Zgjedhjet në Malin e Zi/ Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...

Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor e prej kohësh në pushtet, Milo Gjukanoviç, sipas të dhënave paraprake ka fituar 35% të votave. Në balotazh Gjukanoviç del me ekonomistin Jakov Milatoviç.
Në mesin e krizës politike të vendit, Mali i Zi votoi për presidentin e ri. Sipas Institutit për Studimet Zgjedhore, CTD presidenti aktual properëndimor, Milo Gjukanoviç, ka fituar 35% të votave. Për raundin e balotazhit Gjukanoviç duhet të përballet me ekonomistin Jakov Milatoviç, i cili u rendit i dyti sipas rezultateve paraprake me 29% të votave.
Partia e tij "Europa tani" është e afërt me kishën ortodoske serbe të komanduar nga Beogradi. Në vendin e tretë u rendit kreu i Frontit Demokratik, parti e hapur proserbe, Andrija Mandiç, me 19 të votave. Zgjedhjet e balotazhit zhvillohen më 2 prill. Këto zgjedhje vendosin për fatin politik të Gjukanoviçit.
Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të ndezur politike. Presidenti aktual, Gjukanoviç, këtë herë ka konkurrencë të fortë. Jakov Milatoviç, një ekonomist proeuropian, ka dalë në garë kundër properëndimorit Gjukanoviç. Milatoviç, politikan i ri, shihet me shanse të mira për zgjedhjet e balotazhit. Partia e tij "Europa tani" paraqitet si parti moderne dhe e orientuar nga reformat. Milatoviç ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë proserbe jetëshkurtër (dhjetor 2020-prill 2022).
Andrija Mandiç, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë u rendit i treti.
Gjukanoviç akuzohet për korrupsion
61-vjeçari, Milo Gjukanoviç, që prej 33 vjetësh mban poste drejtuese në Malin e Zi, akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë, DPS. Gjukanoviç dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve. Të enjten Gjukanoviç vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe caktoi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare./ DW
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës ...
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se...
Bashkimi Europian e ka quajtur si shumë të suksesshëm ...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nu...
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Europ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot ...
Aneksi i zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të ma...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë prishjen e a...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Jo...
Qytetarët e Malit të Zi votojnë të dielën për të zgjed...
Ka përfunduar pas 12 orësh takimi ndërmjet kryeministrit t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...