Dorëheqja e Xhonsonit/ Mbahet raundi i parë i votimeve për kreun e ri të Konservatorëve, ja kush kryesoi garën
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...

"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastrofë të tillë", thotë Jessica Bälz. "Mund të merrnim me mend se uji mund të depërtonte nëpër rrugë dhe që bodrumet të mbusheshin plot. Po kjo? Këtë më duket nuk e kishte përfytyruar njeri."

Jessica Bälz është librashitëse. Para katastrofës ajo kishte dy librari. Kur në natën e 14 drejt 15 korrikut u rrit pandalshëm niveli i ujit të lumit Ahr, bashkë me bashkëshortin ajo filloi të vendosë thasë me rërë para librarisë. Por erdhi një moment që uji erdhi nga të gjitha anët, çifti e kuptoi, se asgjë nuk mund të shpëtohej më. "Të dyja libraritë u mbushën me ujë deri në tavan", rrëfen Jessica. "Dëm i plotë."

Bota jonë ndahet në "para" dhe "pas" katastrofës
Katastrofa e përmbytjes në korrik 2021 e ndryshoi jetën e librashitëses brenda një dite. Dhe jo vetëm jetën e saj. Reshjet e forta i shndërruan përrenjtë e lumenjtë e vegjël në landet Renani Veriore-Vestfali dhe Renani-Pfalc në lumenj të rrëmbyeshëm. Në masat vërshuese të ujit humbën jetën 183 vetë, 17.000 vetë humbën strehën dhe gjithçka kishin. Të paktën 60.000 shtëpi u shkatërruan, 28.000 sipërmarrje u dëmtuan rëndë. Dëmi i llogaritur 33 miliardë euro.
Bota jonë ndahet në "para" dhe "pas" katastrofës. Kështu e përshkruan Jessica të papërfytyrueshmen në faqen e saj të internetit. Ajo dhe familja e saj patën megjithatë fat. Shtëpia e tyre ndodhej më në lartësi, uji nuk mbërriti deri aty. Brenda një kohe të shkurtër ajo e ktheu katin e poshtëm të shtëpisë në librari. Një gjë ishte e qartë. "Duhej shikuar përpara."
E këtij mendimi është edhe Marietta Thien. Drejtuesja e shtëpisë botuese, Velbrück në Metternich, pranë Bonnit, e kujton mirë natën e katastrofës. Në 03:45 ajo u zgjua nga zhaurima e ujit. Të dukej si ujëvara e Niagaras, kujton ajo. Për të penguar shpërthimin e digës së dheut të liqenit artificial Steinbachtal, autoritetet kishin lejuar derdhje ujërash pa paralajmërim. Por vala e përmbytjes e përfshiu fshatin dhe i përmbyti hapësirat e shtëpisë botuese. "30.000 libra, kompjutera, mobilje, gjithçka u shkatërrua", thotë ajo.
Pas gjendjes së shokut filluan punimet e pastrimit, si kudo në zonën e katastrofës. Miq, fqinjë, njerëz që as nuk i njihnim erdhën për ndihmë. "Gatishmëria për ndihmë vitin e kaluar ishte e jashtëzakonshme", kujton Thien.

Ndihmat e rindërtimit vijnë me vonesë
Federata dhe landet premtuan ndihmë të menjëhershme, kudo në Gjermani njerëzit dhanë donacione, por pagesat sot mbërrijnë me vonesë tek qytetarët. "Ndihmat e para të menjëhershme vërtet u dhanë menjëherë, një ose dy javë pas katastrofës", thotë Thien. "Problemet shpesh qëndrojnë tek shoqëritë e sigurimit, në vlerësimet e dëmeve. Kurse tek formularët për marrjen e ndihmës së rindërtimit, dëgjoj gjithmonë: ky është proces i komplikuar, saqë mendoj, a ia vlen ta marrë në konsideratë."
Një problem tjetër është edhe mungesa e zanatçinjve. Kjo ngadalëson procesin e rindërtimit. Një vit pas katastrofës në shumë shtëpi të shkatërruara ende nuk kanë filluar punimet, shumë rrugë janë të parikonstruktuara, shumë ura apo shina treni janë jashtë funksionit.
Trauma ende prezent
Këtyre i shtohet edhe trauma e mbetur, që riaktivizohet sa herë që bie shi me rrëmbim. Atëkohë shifrat e telefonatave në shërbimin hotline shënojnë rritje. Edhe Jessica Bälz nuk e ka kaluar ende traumën e katastrofës. "Po, në një farë mënyre është prezente. Ti vërtet mendon, po nuk kam të bëj më me këtë. Por nuk është diçka që fshihet nga kujtesa me sot e nesër."

Në ditët para 1-vjetorit të katastrofës së përmbytjes, shumë vetë rrëfejnë atë që përjetuan dhe kjo i rizgjon kujtimet. Në ditët pas katastrofës Jessica Bälz erdhi në Bonn, ku jeta vazhdonte normalisht. "Ishte si një botë paralele", kujton ajo dhe rrëfen se ndjehej vërtet më mirë atje, në zonën e katastrofës. "Aty të gjithë e dinin, përse bëhej fjalë, e dinin çfarë kishte ndodhur", thotë librashitësja.
Lugina Ahr është ende sot një kantier ndërtimi, por tek tuk njerëzit kanë mbjellë edhe lulishte të vogla sërish. Ecet përpara. "Ajo që nuk e përcaktojmë dot është dimensioni kohor. Bëjmë fjalë për muaj, një vit, pesë apo dhjetë vite", thote Bälz.

Po kaq gjatë nuk presin dot njerëzit në këtë zonë, sepse ekzistenca e tyre ekonomike varet nga rindërtimi. Rajoni i prekur katastrofa e përmbytjes jeton në masë të madhe nga turizmi. 90% e sipërmarrjeve që lidhen me turizmin do të fillojnë sërish me turizmin në zonë. "Ky është një sinjal shumë pozitiv", thotë Dorothee Dickmanns, zëdhënëse e zyrës së turizmit, Ahrtal. Ngadalë shifrat e turistëve po rriten, thotë Dickmanns, që shpreson që procesi i rindërtimit të sjellë diçka pozitive. "Politika ka premtuar të bëjë një rajon model nga Ahrtal."/DW
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...