Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tjera që kanë rënë dakord të koordinojnë hetimet për krimet e luftës që akuzohet se ka kryer Rusia në Ukrainë. Holanda ka ngritur madje mundësinë e krijimit të një gjykate të posaçme për këtë. Takimi ndërkombëtar në Hagë zhvillohej ndërsa u njoftua një tjetër raund sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra, tha se drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë – ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t'i gjykuar ato.
“Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë", tha zoti Hoekstra. "Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”
Ukraina ka bërë thirrje tashmë për një gjykatë të tillë – të ngjashme me ato të ngritura për të gjykuar mizoritë e kryera gjatë gjenocidit në Ruandë ose në ish-Jugosllavi.
Presidenti Volodimir Zelenski e përsëriti këtë kërkesë nëpërmjet një lidhjeje videofonike gjatë takimit të së enjtes në Holandë, të titulluar "Llogaridhënia për Ukrainën".
Vendet pjesëmarrëse premtuan 20 milionë dollarë për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së (ICC), dhe ekspertë të tjerë që hetojnë mizoritë e dyshuara të lidhura me konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë.
Rusia ka mohuar të ketë vendosur në objektiv civilët në Ukrainë.
ICC-ja nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë vende anëtare të gjykatës.
Por prokurori i ICC-së, Karim Khan, tha se gjykata kishte mjete të fuqishme për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë dhe se koordinimi midis vendeve ishte kyç.
“Kjo duhet të shkojë përtej Ukrainës, sepse çdo jetë ka rëndësi. Asnjë popull i botës nuk është më i çmuar se njerëzit e tjerë”, tha zoti Khan.
Duke folur në emër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e dërguara e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Uzra Zeya, tha se mizoritë për të cilat akuzohet Rusia në Ukrainë u ngjasojnë atyre që ajo ka bërë në vende të tjera./VOA
Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë m...
Raketat ruse që goditën të enjten një qytet në Ukrainë...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shp...
Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donal...
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli paraqitën të enjten nj...
Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski, ka dje...
Presidenti i shtetit italian, Sergio Mattarella, refuz...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë me dije se s...
“Një dimër pakënaqësie” e kanë quajtur ekspertët atë q...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nisu...
Temperaturat e larta kanë përfshirë nga flakët pjesën ...
Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i sig...
Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamor...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të p...
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...
Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hek...
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...