"27 vite dhimbje e mall nga gjenocidi i Srebrenicës"/ Kurti: Hapi i parë i përsëritjes është mohimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar një mesaz...

Rusia tha se do të ndalojë për dhjetë ditë dërgesat e gazit natyror në Gjermani - përmes tubacionit Rrjedha e Veriut 1 - duke filluar nga 11 korriku.
Autoritetet ruse thanë se kjo bëhet për shkak të disa punëve të përvitshme në mirëmbajtje, por disa në Gjermani janë të shqetësuar se Kremlini mund të gjejë ose krijojë arsye për të zgjatur ndalesën, si formë ndëshkimi për Berlinin. Ky i fundit është duke mbështetur Ukrainën, si politikisht, ashtu edhe me armë, prej kur Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkallë të gjerë, më 24 shkurt.
Njoftimi për pezullimin e furnizimeve me gaz vjen pasi Qeveria kanadeze ka thënë më 10 korrik se do të kthejë një turbinë të riparuar të gazsjellësit Rrjedha e Veriut 1 në Gjermani.
Turbina pritet të dërgohet fillimisht në Gjermani, e më pas t’i transferohet kompanisë ruse, Gazprom, e cila është operatore e tubacionit, në mënyrë që Kanadaja të mos i shkelë sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.
Muajin e kaluar, Gazprom ka ulur kapacitetet e furnizimit përmes gazsjellësit Rrjedha e Veriut 1 në 40 për qind të niveleve normale, duke u thirrur në kthimin e vonuar të pajisjeve që janë çuar për riparim në kompaninë gjermane, Siemens, në Kanada.
Moska ka thënë më 8 korrik se do të rrisë furnizimin me gaz në Europë nëse i kthehet turbina.
Puna në gazsjellësin Rrjedha e Veriut 1 është planifikuar shumë kohë më parë, por disa në Perëndim kanë paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund t‘i përdorë furnizimet me energji si armë politike.
“Putin do ta mbyllë rubinetin e gazit... por, a do ta hapë përsëri?”, ka shkruar gazeta gjermane, "Bild".
“Po përballemi me një situatë të paprecedentë, çdo gjë është e mundur”, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, për radion "Deutschlandfunk".

“Mund të ndodhë që gazi të rrjedhë sërish, ndoshta më shumë se më parë. Mund të ndodhë që asgjë të mos vijë. Ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq dhe të bëjmë çmos për t’u përballur me situatën”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar se Rusia përdor naftën dhe gazin për të ushtruar presion politik dhe ka thënë se pezullimi i furnizimeve është një gjë e rregullt dhe e planifikuar.
Tubacioni Rrjedha e Veriut 1 transporton 55 miliardë metër kub (bcm) gaz në vit nga Rusia në Gjermani, nën Detin Baltik.
Moska ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa vende europiane, të cilat nuk kanë vepruar në përputhje me kërkesat e saj për të bërë pagesën me rubla.
Gjermania varet shumë nga furnizimet ruse me energji dhe ka paralajmëruar se ekonomia e saj mund të futet në recension, nëse rrjedhat e gazit rus ndalen për një periudhë të gjatë.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Gjermania ka bërë përpjekje të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus, duke përfshirë edhe përmes ndërtimit të porteve të gazit të lëngshëm natyror.
Ekonomia e Rusisë gjithashtu mund të pësojë goditje nëse tubacioni mbyllet për një kohë të gjatë, për shkak të humbjes së të ardhurave.
Gjermania tashmë ka pezulluar projektin e gazit, Rrjedha e Veriut 2, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës.
Rrjedha e Veriut 2 - gjysma e së cilës është në pronësi të Gazprom-it, në konsorcium me kompanitë europiane të energjisë - është planifikuar të dyfishojë dërgesat e gazit rus në Gjermani./ REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka drejtuar një mesaz...
Mijëra njerëz pritet të ndjekin sot ceremonitë përkujt...
Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas ...
Kufizimi i Rusisë në eksportet e grurit ukrainas mund ...
Një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin d...
Presidenti Joe Biden do të vizitojë javën e ardhshme L...
Qindra aktivistë protestuan në kryeqytetin amerikan Ua...
Miliona myslimanë anembanë globit festuan Kurban Bajra...
Qeveria e Dritan Abazoviçit nuk e ka më mbështetjen e ...
“Qytetarëve në lokale t’u ofrohet ujë nga çezma”. Mund...
Të paktën 15 vetë humbën jetën dhe mbi 24 të tjerë dyshohe...
19 vetë kanë humbur jetën kur persona të armatosur hap...
Në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të prem...
Të paktën 55 persona janë plagosur në protestën e dhun...
Kryeqyteti i Sri Lankës është përfshirë nga protestat ...
Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një ...
Mijëra protestues në kryeqytetin të Sri Lankës, Kolomb...
Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejt...
Disa javë më parë, e gjithë bota u trondit nga skandal...
Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Katar ng...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...