Protestë në Sri Lanka për krizën ekonomike, qytetarët futen në presidencë
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...

Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një rinovimi pothuajse të plotë të saj në vitin 2018. Por gjithçka ndryshoi në fund të shkurtit të këtij viti. "Zëri i Amerikës" u hedh një vështrim pasojave të luftës mbi arsimin në Ukrainë.
Shkolla numër 66 në Mariupol ishte e hapur për herë të fundit për nxënësit më 23 shkurt të këtij viti.
“Më 24 shkurt erdha në shkollë. Erdhen edhe disa nxënës dhe personeli pedagogjik. Me ndihmën e personelit, fsheha të gjithë dokumentacionin, dosjet dhe të dhënat e punës në kasaforta. Mbyllëm gjithçka, dhe bëra një filmim të shkurtër, të fundit, në shkollë”, thotë drejtoresha e shkollës, Natalia Rovitska.
Ajo thotë se dëshiron ta shohë shkollën të qetë dhe të bukur, ashtu siç e kishte lënë.
"Kështu filloi për ne dita e parë e luftës", thotë ajo.
Menjëherë pas fillimit të luftës, u bë e qartë se Mariupoli nuk do të ishte i sigurt.
Megjithatë, për ca kohë, zonja Rovitska arriti të shkonte pranë shkollës.
“Më 10 mars, në orët e vona të pasdites më vizituan disa prindër që jetonin pranë shkollës. Ata më thanë të mos shkoja më në shkollë dhe më treguan fotografi të saj, të shkatërruar. Shkolla ishte goditur nga një raketë”, thotë ajo.
Më vonë bombardimi i Mariupolit u intensifikua. Zonja Rovitska me bashkëshortin dhe qenin e saj kaluan shumë ditë në bodrum dhe më pas u detyruan të largohen.
“Unë dhe bashkëshorti im i kishim të gjitha dokumentet me vete. Morëm dy jastëkë, një batanije, një tenxhere me pak gjellë në të, disa kokrra patate, një shishe me ujë dhe pastaj u larguam nga streha”.
Pas largimit nga vendi, zonja Rovitska mori një ofertë pune në Varshavë. Fondacioni "Ukraina e Pathyeshme" hapi shkollën e parë ukrainase atje dhe kishte nevojë për një drejtor.
“Shkolla kishte 13 fëmijë nga Mariupoli. Tre prej tyre ishin nga shkolla ku kam punuar”, thotë ajo.
Sot nxënësit e shkollës numër 66 janë të shpërndarë nëpër botë. Disa prej tyre janë ende në Mariupol. Por zonja Rovitska është në kontakt me shumicën prej tyre. Festa me rastin e ditës së fundit të shkollës u mbajt në internet.
Pavarësisht luftës, mësuesit vazhdojnë t'i përgatisin të diplomuarit për provimet e pranimit në universitet, duke u siguruar që nxënësit ta kuptojnë se jeta megjithatë, vazhdon./ VOA
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejt...
Disa javë më parë, e gjithë bota u trondit nga skandal...
Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Katar ng...
Një 78-vjeçar ndërroi jetë gjatë natës pasi u sulmua p...
Roma është përfshirë nga flakët, për herë të katërt br...
Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshën e rëndë, ...
Kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe ...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shkarkoi sot am...
Një ministër i kabinetit britanik, i supozuar se do të...
Një autokolonë me trupin e ish-kryeministrit Shinzo Ab...
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-...
"Deutsche Welle" dhe shërbimi turk i "Zërit të Amerikë...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të s...
Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veri...
Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i ci...
Një tjetër skandal i Hunter Biden, ka dalë në pah. Së ...
Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipol...
Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...