SHBA, protesta në mbështetje të së drejtës së abortit
Qindra aktivistë protestuan në kryeqytetin amerikan Ua...

Presidenti Joe Biden do të vizitojë javën e ardhshme Lindjen e Mesme, një rajon që po përjeton ndryshime të shpejta gjeopolitike. Një nga ndalesat do të jetë Izraeli dhe kryeministri i vendit, Yair Lapid tha të dielën se zgjerimi i bashkëpuninimit për t'iu kundërvënë Iranit do të jetë temë kryesore gjatë vizitës. Irani pritet të jetë temë qendrore edhe në Riad, ndërsa rivaliteti mes Arabisë Saudite të udhëhequr nga myslimanët sunitë dhe Iranit, të udhëhequr nga shiitët, kanë krijuar prej kohësh një marrëdhënie komplekse. Por tashmë dy vendet po përpiqen të riintegrohen në arenën ndërkombëtare.
Vizita e parë e Joe Biden-it në Lindjen e Mesme si President i Shteteve të Bashkuara vjen në një moment vendimtar si për Arabinë Saudite ashtu edhe për Iranin, në raport me rolin e tyre në skenën botërore.
Princi saudit i kurorës Mohammed Bin Salman sapo ka zhvilluar një turne vizitash në Egjipt, Turqi dhe Jordani, në një përpjekje të mbretërisë për të rehabilituar marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.
“Arabia Saudite ishte shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, pjesërisht për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, apo luftës së vazhdueshme në Jemen, e cila po sjell pasoja shkatërruese humanitare. Ajo çka sauditët po përpiqen të bëjnë tani është riintegrimi i tyre në arenën ndërkombëtare”, thotë Simon Mabon, Profesor për Politikat Ndërkombëtare në universitetin Lancaster.
Vizita e pritshme e Presidentit Biden në Riad është një sinjal për hapje, nga Uashingtoni.
“Shumë nga ky qëndrim, varet nga ajo që po ndodh në Ukrainë, nafta dhe gazi si dhe rritja e madhe e çmimeve të tyre. Arabia Saudite, si një prodhues i madh, është në gjendje të ushtrojë një ndikim të madh në tregjet globale”, thotë zoti Mabon.
Irani po përpiqet gjithashtu të rihyjë në skenën ndërkombëtare ndërsa po negocion një rikthim tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015, në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
“Shteti iranian ka nevojë të madhe për para”, shton zoti Mabon.
Por bisedimet bërthamore kanë ngecur, pavarësisht paralajmërimeve se programi i pasurimit bërthamor të Teheranit po përparon me shpejtësi.
"Programi (bërthamor) i Iranit po përparon në mënyra tërësisht shqetësuese për ne", thotë Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Irani dhe Arabia Saudite kanë luftuar në Jemen nëpërmjet forcash që këto vende mbështesin, që nga viti 2014. Të dy vendet i ndërprenë marrëdhëniet në vitin 2016. Ndërkohë një armëpushim i arritur në muajin mars mes rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani dhe qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite, vazhdon të jetë ende në fuqi.
Në muajin prill Teherani dhe Riadi mbajtën një raund të pestë bisedimesh në Bagdad me qëllim shkrirjen e marrëdhënieve mes tyre dhe kanë planifikuar bisedime të mëtejshme.
Përpara se të vizitojë Riadit, Presidenti Biden do të ndalet fillimisht në Izrael dhe territoret palestineze, ku pritshmëritë janë të ulëta.
“A janë çështjet bazë palestineze prioritet i administratës Biden?! Përgjigja është jo! Ndaj mendoj se asgjë e re nuk do të vijë nga kjo vizitë”, thotë Ali Jarbawi, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Birzeit në Bregun Perëndimor.
Nga ana tjetër vetë Izraeli po kërkon të krijojë marrëdhënie të reja me fqinjët e tij arabë në rajon.
"Sauditët dhe izraelitët po punojnë së bashku, pjesërisht të frymëzuar nga një shqetësim i përbashkët që lidhet me Iranin", thotë Simon Mabon, Profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin Lancaster.
Ndërkohë grupet aktiviste i kanë kërkuar Presidentit Biden që gjatë vizitave të tij në Arabinë Saudite dhe Izrael të trajtojë shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut. Uashingtoni thotë se të këto çështje janë në qendër të politikës së jashtme amerikane./ VOA
Qindra aktivistë protestuan në kryeqytetin amerikan Ua...
Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajra...
Qeveria e Dritan Abazoviçit nuk e ka më mbështetjen e ...
“Qytetarëve në lokale t’u ofrohet ujë nga çezma”. Mund...
Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohe...
19 vetë kanë humbur jetën kur persona të armatosur hap...
Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të prem...
Të paktën 55 persona janë plagosur në protestën e dhun...
Kryeqyteti i Sri Lankës është përfshirë nga protestat ...
Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një ...
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejt...
Disa javë më parë, e gjithë bota u trondit nga skandal...
Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Katar ng...
Një 78-vjeçar ndërroi jetë gjatë natës pasi u sulmua p...
Roma është përfshirë nga flakët, për herë të katërt br...
Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshën e rëndë, ...
Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe ...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shkarkoi sot am...
Një ministër i kabinetit britanik, i supozuar se do të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...