Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të artit ikonografik në Shqipëri me një akivitet të gjerë përgjatë viteve 1692-1726.
Veprat e tij që dikur dekoronin ikonostaset e kishave dhe manastireve të ndryshëm, gjenden sot në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Ndërkohë që aktivitetin e tij artistik ai e zhvilloi kryesisht si piktor në gjininë e kavaletit. Në librin e tij, ‘’Mbishkrime të kishave në Shqipëri’’, studjuesi Theofan Popa, në jep një ‘’gjeografi’’ të kishave ku ai punoi. Të tilla janë kisha e ‘’Shën Thanasit’’ në Llëngë të Mokrës, në vitet 1792 dhe 1794; kisha e Kosovës së Madhe në Lushnje, në vitin 1793; katedralja ‘’Fjetja e Shën Mërisë’’ në Voskopojë, në vitin 1703; kisha e manastirit të ‘’Shën Pjetrit’’ në Vithkuq, në vitin 1710, etj.
Rreth kësaj veprimtarie, në studimin ‘’Mbishkrimi dhe piktura e katedrales ‘’Fjetja e Shën Marisë’ në Voskopojë’’, po ky autor, shton edhe ikonat e mëdha të ikonostasit të kishave të ‘’Shën Kollit’’ dhe ‘’Shën Thanasit’’ në Voskopojë, punuar në vitin 1703; apo ato të kishës së manastirit të ‘’Shën Joan Vladimirit në Elbasan’’, në vitin 1693.
Por për këtë temë, në studimin ‘’Disa konsiderata për piktorin mesjetar Kostandin Jeromonaku’’, autori Kristofor Naslazi, na jep një panoramë më të gjerë dhe të plotë të kishave të dekoruara me ikona prej tij.
Të tilla janë kisha e manastirit të ‘’Shën Joan Vladimirit’’ (1793), kisha e ‘’Shën e Premtes’’ në Lushnjë (1793), kisha e ‘’Shën Thanasit’’ në Llëngë të Mokrës (1794), kisha e ‘’Shën Mërisë’’ në Voskopojë, kisha e manastirit të ‘’Shën Pjetrit dhe Pavlit’’ në Vithkuq (1710), kisha e ‘’Burimit Jetëdhënës’’ në Korçë (1710), kisha e manastirit të ‘’Shën Naumit’’ në Ohër (1711) dhe kisha e ‘’Shën Kollit’’ në Voskopojë.
Këtë kronologji e plotëson edhe studjuesi Kliti Kallamata, i cili në librin e tij, ‘’Ikona’’, shton edhe kishën e manastirit të ‘’Shën Marenës’’ në Llëngë dhe katër kishat e mëdha të Voskopojës. Ndërkohë në vitin 2023, nga Laboratori i Restaurimit dhe Konservimit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, do të zbulohej edhe një tjetër ikonë e këtij mjeshtri, e cila vinte nga kisha e ‘’Shën Gjergjit’’ në Shipskë. Duhet theksuar se ky piktor përmendet për herë të parë në studimin e Theofan Popës, ‘’Mbishkrimi dhe piktura e katedrales ‘'Fjetja e Shën Marisë’ në Voskopojë’’, botuar në vitin 1962, në Buletinin e Universitetit Shtëtëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore. Më pas, figura dhe profili i tij krijues do të trajtohej edhe nga autorë të tjerë, si: Dhorka Dhamo, Kristofor Naslazi dhe Kliti Kallamata.
Pavarësisht se për jetën e tij nuk dihet asgjë, në një pikë të gjithë autorët bien dakort se, Kostandini ka qenë murg, ashtu siç e thekson edhe emërtimi i tij ‘’Jeromonaku’’.
‘’Dora e Jeromonak Kostandinit, prej Krishtit 1703. Nga kjo frazë lakonike nuk dalin shumë të dhana, vetëm se piktori quheshe Kostandin, ishte murg i dorëzuem prift …’’, shkruan në këtë rast Theofan Popa.
‘’Kostantin Ieromonaku që vetë mbiemri i tij tregon se ka qenë murg, ka pasur një krijimtari mjaft të gjerë në ikona’’, thekson midis të tjerave studjuesi Kliti Kallamata. Biles ky i fundit hedh edhe një tjetër ide në librin e tij, ‘’Ikona’’, ku shkruan: ‘’Duke qenë se veprimtaria e tij më e pasur është në Moskopoli kemi arësye të mendojmë se Kostantin Ieromonaku ka qenë murg në manastirin e ‘’Shën Joan Prodhromit’’. Edhe për kombësinë e tij nuk dihet me siguri, pavarësisht se Theofan Popa, thekson se: ‘’ … mund të ketë qenë shqiptar’’.

Për një gjë të tillë ai bazohet te gabimet ortografike të mbishkrimeve që Kostandin Jeromonaku ka lënë në greqisht, si dhe te radhitja e ikonave të shenjtorëve lokalë në raport me shenjtorët ndërkishtarë. Këto gabime drejtshkrimore të disa mbishkrimeve dhe ikonave i evidenton edhe studjuesi Kristofor Naslazi, në studimin e tij:
‘’Disa konsiderata për piktorin mesjetar Kostandin Jeromonaku’’. Po kështu, te shkrimi ‘’Influenca e shkollës ikonografike të Korçës te piktorët e shek. XIX Mihal dhe Dhimitër Anagnosti’’, ky autor e konsideron Kostandin Jeromonakun, së bashku me David Selenicën, Kostandin Shpatarakun, Kostandin dhe Athanas Zofrafin, si mjeshtër vendas.
Ndërsa te studimi ‘’Piktorët shqiptarë të shek. XVI-XVIII dhe vepra e tyre në Shqipëri dhe vise të tjera të Ballkanit’’, autorja Dhorka Dhamo thekson, se:
‘’Figurat e tij dallohen për lëvizje të përmajtura dhe impozante’’. Ndërkohë që Kristofor Naslazi bën një tjetër përshkrim interesant, kur thekson më tej se: ‘’Në ikonat e Kostandin Jeromonakut të bën përshtypje mjeshtëria e qartë artistike, vizatimi i saktë dhe elegant, finesa që ndihet në kalimet e buta të toneve dhe gjysmë toneve nga hija në dritë, kompozimi i figurave dhe bota e brendëshme e tyre’’.
Një fakt të tillë e kostaton edhe studjuesi Andrea Llukani. Në librin e tij, ‘’Arti ikonografi në Shqipëri’’, midis të tjerave ai shkruan se: ‘’Gjatë viteve që ushtroi veprimtarinë e tij Kostandin Jeromonaku ka treguar mjeshtëri të lartë, kulturë artistike dhe përgatitje të mirë teologjike. Të gjitha këto karakteristika, por duke u nisur edhe nga mbiemri Jeromonaku vërtetojnë se ai është formuar si ikonograf në një atelie të dëgjuar’’.
Po kështu, rreth formimit të tij, Kristofor Naslazi shton se:
‘’Ai i përket një atelieje me përvojë dhe me tradita të pasura, të cilat nuk kanë munguar edhe në vendin tonë’’.
Ndërsa Theofan Popa rreth pikturimit të ikonave të Kostandin Jeromonakut, shton se: ‘’ …. Janë punë relativisht të mira, prej dore të sigurtë, punue me shije të hollë, me fytyra shprehëse dhe me teknikë punimi shumë të mirë’’.
Ndërkohë që si mjeshtër i pikturës ikonografike, Kostandin Jeromonaku, shihet nga studjuesit e fushës si vazhdim i traditës së ateliesë së Onufrit dhe pasuesve të tij në zonën e Beratit. ‘’Në traditën e krijuar nga Kostantin Ieromonaku’’, do të mbështetej më pas në artin e tij, një nga mjeshtrit miniaturist më të shkëlqyer: Konstandin Shpataraku (1736-1759)’’, thekson në këtë rast Kliti Kallamata. Po kështu, Shpataraku, evidentohet edhe nga Kristofor Naslazi si vazhdues i kësaj tradite, si dhe më i afërt për nga stili dhe teknika e pikturimit me Kostandin Jeromonakun (22). Ndërkohë që Kliti Kallamata vëren një fakt tjetër.
Piktura e Kostantin Ieromonakut ka një prirje të theksuar nga shkolla e Kretës, megjithëse nuk dimë për kontakte direkte me këtë shkollë’’, thekson midis të tjerave ai. Pikërisht këto ishin disa nga konsideratat e disa prej studjuesve më të njohur të artit ikonografik në Shqipëri, studime të cilat kanë patur në fokusin e tyre edhe veprimtarinë krijuse të Kostandin Jeromonakut. Gjithsesi do të jenë kërkimet e ardhshme që do të na japin një tablo më të plotë rreth profilit krijues të këtij murgu-prift, mjeshtër të pikturës së kavaletit.
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite po përgatitet të o...
Për herë të parë kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore "Kujt...
Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen ho...
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është bërë një zbulim i rr...
Lunxhëria është një krahinë etnografike që shtrihet në pjesë...
Sot është ndarë nga jeta kineasti i njohur Dhimitër Anagno...
Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër An...
Ndodhi para ca vitesh, m’u kujtua sot nuk di për ç'shk...
Këtë fundjavë, në Kastellorizo të Greqisë mbahet Festivali...
Në Jug të Shqipërisë, në rrëzë të malit Dhëmbel, e fshehur...
Në historinë e teatrit shqiptar, pak figura kanë lënë një ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...