“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan të martën tri aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë futjen e euros në përdorim, duke siguruar zgjerimin e parë të bllokut lidhur me përdorimin e monedhës në pothuajse një dekadë.
Kjo shënon përfundimin e procesit, i cili do t'i mundësojë Kroacisë të bëhet anëtare e zonës së euros dhe të përfitojë nga përdorimi i monedhës së përbashkët të Bashkimit Europian nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Ministri çek i Financave, Zbyn?k Stanjura, tha se miratimi i përdorimit të euros është një vendim i përgjegjshëm politik, duke nënvizuar se “Kroacia ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret ekonomike të kërkuara”. Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, tha se përdorimi i euros do të sjellë përfitime ekonomike për Kroacionë.
"Do të ndihmojë në stabilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për individët dhe kompanitë të marrin hua, si dhe do të sjellë ndikim pozitiv në rritjen e saj falë integrimit të plotë në tregun europian”, tha zoti Dombrovskis.
Kroacia bëhet anëtarja e njëzetë e eurozonës. Vendi i fundit i Bashkimit Europian që iu bashkua eurozonës ishte Lituania në vitin 2015. Ministri kroat i Financave, Zdravko Mariç, tha se vendi i tij mezi pret të ndihmojë “në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros”.
“Do të shohim se si do të ecin gjërat. Mezi presim të bëhemi vendi i njëzet anëtar i eurozonës dhe kësisoj të japim kontributin tonë në forcimin e mëtejshëm të rolit ndërkombëtar të euros si dhe fuqisë së përgjithshme të valutës së dytë më të madhe në botë”, tha ai.
Në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, adoptimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet e thella financiare ndërmjet anëtarëve të bllokut të monedhës, si dhe nga autoriteti monetar i Bankës Qendrore Europiane.
Një efekt më i prekshëm është fakti se asnjë nga 340 milionë banorët aktualë të zonës euro që vizitojnë Kroacinë, nuk do të kenë më nevojë të shkëmbejnë paratë e tyre.
Hyrja në eurozonë ka edhe shpërblime politike, meqë monedha e përbashkët është projekti më ambicioz i Europës për të integruar shtetet, duke u dhënë atyre një vend në tryezat kryesore vendimmarrëse të Bashkimit Europian.
Monedha kombëtare që Kroacia do të braktisë quhet kuna. Një nga tri aktet ligjore të miratuara të martën përcakton normën e shkëmbimit midis euros dhe kunës kroate në 7,53 kuna për 1 euro.VOA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministri...
Shtetet e Bashkimit Europian deri më tani ka ngrirë as...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra ...
Shqiptari Isuf Koka, që qëlloi me armë zjarri në ajër ...
Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka m...
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar...
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth ...
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i m...
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke r...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...