A e dini se berberët ndaheshin në 3 kategori/ Zbulohet dokumenti që i përket Prefekturës së Vlorës
Thonë se "zanati nuk të lë pa bukë", por ka zanatçinj mbi ...

Shumë sende të epokës naziste u ekspozuan në një ankand në Maryland, SHBA, duke përfshirë orën e artë të Adolf Hitlerit që u shit për 1.1 milionë dollarë (1.08 milionë euro) dje. Siç raporton rrjeti gjerman “n-tv”, ankandi i objekteve naziste kishte ngjallur një reagim të fortë nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve, duke kërkuar anulimin e tij.
Ora e artë që i përkiste liderit të partisë naziste është e dyanshme dhe e gdhendur me shqiponjën perandorake, sipas Alexander Historical Auctions. Në fund, ajo u shit për një çmim shumë më të ulët se vlerësimi fillestar i shtëpisë (2 deri në 4 milionë dollarë), siç komenton botimi gjerman.
Historia e orës së artë të Hitlerit
Sipas Alexander Historical Auctions, ora e artë me dy anë iu dha si dhuratë Adolf Hitlerit në ditëlindjen e tij të 44-të më 20 prill 1933 nga zyrtarë të Partisë Nacional Socialiste.
Ishte një ditë e rëndësishme, pasi ishte ajo kur diktatori u shpall – së bashku me ish-kancelarin Paul von Hindenburg – qytetar nderi i Bavarisë. Pjesa kryesore e orës rrotullohet sipas pamjes që dëshiron mbajtësi.
Njëra është ora në një sfond të zi me detaje ari të rrethuara nga një dizajn binar treni. Pjesa e pasme e saj, e cila rrotullohet, paraqet një shqiponjë në një kapak të rrethuar nga data të rëndësishme naziste dhe më poshtë, inicialet e Adolf Hitlerit. Përveç kësaj, ajo ka rripin origjinal prej lëkure krokodili.
Ora ishte marrë nga streha e Hitlerit prej ushtarit francez Pobert Minotte, së bashku me dokumentet që vërtetonin vërtetësinë e saj. Kur mbaroi lufta, ai ia shiti kushëririt të tij, megjithatë plaçka mbeti në pronësi të familjes së tij deri më sot, pasi konsiderohej një trashëgimi e rëndësishme familjare. Në fund të fundit, e gjithë plaçka që lidhej me Hitlerin konsiderohej shumë e rëndësishme, pasi vërtetonte praninë e pronarëve në forcat që ndoqën nga afër diktatorin.
“Shitja e këtyre artikujve, e papranueshme”
Ankandi i objekteve të epokës naziste në Maryland ka tërhequr kritika të ashpra nga organizata izraelite Shoqata Evropiane e Hebrenjve (EJA) duke bërë thirrje për anulimin e ankandit.
“Shitja e këtyre artikujve është e papranueshme”, argumentoi presidenti i organizatës (EJA), rabini Menachem Margolin në një letër të hapur drejtuar organizatorëve të ankandit. Letra u nënshkrua nga të paktën 30 përfaqësues hebrenj nga Evropa dhe Izraeli, duke përfshirë Shoqatën Gjermano-Izraelite të Berlinit.
Vlen të përmendet se, përveç orës së artë të Hitlerit, një pikturë me bojëra uji e Fyhrer-it u shit në ankand për 32,500 dollarë, ndërsa shqiponja perandorake që besohet të jetë në Kancelarinë e Rajhut të Tretë në Berlin, arriti në 200,000 dollarë./CNA.al
Thonë se "zanati nuk të lë pa bukë", por ka zanatçinj mbi ...
Një specie e re gjarpërinjsh, helmi i të cilit është aq i ...
Një institut shkencor polak i ka klasifikuar macet shtëpia...
Xhaketa e veshur nga ish-astronauti, Buzz Aldrin, teksa ës...
Heqja e vizave për shqiptarët ka qenë një temë e kahershme...
Jashtë syve, këto fije kërpudhore mikroskopike përshko...
Një urë druri në Kinë, një objekt ruajtjeje arti në Ho...
Natyra i ka krijuar trupat tanë në mënyrë perfekte dhe...
Një ditë relaksi në pishinë për një moment është kthye...
Sonte do të keni rastin më të mirë për të parë Hënën m...
Në një plazh të San Diegos janë përjetuar momente pani...
Komediani Pete Davidson, i cili është në një rom...
Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar planet për të ndërt...
NASA të martën, më 12 korrik, publikoi edhe disa fotog...
Zbuloni se cilat janë truket më të dobishme dhe që do ...
Ylli mediatik i Pakistanit tashmë është një kec, i cil...
Imazhi i parë nga teleskopi hapësinor James Webb i NAS...
Zakonisht, kur presim flokët kemi parë parukieret t’i ...
Një ortek i madh ka përfshirë malet Tian Shan në Kirg...
Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, Mc Donald’s u tërh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...