Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Në ditët në vijim te shumë gjermanë do të mbërrijnë letra me lajme jo të mira. Për shkak të rritjes dramatike të çmimeve, do të rritet kuota e përcaktuar mujore për gazin. Më shumë se 100% do të jetë kjo rritje për të 31.000 apartamentet që ngrohen me gaz apo vaj, nga Shoqëria për Ndërtimin e Apartamenteve në Berlin. Por nuk dihet, as nëse kjo rritje mjafton, sepse çmimet e energjisë reflektohen me vonesë te konsumatori, për shkak se parapagesat përllogariten vetëm në fund të vitit me koston reale gjatë vitit. GdW, një shoqatë që bashkon 3000 sipërmarrje qiradhënësish në Gjermani ka llogaritur se çdo familje duhet të kursejë vitin e ardhshëm deri në 3.800 euro për energjinë.
Bëhet fjalë për njerëzit me të ardhura normale, "të cilët nuk e kompesojnë dot këtë rritje çmimi me heqjen dorë nga një pushim apo tjetër", paralajmëron Shoqata Saksone e Bashkimit të Qiradhënësve. "Ne flasim për ekzistencën e familjeve. Këtë politika duhet ta kuptojë më në fund." Mbi qytetarët nuk rëndojnë vetëm çmimet e larta. Inflacioni po ashtu është rritur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur, se asnjë shtet në botë nuk mund të kompensojë ortekun e pritshëm të çmimeve. "Ne nuk mund të subvencionojmë drejt uljes çdo rritje të çmimeve. Kurse ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka javë që kërkon nga gjermanët të kursejnë gaz.
Dush me ujë të ftohtë dhe vishuni ngrohtë

Vonovia, koncerni më i madh i imobilieve në Gjermani, kërkon që të kursejë gaz me reduktimin e temperaturës në 17 gradë natën në apartamentet që ofron ajo. Kjo do ta ulë konsumin e energjisë me 8% thuhet. Gjatë ditës ngrohja do të jetë si më parë, deri në 20 gradë. Edhe uji i ngrohtë nuk preket nga kjo masë kursimi. Nuk ka kufizime për dushin apo vaskën. Por një qark sakson, Dipodisvalde, po merr masa të tjera. Së fundmi një shoqatë imobiljesh i njoftoi qiramarrësit, se në të ardhmen ujë të ngrohtë do të ketë vetëm në mëngjes herët, në mesditë dhe në mbrëmje. Ngrohja nuk do të hapet deri në shtator, thuhet në një njoftim të saj. "Siç e dini duhet të kursejmë energji".
Pas reagimeve të forta që shkaktoi një njoftim i tillë, ministrja e Ndërtimit, Klara Geywirtz, nxitoi ta quajë këtë masë si joligjore dhe Shoqata e Qiramarrësve gjermanë u shpreh se mungesa e ujit të ngrohtë është arsye për reduktimin e qirasë mujore. Por kjo shoqatë imobiljesh nuk do të përkulet para presionit. Madje, qiramarrësit kanë dhënë një sinjal të lartë gatishmërie për bashkëpunim, ka thënë një anëtar i kryesisë së shoqatës së imobiljeve. "Qytetarët kanë shkuar shumë më larg se politika".
Vështrim me frikë nga gazsjellësi Nord Stream 1
Vërtet rend pas zhvillimeve politika? Në Ministrinë e Ekonomisë kondicionerët e ngrohjes janë stakuar që para disa javësh, në vjeshtë do të ngrohet më pak. Këtë ministri i Ekonomisë, Habeck, ua rekomandon edhe ministrive të landeve.
Fakt është që varësia nga gazi rus ka qenë injoruar për një kohë të gjatë nga Berlini. Pjesa më e madhe e gazit rus vinte përmes gazsjellësit Nord Stream 1, që gazin natyror e sjell drejtpërdrejt nga Deti Balltik në Gjermani. Në vitin 2021 pjesa e furnizimeve ruse përbënte 55%, aktualisht sipas Ministrisë së Ekonomisë kjo është 35%.
Vetëm punime apo ndalim furnizimi?

Rusia e ka reduktuar ndjeshëm furnizimin me gaz dhe e arsyeton këtë me mungesën e turbinës së gazit të Siemens Energy, që riparohet në Kanada. Për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, kjo turbinë duhet të qëndronte në Kanada, derisa qeveria kanadeze dha lejen për transportin e saj. Qeveria gjermane kishte ofruar që Kanadaja ta lejonte turbinën të vinte në Gjermani dhe më pas ajo të dërgohej në Rusi. Nga e hëna (11 korrik) gazsjellësi Nord Stream 1 është mbyllur për të filluar punimet. Nëse pas 14 ditësh punimesh do të vazhdojë të rrjedhë gaz drejt Gjermanisë nuk dihet. "Nëse turbina vjen, kjo lejon një rritje të sasisë", thuhet nga Kremlini, që zyrtarisht thekson, se Rusia nuk e përdor gazin si mjet presioni politik.
Të përgatitesh për më të keqen
Por kësaj i trembet qeveria gjermane, që e ka akuzuar Rusinë për shkak të reduktimit të furnizimit me gaz për "sulm ekonomik" kundër Gjermanisë. Në Berlin shpresohet të ndodhë më e mira, por ndërkohë bëhen përgatitje për më të keqen. Me shpejtësi po miratohen ligje, për të zbutur pasojat e ngushticës së furnizimit me gaz dhe rritjes së çmimeve të energjisë. Në ligjin për sigurimin e furnizimit me energji, thuhet, se për përftimin e rrymës elektrike në të ardhmen mund të përdoren termocentralet e qymyrit, me qëllim që gazi të përdoret për ngrohjen. Deri tani për të arritur objektivat e mbrojtjes së klimës duhej të përdorej gjithnjë e më pak energjia e qymyrit.
Nga ana tjetër qeveria do të ndihmojë sipërmarrjet e energjisë në rrezik, si Uniper që është i varur nga furnizimet me gaz rus dhe aktualisht ndodhet në rrezik falimentimi, për shkak se duhet të sigurojë gazin me çmime shumë më të larta në tregjet botërore. Bëhet fjalë për 9 miliardë euro ndihma për Uniper. Por numri i sipërmarrjeve të energjisë në krizë rritet dita-ditës. Sa e madhe duhet të jetë ombrella e shpëtimit për sipërmarrjet me relevancë të madhe për vendin, pa e mbingarkuar arkën e shtetit? Kjo në një kohë kur edhe shumë sipërmarrje nga industria me zor paguajnë faturat e gazit.

"Vendi ynë me gjasë po shkon drejt krizës më të madhe ekonomike që nga krijimi i Republikës Federale", ka thënë kreu i CDU-së, Friedrich Merz në Bundestag. Gjermania shënon shifrat më të larta të inflacionit prej 30 vjetësh, prej dekadash për herë të parë edhe bilanci tregtar është negativ, që do të thotë, Gjermania importon më shumë se eksporton, sipas Merz. Instituti i Ekonomisë, Prognos ka llogaritur në një studim para pak ditësh, se nëse ndërpriten furnizimet me gaz nga rusia, rënia ekonomike e Gjermanisë do të jetë e madhe, rreth 12,7%./DW
Rusia tha se do të ndalojë për dhjetë ditë dërgesat e gazi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar një mesaz...
Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujt...
Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas ...
Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund ...
Një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin d...
Presidenti Joe Biden do të vizitojë javën e ardhshme L...
Qindra aktivistë protestuan në kryeqytetin amerikan Ua...
Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajra...
Qeveria e Dritan Abazoviçit nuk e ka më mbështetjen e ...
“Qytetarëve në lokale t’u ofrohet ujë nga çezma”. Mund...
Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohe...
19 vetë kanë humbur jetën kur persona të armatosur hap...
Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të prem...
Të paktën 55 persona janë plagosur në protestën e dhun...
Kryeqyteti i Sri Lankës është përfshirë nga protestat ...
Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një ...
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejt...
Disa javë më parë, e gjithë bota u trondit nga skandal...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...