Perëndimi e mirëpret ujdinë Kosovë-Serbi
Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serb...

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur vizitën në Moskë të hënën, ku pritet të shtyjë përpara idenë që Pekini të bëhet një paqebërës potencial në konfliktin në Ukrainë, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, shpreson të marrë mbështetjen kineze kundër presionit perëndimor.
Xi është lideri i parë i huaj që do të takohet me Putinin, pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër-arresti ndaj tij të premten lidhur me dëbimin e fëmijëve ukrainas për në Rusi, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Moska tha se akuzat, që sipas gjykatës përbëjnë krime lufte, janë në mesin e një numri të “armiqësive të qarta të shfaqura” dhe Pekini tha se ato shfaqin standarde të dyfishta.
Rusia po e paraqet vizitën e Xi-së, si dëshmi se ka një mik të fuqishëm që është i gatshëm të qëndrojë kundër një Perëndimi armiqësor, të cilin e akuzon se po përpiqet që ta izolojë dhe mposhtë Moskën.
“Ne mund të ndiejmë se peizazhi gjeopolitik në botën e jashtme po pëson ndryshime drastike”, tha Putin në një artikull të publikuar në gazetën kineze, "People’s Daily". Ky artikull u publikua edhe në ueb-faqen e Kremlinit. Aty, Putin shtoi se kishte shpresa të mëdha për vizitën e “mikut të mirë e të vjetër”.
Vizita e Xi-së vjen pak kohë pasi Kina ka paraqitur një propozim prej 12 pikash për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, por edhe në kohën kur Pekini po forcon lidhjet me Moskën.
Kina vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se po planifikon që ta armatosë Rusinë, por ka thënë se dëshiron të ketë një partneritet më të ngushtë në fushën e energjisë dhe ka rritur importet e qymyrit rus, gazit dhe naftës, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Sanksionet perëndimore ndaj energjisë ruse nënkuptojnë se Pekini mund të kursejë miliarda dollarë.
Të hënën, Xi pritet të mbajë bisedime joformale me Putinin dhe më pas dy liderët do të darkojnë.
Bisedimet zyrtare pritet të zhvillohen të martën.
Kina nuk e ka dënuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe ka paraqitur një plan për një armëpushim në Ukrainë.
Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kanë thënë se çdo marrëveshje armëpushimi do t’i ndihmonte më shumë Putinit, duke i ofruar kohë që të riforcojë radhët para ofensivës së planifikuar pranverore të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai do ta shqyrtonte një marrëveshje të paqes, vetëm nëse trupat ruse largohen nga territori i shtetit të tij./ Rel
Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serb...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...
Kina ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Nd...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor...
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës ...
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...