Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Ndodhi para ca vitesh, m’u kujtua sot nuk di për ç'shkak. Zëri në celular: "Vdiq Ladi!" më dërrmoi. Pas ikjes së babait ky ishte lajmi më i helmët. Ecja dhe dridhesha, sikur më kishte kapur korrenti.
-Kur?- pyeta.
-Sot. Para dy orësh, në një spital të Milanos. E griu kanceri.
-Varrimi nesër?
-Jo, jo. Pas tre ditësh. E la amanet të varrosej në Atdhe.
-Në Atdhe?! Po ai Atdhe e vrau, ai atdhe e rrënoi, e hëngri të gjallë. E varfëroi, e mjeroi, e...
Dhe vazhdoja e flisja e të flisja gjithë mllef. Se më erdhi si film jeta e tij 20 vitet e fundit. Për lexuesin po sqaroj se Ladi qe bashkëshorti i Verës,gocës së hallës sime. Halla ka tre vajza e bashkëshortët i kanë kaq të sjellshëm, të zgjuar, punëtorë e të ndershëm sa unë me shaka thoja, ata janë kushërinj, jo motra nuset e tyre. Ladi pas mbarimit të së mesmes erdhi nga Korça në Tiranë. Filloi punë minator në Valias. Zgafellist, i thoshim me shaka. U martua dhe familja iu shtua me nje vajzë e një djalë. Jeta rrodhi si e të gjithëve deri në vitin 1992. Më tej u mbyll miniera e Ladi e pa veten në rrugë. E atje, në tortuar tek shkolla teknologjike ose pallati me shigjeta sot, nisi të shesë vaj për makinat, futur në shishe Coca Cola. Nxirrte lekët e bukës. Më tej i ngel pa punë edhe gruaja e...hallet shtohen. Fëmijët rriten. Nga viti në vit ranë shitjet dhe të ardhurat. Por buzëqeshja i ngeli njësoj. Optimist i lindur. Dhe një ditë mësoj se Ladi iku në Itali.
-Si iku? -pyeta.
-Me gomone. Natën nga Vlora.
Nuk i la rrugë tjetër Atdheu. Në moshën mbi 40 vjeç, pa ditur gjuhën fare iu bashkua një kushëriri në rrethinat e Milanos e bëri punët që nuk kishte bërë kurrë. Murator, pllakaxhi, armator e...buzagas përherë. Punëtori e i drejti nuk humbet. Pas ca kohësh mori gruan e fëmijët dhe jeta ia shpërblen mundin. Jetojnë me nder në një apartament modest. Fëmijët rriten. Fillojnë universitetin dhe punojnë. Epo erdhën ditë të bardha më në fund. Hyri gëzimi dhe tek shtëpia e tij. Por...stresi dhe mërzitia e dikurshme ia kishin helmuar shëndetin. Sëmundja iu zgjua vrulltas dhe pas ca muajsh la porosinë:
-Më varrosni në Tiranë. E le amanet.
Historia e tij nuk është kaq vetjake. Eshtë një gjeneratë që ka fiks këtë biografi. Brez doli zbuluar në luftën për jetën. Me ëndërra, por pa arsimim, pa financa, pa shtëpi e pa siguri. Që si në xhungël atdheu, veç i kafshonte, i dëbonte. Ndaj morën vrapin të rinj e mesoburra të mbijetonin, se vendi po kthehej në një varrezë të gjallësh.
Por ja që Ladi e të tjerët prapë duan të prehen në këto gërxhe e amullira. Se e dinë, Atdheu nuk ka faj. E dinë, ai i do. Se atdheu qenka si nëna. Bërtet, por nga që lodhet. Por nuk harron t'u gatuajë, t'i lajë e t'i mbulojë natën kur flenë. Se i ka në zemër, i ka në gjak. Andaj amaneti del vetiu:
-Më çoni te dheu im, ai ka vlagën e ëndërrave të perjetshme./ CNA
Këtë fundjavë, në Kastellorizo të Greqisë mbahet Festivali...
Në Jug të Shqipërisë, në rrëzë të malit Dhëmbel, e fshehur...
Në historinë e teatrit shqiptar, pak figura kanë lënë një ...
Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrë...
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka publikuar ditën e sot...
Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi u nda nga jeta ...
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dh...
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, 115-vjetori i lind...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamje nga shfa...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Vela...
Një aktivitet me titull “Valias, nga kamp në përkujtim” u ...
Fotografia është më shumë sesa thjesht kapja e imazheve; ë...
Dramaturgu, aktori dhe regjisori i njohur Naum Shundi po p...
Në edicionin e tij të tretë, Gjon Mili International Video...
Lady Gaga kryeson listën e kandidatëve për Çmimet e Video ...
Kreshma e Hyjlindëses Mari është një periudhë 15-ditore ku...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi të emër...
“Porto Palermo Festival” ngre këtë javë siparin e Edicioni...
Një udhëtim i gjatë, i rrënjosur në Koncilin e Dytë të Vat...
Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u zhvil...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...