
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.
Borrell i bëri komentet pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”.
“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Europian”, tha Borrell.
Edhe pse palët vendosën të mos e nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen, tha ai, ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Borrell tha se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.
“Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, tha Vuçiq.
“Pavarësisht dallimeve, kishim një bisedë të mirë”, shtoi ai.
Kurti dhe Vuçiq zhvilluan fillimisht takime të ndara me Borrellin dhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përpara se të fillonin takimin e përbashkët, i cili zgjati deri në orët e vona të 18 marsit.
Në cilësinë e vëzhguesit, i pranishëm në takim ishte edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Duke komentuar pajtimin e palëve, Escobar tha se ai hap derën për një integrim më të madh euroatlantik të të dyja vendeve.
“Kjo hap derën edhe për rajonin që të hyjë në një epokë të re të paqes”, tha Escobar.
“Mund t’ju them sot se SHBA-ja zotohet të ndihmojë me zbatimin [e Marrëveshjes], që të funksionojë për të dyja vendet dhe për rajonin”, tha ai.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Serbia vazhdon ende ta konsiderojë atë pjesë të saj.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.
Muajve të fundit, komuniteti ndërkombëtar ka rritur trysninë mbi dy vendet për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund të përpiqet t'i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë./ Rel
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Ka përfunduar pas 12 orësh takimi ndërmjet kryeministrit t...
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)...
Kanë kaluar afërsisht rreth 10 orë që nga momenti ku kanë ...
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka thënë ...
Turqia shpreson se marrëveshja në mes të Kievit dhe Moskës...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur të shtunën në K...
Shërbimet e zbulimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes ...
Të dielën mbushen 20 vjet që kur presidenti amerikan, Xhor...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka ende pa...
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka mirëpritur lëshimin e...
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit q...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli 11 qers...
Presidenti kinez, Xi Jinping do të bëjë javën e ardhsh...
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) lëshoi sot ...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një...
Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit ...
Tierra Caliente e shtetit të Meksikës ka parë një nga ...
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur në një takim ...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...