Çfarë ndodh nëse ndërpriten furnizimet me gazin rus në Gjermani?
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...

Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar në mënyrë masive shumë sektorë të ekonomisë gjermane, që ka rezultuar edhe me largimin e shumë njerëzve nga puna. Kamarierët e dikurshëm tani kanë gjetur punë në ndonjë supermarket, punojnë si postjerë apo bartës paketash ose në logjistikë. Këto të dhëna konfirmohen në një studim të bërë nga Instituti IW në Këln, të publikuar ditën e hënë. Gjatë kohës së mbylljeve dhe izolimeve, shumë punonjës i kanë kthyer shpinën edhe turizmit. Në vitin 2020, rreth 216.000 njerëz kanë kërkuar një punë më të sigurt gjatë pandemisë.
Tregtia me pakicë është dëshmuar si një fushë ku kanë gjetur punë shumë punonjës që kanë ikur nga fusha të tjera si hoteleria apo turizmi. Pothuajse 35.000 punonjës të laguar nga gastronomia kanë gjetur një punë të re në shitje, për shembull, si arkëtarë. Ajo që fillimisht ishte menduar si një zgjidhje e përkohshme në shumë raste është shndërruar në një opsion të përhershëm - ndër të tjera ndoshta edhe për shkak të orarit të punës më miqësor për familjet. Rrjetet e dyqaneve Aldi dhe Lidl e kanë nxitur këtë trend me ofertat fitimprurëse. Prej muajsh ata kanë reklamuar oferta me paga fillestare prej të paktën 14 euro për një orë - që është shumë më e lartë sesa paga minimale e ardhshme prej 12 euro, sa do të jetë në tetor, të paktën për të rinjtë.

Sipas studimit, rreth 27.000 njerëz kanë kaluar nga gastronomia në industrinë e transportit dhe logjistikës. Pothuajse i njëjti numër ka kaluar edhe në menaxhimin e korporatave, për shembull si sekretarë. Sipas studimit, megjithatë, nuk janë vetëm punëtorët që punojnë me pagesa minimale ata që largohen nga punët në hotelieri. Sipas studimit, nga qershori 2020 deri në qershor 2021 janë larguar nga këto punë rreth 60.000 punonjës – një rënie prej 10,3 për qind. "Në asnjë fushë tjetër profesionale rënia nuk është kaq e lartë”, analizojnë autoret, Anika Jansen dhe Paula Risius. Në këto fusha vërehet më së shumti ikja e punëtorëve. Madje edhe bizneset shumë të preferuara dikur në këtë fushë po detyrohen të mbyllen ose të marrin ditë shtesë pushimi, thotë Thomas Geppert, Drejtor i Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve në Bavari.
Kur perspektivat e punës ishin shumë më të errëta, njerëzit u riorientuan dhe gjetën vende të tjera pune. "Gjatë krizës Corona, siguria mund të jetë bërë edhe më e rëndësishme për shumë njerëz”, thotë autorja e studimit Paula Risius. Por një rol edhe më të madh kanë luajtur faktorët e ashtuquajtur më të butë, si orari fiks i punës, i cili mund të kombinohet më lehtë me jetën private. Kompanitë që kërkojnë punëtorë duhet të bëhen më tërheqëse - d.m.th. të përmirësojnë përputhshmërinë e punës me turne dhe familjes.

"Megjithatë, kjo nuk do ta zgjidhë në tërësi problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar”, tha Risius. Politikanët duhet të promovojnë më mirë imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Hoteleria dhe aeroportet janë aktualisht sektorë, ku po kërkohen më së shumti punëtorë, pas heqjes së masave të pandemisë Corona. Përfaqësuesit dhe lobuesit e këtyre fushave po kërkojnë edhe lehtësimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jo anëtare të BE-së. Problemet e mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shihen këto ditë në veçanti në aeroportet gjermane, ku ka pritje të gjata, vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve./DW
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth ...
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i m...
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke r...
Parlamenti i Sri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një d...
Pas bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, Rexhep...
Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke për...
Një tjetër mjek është rrahur brutalisht në një spital ...
Katër karabinierë u plagosën pasi po ndiqnin dy të rin...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se de...
Një 37-vjeçar shqiptar humbi jetën disa ditë më parë n...
Duke filluar nga sot deri më 21 korrik, tubacioni “Nor...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se forcat ajrore ruse shkat...
Ukraina planifikon “një ushtri prej një milion vetash”, të...
Në ditët në vijim te shumë gjermanë do të mbërrijnë le...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...