Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër drejt detit të dielën, njoftuan autoritetet e vendit fqinj të Koresë së Jugut, duke shtuar kështu aktivitetin e provave të armëve në përgjigje të stërvitjeve ushtarake që vazhdojnë SHBA-Koreja e Jugut. Koreja e Veriut i shikon stërvitjet usharake si prova për një sulm të ardhshëm.
Vazhdimi i provave të lëshimit të raketave nga Koreja e Veriut tregon vendosmërinë e saj për të mos u tërhequr, megjithë stërvitjet SHBA-Koreja e Jugut, të cilat janë më të mëdhatë e këtij lloji të viteve të fundit. Por, shumë ekspertë thonë se provat janë gjithashtu pjesë e objektivit më të madh të Koresë së Veriut për të zgjeruar arsenalin e saj të armëve, për të fituar njohjen ndërkombëtare të statusit të një vendi me arsenal bërthamor si dhe për të arritur heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.
Raketa e nisur nga zona Tongchangri në veriperëndim të vendit fluturoi përgjatë gjithë territorit koreanoverior përpara se të binte në ujërat pranë bregut të saj lindor, thanë ekspertët koreanojugorë dhe ata japonezë. Ata thanë se raketa përshkoi një distancë prej 800 kilometrash, një distancë që sugjeron se kjo lloj arme ka kapacitetin për të goditur Korenë e Jugut.
Të dërguarit e lartë për çështjet bërthamore të Koresë së Jugut, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara biseduan nëpërmjet telefonit dhe e dënuan me forcë lëshimin e raketës, si një provokim që rrezikon paqen në Gadishullin Korean dhe rajonin. Ata ranë dakord të forcojnë koordinimin mes tyre, për t’i dhënë një përgjigje të vendosur ndërkombëtare veprimit të Koresë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.
Komanda amerikane e rajonit Indo-Paqësor tha se lëshimi i raketës më të fundit nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për territorin e Shteteve të Bashkuara apo aleatët. Por, ajo shtoi se kjo nxjerr në pah ndikimin destabilizues të programeve të paligjshme të armëve të Koresë së Veriut dhe se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut dhe Japoninë vazhdon të jetë “i çeliktë”.
Sipas raportimeve në mediat e Koresë së Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut planifikojnë që të përfshijnë edhe një aeroplanmbajtëse amerikane gjatë këtyre stërvitjeve që përfundojnë këtë muaj. Kjo sugjeron se tensionet në Gadishullin Korean mund të vazhdojnë edhe për disa javë, ndërsa Koreja e Veriut pritet të vazhdojë t’u përgjigjet këtyre stërvitjeve me prova të mëtejshme armatimesh./VOA
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot ...
Aneksi i zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të ma...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë prishjen e a...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Jo...
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Ka përfunduar pas 12 orësh takimi ndërmjet kryeministrit t...
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)...
Kanë kaluar afërsisht rreth 10 orë që nga momenti ku kanë ...
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka thënë ...
Turqia shpreson se marrëveshja në mes të Kievit dhe Moskës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...