Ëndrra që plasi si fluskë sapuni
Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrë...

Në historinë e teatrit shqiptar, pak figura kanë lënë një gjurmë kaq të thellë dhe të qëndrueshme sa Loro Kovaçi.
I lindur më 30 gusht 1903 në Shkodër, në një familje zejtarësh, ai u rrit mes vështirësive, por me një pasion të pashuar për artin. Jetim që në moshën 12-vjeçare, u detyrua të bëhej shtylla e familjes bashkë me nënën, duke punuar si rrobaqepës për të siguruar të ardhurat që i mbanin gjallë. Në të njëjtën kohë, ai gjente strehë shpirtërore në rrethet kulturore që kishte hapur kleri katolik, si Teatri “Bogdani”, ku filloi të zbulohej talenti i tij i hershëm.
Me ndihmën e Fratel Pantalisë, një figurë e shquar e kulturës, Loroja, u dërgua në Innsbruck të Austrisë për të ndjekur një shkollë dyvjeçare për rrobaqepësi. Por pasioni i tij i vërtetë nuk ishte as gjilpëra, as gërshëra, por arti. Ai u dhurua me mish e me shpirt pas violinës, muzikës dhe teatrit. E braktisi shkollën për t’iu kthyer vendlindjes, ku u bë krahu i djathtë i nënës si rrobaqepës, por njëkohësisht edhe një emër në skenën amatore të qytetit të Shkodrës.
Debutimi i tij i parë si aktor amator ndodhi në vitin 1919, në moshën 16-vjeçare, me shoqërinë “Vllaznia” dhe më pas “Bogdani”.
Ishte një shpirt i gjallë e i pangopur me dije, që përveç teatrit merrej me sport dhe muzikë, madje zotëronte edhe kitarën. Kulmin e pjekurisë së parë artistike e arriti me trupën “Rozafat”, nën drejtimin e Henrik Lacajt, ku interpretoi në drama si Rruga e humnerave, Moisi Golemi – princi i Dibrës. Dy princa për një vajzë, dhe veçanërisht në Kthimi i Gj. K. Skënderbeut në Krujë (1937), ku luajti rolin e heroit kombëtar me forcë, dinjitet dhe madhështi. Ky rol e bëri të njohur në mbarë vendin.
Me pushtimin fashist, Loroja u shkëput nga jeta artistike. Refuzoi të bëhej pjesë e partisë fashiste dhe u tërhoq në tregti, duke ruajtur integritetin e tij larg pushtuesve e politikës së kohës. Pas çlirimit, rikthehet në skenë me amatorët e qytetit dhe më 1 shtator 1946, bashkë me Pjetër Gjokën dhe të tjerë, u bë pjesë e Teatrit të Ushtrisë. Vetëm një vit më pas, më 1947, thirret në Teatrin Popullor si aktor profesionist, ku shkëlqeu në vepra si Prefekti, Rrënjët e thella, Gubernatori i Provincës, Karakteri moskovit dhe shumë të tjera.
Por jeta nuk i kurseu goditjet. Në vitin 1948, pas arrestimit të të birit, Gjonit, për pjesëmarrje në grupet e rinisë antikomuniste të Shkodrës, Loro Kovaçi u përjashtua me ceremoni nga Teatri Popullor dhe u dërgua në punë të rëndë në fabrikën e tullave. Për disa vite, ky gjigant i skenës u detyrua të luftonte me varfërinë dhe të përballonte padrejtësinë, derisa ndërhyrja e miqve të tij Tuk Jakova dhe Spiro Koleka e riktheu në Tiranë. Në vitin 1949, ai u ngjit sërish në skenën e Teatrit Popullor, ku talenti i tij i rrallë u rikonfirmua.
Rikthimi i tij u prit me entuziazëm nga regjisorë shqiptarë dhe rusë, të cilët e konsideronin një aktor të skalitur, të aftë të mishëronte role të vështira me një natyrshmëri të jashtëzakonshme. Ai u përfshi në bashkëprodhimet ruso-shqiptare si Skënderbeu dhe Furtuna, duke fituar edhe vendin e tij në enciklopedinë ruse të artit.
Kinemaja shqiptare gjeti te Loro Kovaçi një figurë të fuqishme.
Në vitin 1957, Hysen Hakani i besoi një rol në filmin e parë shqiptar Fëmijët e saj, e më pas erdhën filmat Debatik, Detyrë e posaçme dhe Toka jonë. Në këtë të fundit, roli i Tuç Makut mbeti një nga interpretimet më të paharrueshme të tij. Miku dhe kolegu i tij, Mario Ashiku, kujtonte një episod të jashtëzakonshëm: gjatë një shfaqjeje në Bregun e Matës, një plak u ngrit nga salla, i ndezur nga loja e tij, dhe deshi ta qëllonte kur Tuç Maku shtyu Loken (Marie Logoreci). Ky episod dëshmon fuqinë e interpretimit të Kovaçit, aq i gjallë e i besueshëm, sa kufijtë midis artit dhe realitetit fshiheshin krejt.
Në vitin 1961, Loro Kovaçi u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, krahas Naim Frashërit, Pjetër Gjokës dhe Mihal Popit. Ishte një vlerësim i merituar për një njeri që e kishte shkrirë gjithë jetën në art.
Edhe kur sëmundja e rëndoi, ai nuk iu largua skenës. Roli i fundit ishte ai i kolonelit italian në dramën Tri të shtëna pushke, të cilin e interpretoi vetëm dy herë. Në korrik të vitit 1966, pas një operacioni të vonuar, Loro Kovaçi u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe një emër që nuk zbehet me kohën.
Loro Kovaçi nuk ishte thjesht një aktor. Ai ishte një institucion, një shpirt që i dha teatrit shqiptar dinjitet, forcë dhe klas. Jeta e tij, nga kasollja e fëmijërisë ku ngrinte shfaqje, te skena e Teatrit Popullor, nga makina e rrobaqepësit te rolet e kinemasë shqiptare, është dëshmi e fuqisë që arti ka për të kapërcyer vështirësitë dhe për të bërë të pavdekshëm ata që i përkushtohen atij.
Brezat e rinj kanë shumë për të mësuar nga Loro Kovaçi, jo vetëm artin e interpretimit, por përkushtimin, integritetin dhe dashurinë për vendin e kulturën. Ai mbetet një nga ata njerëz të rrallë që nuk e përdorën artin për të jetuar, por e jetuan përmes artit.
Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrë...
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka publikuar ditën e sot...
Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi u nda nga jeta ...
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dh...
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, 115-vjetori i lind...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamje nga shfa...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Vela...
Një aktivitet me titull “Valias, nga kamp në përkujtim” u ...
Fotografia është më shumë sesa thjesht kapja e imazheve; ë...
Dramaturgu, aktori dhe regjisori i njohur Naum Shundi po p...
Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video...
Lady Gaga kryeson listën e kandidatëve për Çmimet e Video ...
Kreshma e Hyjlindëses Mari është një periudhë 15-ditore ku...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi të emër...
“Porto Palermo Festival” ngre këtë javë siparin e Edicioni...
Një udhëtim i gjatë, i rrënjosur në Koncilin e Dytë të Vat...
Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u zhvil...
Riti i Dollisë Shqiptare është shpallur sot Pasuri Kombëta...
“Lojtari i fatit”, kështu titullohet botimi i shtatë i gaz...
Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënd...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...