Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...

Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serbi, kurse perëndimi e mirëpret atë. Kurti dhe Vuçiq ranë dakord më 18 mars për zbatimin e një plani europian për normalizimin e marrëdhënieve.
Reagimet ndërkombëtare pas ujdisë së 18 marsit mes Kosovës e Serbisë për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve kanë qenë pozitive. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se "përmbushja e obligimeve sipas Marrëveshjes Bazë, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të ofrojë mundësi të mëdha për njerëzit në të dy shtetet dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Blinken, përmes një deklarate, përgëzoi dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Kurti dhe Vuçiq, "për lidershipin e treguar për arritjen e kësaj marrëveshjeje”. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuara në mënyrë aktive në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë që të punojnë drejt një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Reagime pozitive nga Gjermania
Edhe qeveria gjermane e mirëpriti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar palët për këtë "përparim”. Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në "Twitter" se "tani gjithçka mbetet te zbatimi”. "Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane”, shkroi Hebestreit.
Kurse NATO përmes zëdhënëses, Oana Lungescu, bëri të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit Kurti, dhe presidentit serb Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian. "Ne i nxisim të dyja palët që sa më shpejt të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, dhe po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja. Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in”, shkroi Lungescu në "Twitter".
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, shkroi se arritja më e rëndësishme e negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen europiane. Një vendim që kërkoi mençuri, integritet dhe kurajë. Ka ende shumë punë për të bërë, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap”, shkroi Hill.
Vlerësimi i marrëveshjes në këndvështrimin e Kosovës dhe Serbisë
Pas takimit të Ohrit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të mos i besojë presidentit Vuçiq. Ajo shkroi se "Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet”. "Pres që të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, tha Osmani, duke shtuar se ajo "nuk ka ndonjë pritje ndaj Serbisë, pasi Serbia 12 vite ka shkelur marrëveshjet e dakorduara”. "Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, shkroi Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është "njohje de facto”, e Kosovës, ndërsa kritikoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, se po i shmanget nënshkrimit të marrëveshjes. Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana e tij, tregoi se pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin e implementimit, derisa ka theksuar se "Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe”. "Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, u shpreh Vuçiq në një konferencë për medie në Beograd. Sipas tij, vija e kuqe e Serbisë, është pranimi i Kosovës si shtet i pavarur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
"Pas çdo samiti dhe takimi, në çdo vend, unë pa mëdyshje flas për vijat e kuqe të Serbisë, që kanë të bëjnë me kundërshtimin e pranimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe pranimit të Kosovës në OKB, siç e shihni, këtë edhe sot e kam thënë, se askush, asnjëherë nuk mund t'i vendosë obligim ligjor Serbisë për atë që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj, nuk kam nënshkruar atë që BE-ja e ka quajtur marrëveshje e as Aneksin. Mirëpo, Republika e Serbisë është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe, për shumë arsye”, ka thënë presidenti Vuçiq.
Kritika nga opozita në Kosovë e Serbi
Marrëveshja e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe pajtimi për të i kryeministrit Kurti, ndërkaq, u kritikua ashpër nga dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e quajti "mashtrim dhe humbje të një mundësie historike”. "Një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me Asociacion plus në të, është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin, është e pariparueshme”, shkroi Abdixhiku. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërkaq, tha se me "marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova do ta trashëgojë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. "Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një Asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës, është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë të gjithë”, shkroi Krasniqi.
Edhe disa nga partitë opozitare në Serbi, kritikuan Presidentin Vuçiq për dakordimin e tij për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën. Lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, vlerësoi se "zgjidhja e vetme e krizës politike është dorëheqja e presidentit Vuçiq”, dhe bëri thirrje për tubime të qytetarëve kundër planit europian. "Vuçiq në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel”, shkroi Obradoviq.
Kryetari i Lëvizjes "Serbia Qendra”, Zdravko Ponosh, tha se Aleksandar Vuçiq doli i kënaqur nga negociatat e Ohrit, sepse i kishte arritur të dyja qëllimet që i kishte vënë vetes. "E para që ai të mos nënshkruajë asgjë, pavarësisht se në emër të Serbisë ai ka marrë përsipër obligimin, dhe e dyta, që përgjegjësinë për përmbushjen e atyre obligimeve t'ua mbartë të tjerëve”, shkroi Ponosh.
Dyshime për ligjshmërinë e marrëveshjes
Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars për zbatimin e një plani europian për normalizim marrëdhëniesh dhe sipas shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell, që ishte ndërmjetës, të dyja vendet kanë obligim zbatimin e zotimeve. Udhërrëfyesi për zbatimin e planit europian parasheh që të dyja vendet të angazhohen plotësisht për t'i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksin e saj. "Kosova është pajtuar të nisë menjëherë, dhe kur them menjëherë, e kam fjalën menjëherë, negociatat e lehtësuara nga Bashkimi Europian për një marrëveshjeje specifike dhe garanci për të siguruar një shkallë të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Palët ranë dakord gjithashtu të miratojnë si çështje urgjente deklaratën për personat e zhdukur siç është negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Borrell.
Por mosnënshkrimi i dokumentit ka nxitur mëdyshje në opinion, nëse marrëveshja e Ohrit mund të cilësohet ligjërisht e detyrueshme. E Josep Borrell tha se edhe dokumenti i 27 shkurtit i publikuar nga BE-ja, dhe Aneksi i zbatimit të tij, i publikuar me 18 mars, "konsiderohen të miratuara përmes deklaratës së tij”. Marrëveshja, tha Borrell, "do të jetë pjesë e procesit të integrimeve të të dyja palëve në Bashkimin Europian”.
"Dhe për ta bërë shumë konkrete, do të nis punën menjëherë për të përfshirë zyrtarisht amendamentet përkatëse në Kapitullin 35 të kuadrit të negociatave të Serbisë me BE-në dhe në agjendën e Grupit të Posaçëm të Kosovës për Normalizim. Në këtë mënyrë, të dyja palët do të jenë të detyruara nga Marrëveshja, e cila do të jetë pjesë e rrugës së tyre drejt Bashkimit Europian. Dhe ne në Bashkimin Europian, do t'u kërkojmë me forcë palëve të përmbushin detyrimet e tyre. Mospërmbushja e tyre do të sjellë pasoja”, u zotua shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell./ DW
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...
Kina ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Nd...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor...
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës ...
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...