Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...

Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, në Korçë u ul perdja e edicionit të radhës të Koko Fest, një festival që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit dhe më gjerë. Ky festival solli në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” një mozaik shfaqjesh të larmishme, duke bërë bashkë trupa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si edhe nga Italia, duke i dhënë ngjarjes një dimension gjithnjë e më të fortë ndërkombëtar.
Publiku korçar pati mundësi të ndjekë shfaqje që trajtonin tema të ndryshme, nga problemet e përditshme e deri te mesazhet e mëdha mbi dashurinë për jetën dhe vendin. Salla e teatrit ishte plot në çdo natë, duke treguar jo vetëm etjen e publikut për art cilësor, por edhe besimin se humori mbetet një nga format më të fuqishme për të reflektuar mbi realitetin. Në mbrëmjen e fundit u ndanë edhe çmimet, të cilat u shoqëruan me emocione të shumta për aktorët, regjisorët dhe trupat pjesëmarrëse. Nga aktorë të rinj që hodhën hapat e parë në skenë, deri te emra të njohur që u vlerësuan për karrierën e tyre, festivali i këtij viti u përmbyll duke lënë pas një atmosferë të veçantë artistike në Korçë.
Zamira Kita, aktore dhe drejtoreshë e teatrit të Korçës, u shpreh se publiku e priti ngrohtësisht festivalin dhe çmimet u shpërndanë me një vlerësim profesional e cilësor nga juria.
“Jam shumë e kënaqur që ja dolëm ta mbyllim me sukses Koko Fest. Sot ishte nata e shtatë, kemi patur prezente trupën e Prizrenit. Kemi patur trupa të ndryshme, edhe italiane sepse përpiqemi të hapemi me Koko Festin, ta bëjmë ndërkombëtar si festival. Mua më vjen shumë mirë që publiku e priti mirë dhe çmimet shkuan atje ku duhej, ku juria ka bërë një vlerësim të mirë, profesional, cilësor për të gjithë shfaqjet dhe pjesëmarrësit në Koko Fest. Personalisht jam e kënaqur që publiku e ndoqi shumë Koko Festin, shumë të ftuar kishim nga Tirana, Kosova, Maqedonia e Veriut por dhe që çmimi i aktores më të mirë u nda tek tre aktoret e shfaqjes tonë, pra Olta Daku, Egla Ceno edhe unë. Arti bëhet në grup dhe ne duke qenë të treja bashkë, ja dolëm ta fitonim këtë çmim”, tha Kita.

Regjisorja Andia Xhunga fitoi pesë çmime me trupën e saj në këtë edicion, mes tyre “Shfaqja më e mirë” dhe “Regjia më e mirë”, si dhe çmimin e publikut. Xhunga u shpreh se është shumë e lumtur për çmimet e marra dhe për pritjen që u bëri publiku korçar.
“Jemi shumë të lumtur për këtë pritje që na bëri publiku korçar dhe juria për vlerësimet që na dha. Morëm 5 çmime. Ku ka më bukur duke filluar nga çmimi i publikut e të vjedhësh zemrën e publikut, po ashtu "regjia më e mirë", "shfaqja më e mirë", "aktori më i mirë protagonist" Gentian Zenelaj dhe "aktori më i ri" Aleks Seitaj. Jam shumë e lumtur, ishte një surprizë shumë e madhe. Gëzohem që mesazhi që vepra ka, ka përçuar të publiku dhe publiku gjen veten nga fillimi në fund në këtë vendin e vogël të humbur këtu në Shqipëri. Mesazhi i shfaqjes është që kur vendin e duam, pavarësisht se sa i humbur është ai dhe sa problematika ka, nëse punojmë çdo ditë nga pak me përkushtim e dashuri, vendi do të bëhet”, tha Xhunga.

Në këtë mbrëmje të veçantë u vlerësua edhe një figurë e madhe e artit shqiptar, regjisori Gëzim Kame, i cili mori çmimin e karrierës. Kame u shpreh se ndihet shumë i nderuar nga teatri për këtë çmim të dhënë.
“Ndihem shumë i respektuar nga teatri i Korçës dhe nga qyteti, por në radhë të parë nga ky teatër që ka një histori të jashtëzakonshme në histori. Të marrësh çmimin e karrierës në këtë lloj teatri, më emocionoi vërtet. Humori sot është futur në një vorbull të ekonomisë së tregut, që synohet për të fituar e jo për të patur atë funksionin e vërtetë të saj. Ky humor i thellë që shqiptari e ka në përgjithësi, i mungon skenës shqiptare këtë periudhë”, u shpreh regjisori Kame.

Koko Fest u mbyll mes duartrokitjeve të publikut dhe emocioneve të artistëve, duke lënë pas shtatë netë të mbushura me art, humor dhe reflektim. Ky festival tregoi edhe një herë se Korça jo vetëm ruan traditën e saj, por është e aftë të prodhojë ngjarje me ndikim kulturor që kapërcejnë kufijtë lokalë. Synimi për të ardhmen është që Koko Fest të rritet më tej dhe të forcojë dimensionin e tij ndërkombëtar, duke sjellë në Korçë gjithnjë e më shumë trupa nga jashtë vendit.
Me këtë energji dhe me përkushtimin e artistëve, festivali po kthehet në një emblemë të qytetit dhe një hapësirë të rëndësishme ku arti takohet me publikun. Korça mbylli kështu një tjetër kapitull të suksesshëm kulturor, duke dëshmuar edhe një herë se është një qytet që jeton dhe frymon me artin./ CNA
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite po përgatitet të o...
Për herë të parë kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore "Kujt...
Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen ho...
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është bërë një zbulim i rr...
Lunxhëria është një krahinë etnografike që shtrihet në pjesë...
Sot është ndarë nga jeta kineasti i njohur Dhimitër Anagno...
Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër An...
Ndodhi para ca vitesh, m’u kujtua sot nuk di për ç'shk...
Këtë fundjavë, në Kastellorizo të Greqisë mbahet Festivali...
Në Jug të Shqipërisë, në rrëzë të malit Dhëmbel, e fshehur...
Në historinë e teatrit shqiptar, pak figura kanë lënë një ...
Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrë...
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka publikuar ditën e sot...
Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi u nda nga jeta ...
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dh...
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, 115-vjetori i lind...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamje nga shfa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...