“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë prishjen e arkitekturës ekzistuese të sigurisë europiane, dhe kjo gjë ka provokuar ndryshime thelbësore në politikat e jashtme dhe të mbrojtjes në të gjithë kontinentin. Rrjedhimisht, për shkak të dhënies fund të lidhjeve të saj të gjata energjetike dhe tregtare me Rusinë, Gjermania ka qenë ndoshta më e prekur sesa shumica e vendeve të tjera.
Ajo u detyrua të përshtatej me epokën e re duke adoptuar një “Zeitenwende”, ose një pikë kthese, pra një distancim thelbësor nga politikat dhe parimet e saj të së kaluarës. Një “Zeitenwende” e ngjashme nevojitet urgjentisht tani edhe në juglindje të Europës.
Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është dashur të jetojnë për një kohë shumë të gjatë me çështjet dhe mosmarrëveshjet e tyre të pazgjidhura. Prandaj ka ardhur koha që të merren vendime të guximshme për të kapërcyer pengesat e së kaluarës, duke udhëhequr rrugën drejt bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Europian.
Megjithatë, potenciali i plotë për rritjen dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor mund të realizohet vetëm nëse marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës vendoset përfundimisht në një bazë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese. Më shumë se një dekadë e gjysmë më parë, gjatë negociatave të Trojkës në vitin 2007, u zhvillua një propozim për një “Marrëveshje Themelore” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Teksti bazohej në filozofinë e Traktatit Themelor të vitit 1972 ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane, e cila synonte të krijonte marrëdhënie të mira fqinjësore midis të dy shteteve dhe të lejonte një bashkëpunim gjithëpërfshirës pragmatik duke anashkaluar disa çështje - si njohja e plotë diplomatike reciproke - që në atë kohë dukeshin të pazgjidhshme.
Fatkeqësisht Serbia e pa të pamundur nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore, dhe kështu u humb një shans i mirë. Natyrisht, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2007. Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, është prej 15 vjetësh një vend i pavarur dhe demokratik, që po përpiqet të gjejë vendin e saj të merituar dhe të padiskutueshëm në Europë.
Nga ana e saj Serbia është shndërruar në një qendër të madhe investimesh për kompanitë ndërkombëtare dhe presidenti Vuçiç është bërë një përkrahës i fuqishëm i integrimit ekonomik të rajonit. Megjithatë, për sa kohë që të dyja vendet mbeten të ngulitura në një qasje konfrontuese ato nuk do të jenë në gjendje të realizojnë potencialin e tyre të plotë apo rolin e tyre në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.
Ngjarjet e fundit në Kosovën Veriore treguan edhe një herë rreziqet e përshkallëzimit - madje edhe të konfliktit të madh - prandaj nevojiten veprime urgjente në lidhje me çështjen e statusit të pazgjidhur të Kosovës si dhe çështjen e të drejtave të pakicave të komunitetit të saj serb.
Në këtë drejtim, Gjermania dhe Franca nisën së fundmi një përpjekje të re, duke paraqitur një “Propozim Europian” dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët e BE-së, veçanërisht me Italinë, Përfaqësuesin Special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak dhe Shtetet e Bashkuara.
Deri më tani, Serbia dhe Kosova kanë deklaruar se e pranojnë në parim këtë marrëveshje, megjithatë ka ende dallime në lidhje me modalitetet dhe mënyrën e zbatimit të saj. Dhe siç ndodh shpesh në diplomacinë e krizave, ka shumë rëndësi gjuha e shkruar.
Por zgjidhja që ofrohet është e drejtpërdrejtë: Serbia duhet të pranojë faktin se Kosova është një shtet më vete dhe një realitet në skenën ndërkombëtare. Dhe Kosova duhet të pajtohet me domosdoshmërinë e adresimit të shqetësimeve të pakicës së saj serbe, përfshirë pranimin e formimit të parashikuar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe.
Si një mik i Kosovës dhe i Serbisë, dhe si një ish-negociator i BE-së në bisedimet midis tyre, i bëj thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të hedhin tani një hap që kultivon besimin e ndërsjelltë. Në samitin e Ohrit, ata do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik.
Dhe tani është koha për ta çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interesin e popujve të tyre, në interesin e Ballkanit Perëndimor, por dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin europian. Bëjeni të ndodhë “Zeitenwende”-n tuaj pikërisht në këto momente.
Shënim: Wolfgang Ischinger përfaqësoi BE-në në negociatat e Trojkës në vitin 2007. Ai ka drejtuar Konferencën e Sigurisë së Mynihut në vitet 2008-2022, dhe aktualisht shërben si President i Fondacionit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut./ Përshtatur nga CNA.al
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Jo...
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Ka përfunduar pas 12 orësh takimi ndërmjet kryeministrit t...
Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)...
Kanë kaluar afërsisht rreth 10 orë që nga momenti ku kanë ...
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka thënë ...
Turqia shpreson se marrëveshja në mes të Kievit dhe Moskës...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serb...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur të shtunën në K...
Shërbimet e zbulimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes ...
Të dielën mbushen 20 vjet që kur presidenti amerikan, Xhor...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkan...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka ende pa...
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se takimi në ...
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka mirëpritur lëshimin e...
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje të premten Kongresit q...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shpalli 11 qers...
Presidenti kinez, Xi Jinping do të bëjë javën e ardhsh...
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) lëshoi sot ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...