Franca nuk gjen qetësi nga protestat/ Reforma e pensioneve kthehet në sfidë për Macron
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...

Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës së Ftohtë për t’i rezistuar një konflikti të mundshëm bërthamor dhe i mbajtur sekret për më shumë se 50 vjet, është hapur për vizitorët.
Bunkeri tepër sekret, “Regan Vest”, 60 metra nën sipërfaqen shkëmbore të një kodre do të shërbente si strehë për mbretëreshën e Danimarkës dhe krerët e qeverisë, në rast konflikti bërthamor. Tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit shërbjenë si kujtesë e periudhës së Luftës së Ftohtë.
I maskuar mes pemëve të larta në pyllin Rold Skov të Danimarkës gjendet bunkeri Regan Vest i mbajtur tepër sekret për më shumë se 50 vjet. Streha, 30 kilometra në jug të qytetit Aalborg, u ndërtua gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë. Kuratorja e Muzeut Historik të Rajonit Verior të Danimarkës, Bodil Frandsen, e ka bazuar doktoraturën e saj mbi bunkerin Regan Vest të kthyer tashmë në një muze.
Pas revolucionit hungarez dhe incidenteve të Kanalit të Suezit, frika e një lufte ishte shumë reale. Në të njëjtën kohë, kishin evoluar edhe bombat bërthamore dhe veçanërisht prova me bombën me hidrogjen”, thotë ajo.
Bunkeri “Regan Vest” nuk kishte qëllime ushtarake por ishte projektuar si strehë për qeverinë dhe mbretëreshën e Danimarkës në rast të shpërthimit të luftës bërthamore. Rënia e bunkerit do të shënonte edhe fundin e demokracisë daneze.
“Bunkeri u ndërtua në bazë të idesë se lufta bërthamore do të zhvillohej në tre faza dhe faza e parë ishte më seriozja, që mendohej se do të zgjaste 30 ditë”, thotë zonja Frandsen.
Në fund të një korridori dredharak prej 300 metrash të gjatë dhe 60 metrash poshtë sipërfaqës shkëmbore ndodhet një kompleks me dhoma fjetjeje, klinikë kirurgu, qendër operacionale dhe sallë takimesh. Punimet për bunkerin filluan ndërsa bota po shënonte kriza të njëpasnjëshme. Bashkimi Sovjetik po kryente prova bërthamore, ndërtonte Murin e Berlinit dhe vëndoste fshehurazi raketa në Kubë. Varnke Egeskov është kuratore në bunkerin “Reagan Vest”.
“Në këtë bunker bërthamor do të jetonte qeveria daneze, udhëheqja, disa pjestarë të shtypit dhe telekomunikacionit, si dhe disa të tjerë që do të merreshin me funksionimin e gjërave, si ajrimi apo makineritë e tjera. Bunkeri do të strehonte 350 njerëz”.
Danimarka, vend anëtar i NATO-s e përfundoi ndërtimin e bunkerit në vitin 1968. Por banorët e zonës nuk ishin në dijeni të egzistencës së bunkerit deri në vitin 2012, kur u bë deklasifikimi. Objekti, i cili ende ka mobilimin e atyre viteve, mund të vizitohet nga publiku, thotë kuratorja Ulla Varnke Egeskov.
“Është sikur të shkosh në kohën e Luftës së Ftohtë, mes frikës dhe përgatitjeve për luftën që do të vinte. Po ashtu është si të futesh në një kapsulë kohore sepse gjithçka këtu është nga vitet 60, 70 dhe 80..shikon gjëra që të kujtohen nga ajo kohë. Të ngjall frikë dhe kujtesë”.
Hyrja e bunkerit është e maskuar nga një shtëpi e verdhë ku dikur jetonte inxhinieri dhe familja e tij. Ndërtimi zgjati pesë vite (1963-1968) dhe rëndësia për projektimin e tij u shtua edhe më shumë gjatë krizës së raketave ruse në Kubë, kur bota ishte shumë pranë një konflikti bërthamor.
“Bunkeri i kthyer në muze ofron një histori rreth bombave atomike. Por thelbi ka të bëjë me demokracinë”, thotë drejtori i muzeut Lars Christian Nørbach.
Kuratorët thonë se tensionet aktuale mes Rusisë dhe Perëndimit e bëjnë edhe më të rëndësishme historinë e bunkerit bërthamor.
“Mjafton fakti që kemi një luftë në Evropë dhe po flitet rreth kërcënimit të një lufte bërthamore, çka e bën konceptin e tunelit bërthamor edhe më të rëndësishëm”, thotë zonja Frandsen.
Vargu malor ku gjendet bunkeri është rreth 400 kilometra nga kryeqyteti Kopenhagen. Regan Vest u nxor nga sherbimi në vitin 2003 dhe egzistenca e tij u bë publike në vitin 2012./VOA
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot ...
Aneksi i zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të ma...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë prishjen e a...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Jo...
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Ka përfunduar pas 12 orësh takimi ndërmjet kryeministrit t...
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)...
Kanë kaluar afërsisht rreth 10 orë që nga momenti ku kanë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...