LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luana Vjollca nuk ndal aventurat/ Shkon në udhëtim me bukë e djathë e domate

4 Shtator 2022, 21:20, Lifestyle CNA
Luana Vjollca nuk ndal aventurat/ Shkon në udhëtim me bukë e
Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca

Ndonëse 31-vjetorin e kishte në datën 2 shtator, këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca po vazhdon me festimet.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Luana, e cila ka publikuar foto nga aventura e saj e radhës.

Në një status në rrjetet sociale, këngëtarja zbulon se po udhëton në vendet e pazbuluara të Shqipërisë dhe ka marrë bukë e djathë e domate me vete.

“Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, shkruan ajo, duke treguar edhe njëherë se përtej luksit që shohim çdo ditë në rrjetet sociale, qëndron thjeshtësia.

Dhe Luana këtë na e vërtetoi edhe me fotot me bukë me vezë gjatë pushimeve në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga