Modelja tha se personi që kishte kontaktuar fillimisht e priti mirë, por sapo kishte mbërritur në hotel, i kishte marrë pasaportën dhe nuk e linte të lëvizte e vetme ose pa një person që e mbante nën vëzhgim.

“Me të mbërritur, stafi i hotelit më mori pasaportën dhe më pas asgjë nuk ndodhi për ditë të tëra, ndërsa kudo që shkoja, isha e shoqëruar nga dikush, ata monitoroheshin”, theksoi ajo për "Blikk".
Miss-i tregoi se rreth një muaj më parë punëdhënësi i saj e kishte ngacmuar dhe kërcënuar në një kafene buzë liqenit.
“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova. Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, rrëfeu Jazmin Viktoria.
Bukuroshja hungareze shprehet se nuk e di nëse dikush ka abuzuar seksualisht me të atë natë, por të nesërmen ka mundur të arratiset.

“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila theksoi se arriti të fshihej me ndihmën e autoriteteve maqedonase.
“Ishte një ditë ferr. Kisha frikë se mos më gjenin dhe më pas mbarova. Nuk flija fare, kisha frikë të mbyllja sytë. Edhe tani kam makthe, sepse specialistët thanë më pas se nuk kishte kaluar një ditë pa më shitur mua dhe organet e mia”, nënvizoi modelja.
Ajo ka bërë të ditur se ky person e ka gjetur sërish në rrjetet sociale dhe e kërcënon me regjistrime komprometuese.

“Që kur jam aktivizuar sërish në rrjetet sociale, ky njeri më ka gjetur dhe po më kërcënon dhe më shantazhon sepse ka regjistrime komprometuese për mua”, ka shpjeguar vajza.
Duke iu referuar autoriteteve, Jazmin Viktoria deklaroi se personat që e kishin mbajtur nën kontroll, kishin si synim ta shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve.
“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo./ B.A. – CNA.al
Aktorja kubaneze, Ana de Armas, ka rrëfyer se si e ka ...
Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea ka zbuluar ndr...
Pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpritur e blogeres ...
Sot në rubrikën "Në trotuar", po trajtohet tema e magj...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme ...
Eda Likaj është 22-vjeçarja me origjinë nga Fieri, që jeto...
Marina Vjollca është një nga moderatoret më të pëlqyer...
Të gjithëve na pëlqen të dukemi mirë, dhe kjo është arsyej...
"Bota me rrota" thotë një shprehje shume popullore këtu në...
Ndonëse temperaturat janë ulur dhe duket sikur verës i ka ...
Megi Pojani është personazhi publik i momentit. Bukur...
Kim Kardashian, avokatja e reformës në drejtësi, është sër...
Grida Duma është një ndër figurat më të spikatura të polit...
Ish-kryeministri socialist Fatos nano ka festuar ditën e d...
Bora dhe Donaldi janë dy personazhet më të përfolur në sho...
Futbollistët e Leicester City janë padyshim surpriza më e ...
Noizy dhe Dhurata Dora janë dy nga këngëtarët më të dashur...
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi janë dy figurat që janë k...
Prej muajsh kanë qarkulluan thashetheme se Megi Pojani dhe...
Ajo është një pilote e garave të shpejtësisë. Ndonëse ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...