Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Shpallja e pavarësisë shënoi hapat e parë në krijimin e institucioneve të shtetit të ri shqiptar, në këtë kuadër më 10 maj 1913 u shpall Kanoni i Zhurisë (Kanuni i Jurisë), datë e cila shënon Ditën e Drejtësisë në Shqipëri.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, “Kanoni i Zhurisë” u botua në gazetën “Përlindja e Shqipnies” në Vlorën e 1913-ës, i hartuar nga ministri i Drejtësisë Petro Poga dhe shkruar me një bukurshkrim të mahnitshëm, nga dora e Luigj Gurakuqit.
Miratimi dhe hyrja në fuqi e Kanunit të Zhurisë kishte rëndësi të madhe, sepse ai hodhi themelet e organizimit gjyqësor në shtetin e pavarur shqiptar./CNA.al

Periudha 1920-1939
Në vitet 1920-1939 problemet kryesore në fushën e së drejtës, që paraqisnin rëndësi të madhe për shtetin tonë, ishin reforma ligjore, riorganizimi i organeve gjyqësore dhe aftësimi i kuadrove të tyre. Gjatë kësaj periudhe filloi të kristalizohej më mirë organizimi dhe funksionimi i sistemti gjyqësor.
Miratimi i Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë, i vitit 1925, parashkoi në nenin 102 të tij se çdo gjyqtar e prokurorë do të emërohej në detyrë nga kryetari i Republikës, mbi propozim të Ministrit të Drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe sistemi gjyqësor ishte i organizuar në:
Gjykata Fetare, të secilit prej tri besimeve. Vendimet e këtyre gjykatave ekzekutoheshin nga zyrat e përmbarimit pranë gjykatave të nënprefekturave
Gjykata Ushtarake e Posaçme, e krijuar për herë të parë në Shkodër, përbëhej nga tre oficerë, dy anëtarë civilë dhe një prokuror civil. Kjo gjykatë hetonte e gjykonte të gjitha çështjet për krime të cilët kishin “shaktue prishjen e qetësisë së brendshme”, dënonte të pandehurit pavarësisht nga grada ose cilësia e tyre, dënonte jo vetëm oficerët që kishin luftuar kundër forcave zogiste, por edhe të gjithë shtetasit që i ishin kundërvën nëpunësve të qeverisë.
Gjykata e Posaçme Politike, kryesohej nga një oficer dhe përbëhej nga dy gjyqtarë dhe dy oficerë të zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Vendimet e kësaj gjykate ishin të formës së prerë dhe miratoheshin nga Ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa në rastin e dënimit me vdekje kërkohej miratimi i Kryetarit të Parlamentit.
Gjykata e Lartë e Shtetit, përbëhej nga pesë senatorë dhe nga kryetarët e degëve të Gjykatës së Diktimit. Krijohej si gjykatë “ad hoc” për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjet që kishin të bënin me krime të tradhëtisë së lartë, krime të tjera politike ose krime në ushtrimin e detyrës të kryera nga ministrat ose funksionarë më të lartë të shtetit.
Ndryshimet e rëndësishme që ndodhën në vitin 1928, ku Shqipëria kaloi nga sistemi parlamentar i qeverisjes, në sistemin monarkikë të qeverisjes, u pasqyruan edhe në mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor, veçanërisht miratimi më 1 prill 1929 i ligjit “Mbi organizimin e drejtësisë”, sanksionoi ndarjen e gjykatave në:
Gjykatat e Paqit, vepronin në qendrat e çdo prefekture dhe nënprefekture, dhe sipas rëndësisë ndaheshin në tre klasa.
Gjykatat e Shkallës së Parë, vepronin në çdo qendër prefekture, dhe si gjykatë kolegjiale e shtrinin veprimtarinë në të gjithë juridiksionin administrativ të prefekturës. Këto gjykata ndaheshin në Gjykatat Fillore dhe Gjykatat Kolegjiale:
Gjykata Fillore, gjykonin në shkallë të parë të gjitha çështjet penale të kompetencës së Gjykatës së Paqit, por me kusht që ato vepra të kishin ndodhur brenda kufijve të prefekturës.
Gjykata Kolegjiale, përbëhej nga një kryetar dhe dy anëtarë dhe kishte në kompetencë gjykimin e të gjitha çështjeve penale për krime (delikte), të cilat dënoheshin me burg mbi tri vjet.
Gjykata e Diktimit (sot Gjykata e Lartë), ndahej në dy degë: Dega e çështjeve Civile, Dega e çështjeve Penale. Çdo degë e saj përbëhej prej një Kryetar, katër Anëtarë, një Ndihmës-Anëtar, një Kryesekretar dhe numri i nevojshëm i sekretarëve, ftuesve dhe shërbëtoreve. Pranë Gjykatës së Diktimit ndodhej një Kryeprokuror, një Nënkryeprokuror, një sekretar, një protokollist-arshivist dhe një shërbëtor.
Gjykata e Diktimit mund të mblidhej dhe në Mbledhjen e Përgjithshme, ku detyra e Kryetarit ushtrohej prej Kryetarit të Degës Civile Karakteristikë e vendimeve të Gjykatës së Diktimit ishte garantimi i proçesit të rregullt ligjor, paanshmëria dhe pavarësisa e gjyqtarëve.
Gjatë periudhës së monarkisë funksioni i gjykatës së lartë administrative ushtrohej nga Këshilli i Shtetit, që ndahej në Seksionin e drejtësisë, të administratës dhe financës, ekonimisë e komunikacioneve.
Periudha 1944-1990
Me ligjin për organizimin gjyqësor, viti 1951, Gjykata e Lartë ndahej në këto
kolegje gjyqësore:
Kolegji penal
Kolegji civil
Kolegji ushtarak
Kolegji disiplinor
Secili prej kolegjeve shqyrtonte çështjet e veta të kompetencës lëndore me trup gjykues të përbërë nga Kryetari, një Anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe dy ndihmës.
Interesant është fakti se kolegji disiplinor shqyrtonte shkeljet disiplinore të gjyqtarëve popullorë, të kryetarëve dhe anëtarëve të gjykatave ushtarake dhe të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, me një trup gjykues të përbërë nga Kryetari ose zëvendësi i tij dhe dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, të caktuar nga Kryetari.
Gjykata e Lartë gjykonte gjithashtu në Plenumin e saj, i cili përbëhej nga Kryetari, nën-kryetarët dhe gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Udhëzimet e Plenumit të Gjykatës së Lartë, ashtu si mendimi juridik në tërësi, ishin të udhëhequra nga politika dhe ideologjia e regjimit komunist.
Përgjithësimet e praktikës gjyqësore, të bëra nga Gjykata e Lartë, kanë shërbyer për t’i orientuar gjykatat e shkallëve me të ulëta për gjykimin e çështjeve sipas kërkesave politike, ideologjisë dhe legjislacionit të kohës.
Periudha 1990 - 2016
Përmbysja e sistemit totalitar komunist u shoqërua me nevojën e ndryshimeve të mëdha në të gjitha fushat e jetës dhe përshtatje me sistemet demokratike bashkëkohore. Në fushën e drejtësisë u ndje nevoja e ndryshimeve rrënjësore për të vendosur një sistem gjyqësor të pavarur, në mënyrë që drejtësia ti përmbahej parimeve të ligjshmërisë dhe barazisë së personave para ligjit, mbi bazën e respektimit të së drejtës.
Me Ligjin nr.7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuese”, Kuvendi Popullor vendosi që sistemi gjyqësor në Shqipëri të përbëhej nga Gjykata e Kasacionit, Gjykata e Apelit, gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat ushtarake.
Me ketë ligj Kryetari dhe zv.kryetarët e Gjykatës së Kasacionit zgjidheshin nga Kuvendi Popullor me propozim të Presidentit të Republikës. Gjyqtarët zgjidheshin nga Kuvendi Popullor. Ata zgjidheshin në detyrë një herë në 7 vjet më të drejtë rizgjedhjeje. Gjykata e Kasacionit nuk mund të shqyrtonte asnjë çështje në shkallë të parë, kurse në shkallë të dytë gjykonte vetëm çështjet e parashikuara me ligj.
Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, saksionoi një sistem prej tre shkallë gjykimi, duke parashikuar se “Pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj...”.
Gjykata e Lartë, përbëhej prej 19 anëtarësh, të emëruar në detyrë me Dekret të Presidentit të Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, me një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi. Gjykata e Lartë, në bazë të Kushtetutës, kishte juridiksion fillestar dhe rishikues. Kështu, ajo gjykonte si shkallë e parë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, shqyrtonte në juridiksion rishikues të gjitha rekurset e paraqitura kundër vendimeve të gjykatave më të ulta. Gjithashtu, për njesimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë kishte të drejtë të tërhiqte për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara gjyqësore.
Mënyra e organizimit dhe funksionimit të këtij institucioni të pavarur kushtetues, ishte e parashikuar në ligjin organik të tij nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”. (ndryshuar me Ligjin 151/2013). Ky ligj parashikonte se Gjykata e Lartë gjykonte çështjet në dy Kolegje Civile, një Kolegj Penal, një Kolegj Administrativ, si dhe në Kolegjet të Bashkuara për unifikimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore.
Kryetari i Gjykatës së Lartë emërohej në detyrë me Dekret të Presidentit të Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, nga radhët e anëtarëve ekzistues, dhe e ushtronte këtë detyrë brenda mandatit të anëtarit të gjykatës. Ky i fundit, krahas funksioneve gjyqësore, kishte në kompetencë përfaqësimin e institucionit, emërimin dhe shkarkimin e ndihmësave ligjor e personelit ndihmës, si dhe administrimin e fondeve buxhetore të vëna në dispozicion.
Periudha 2016 e në vijim
Pas ndryshimeve Kushtetuese të reformës në drejtësi të vitit 2016, në Kreun XI të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar), në nenet 135 e në vijim, përcaktohet se, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit. Një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, juristë të nivelit të lartë në administratën publike ose në fusha të tjera të së drejtës.
Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit. Për ndryshimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë tërheq për shqyrtim në Kolegjet e Bashkuara çështje të caktuara gjyqësore të vendosura nga kolegjet, sipas ligjit./CNA.al?
Arabia Saudite ka zbuluar projektin e saj ambicioz urban “...
Si Sot, më 1 gusht 1943 u mbajt një nga kuvendet, i cila d...
Ndërsa maskat e fytyrës dikur ishin pamje të rralla, p...
Shumë sende të epokës naziste u ekspozuan në një ankand në...
Thonë se "zanati nuk të lë pa bukë", por ka zanatçinj mbi ...
Një specie e re gjarpërinjsh, helmi i të cilit është aq i ...
Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpia...
Xhaketa e veshur nga ish-astronauti, Buzz Aldrin, teksa ës...
Heqja e vizave për shqiptarët ka qenë një temë e kahershme...
Jashtë syve, këto fije kërpudhore mikroskopike përshko...
Një urë druri në Kinë, një objekt ruajtjeje arti në Ho...
Natyra i ka krijuar trupat tanë në mënyrë perfekte dhe...
Një ditë relaksi në pishinë për një moment është kthye...
Sonte do të keni rastin më të mirë për të parë Hënën m...
Në një plazh të San Diegos janë përjetuar momente pani...
Komediani Pete Davidson, i cili është në një rom...
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar planet për të ndërt...
NASA të martën, më 12 korrik, publikoi edhe disa fotog...
Zbuloni se cilat janë truket më të dobishme dhe që do ...
Ylli mediatik i Pakistanit tashmë është një kec, i cil...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...